Connect with Us

Covid-19/ Ja sa persona janë vaksinuar deri tani

Sociale

Covid-19/ Ja sa persona janë vaksinuar deri tani

Publikuar

-

Vaksinimi, Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Prej kohësh ka nisur vaksinimi masiv në vendin tonë duke u renditur nga vendet e para ne Ballkanin Perëndimor . Ndërkohë që pandemia ka goditur botën shumë shtete kanë nisur përdorimin e vaksinave Sputnik V, AstraZeneca, Sinovax, Jonson&Jonson, Pfizer, Moderna ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka bërë një bilanc të vaksinimit në vendin tonë.

Deri tani janë kryer 419,246 vaksinime për persona mbi 60 vjeç dhe Ministria e Shëndetësisë njofton se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14,293 qytetarë dhe deri tani kanë marrë vaksinën 518,679 persona.

“Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 14,293 qytetarë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 518,679 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave mbi 419,246 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  Thirrja e farmacistes korçare: Na vaksinoni edhe ne

LEXO EDHE:  Qindra të infektuar në 24 orë/ Humbin jetën tre pacientë

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Ja sa të infektuar janë konfirmuar nga dje

LEXO EDHE:  Qindra të infektuar në 24 orë/ Humbin jetën tre pacientë

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  Vetëm një viktimë në 24 orë/ Humb jetën një qytetare nga Korça

LEXO EDHE:  Qindra të infektuar në 24 orë/ Humbin jetën tre pacientë

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE