Connect with Us

Basha nuk dorëzohet/ Ne nuk ishim viktimë e 25 prillit, beteja vazhdon

Politikë

Basha nuk dorëzohet/ Ne nuk ishim viktimë e 25 prillit, beteja vazhdon

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka uruar sot nga selia blu mirëseardhjen e “Defender Europe 21″.

Basha tha se NATO pikë së pari është një aleancë politike me në qendër demokracinë dhe pastaj ushtarake.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Basha u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit duke i cilësuar ato si një masakër elektorle. Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë.

“25 prilli është një masakër elektorale, viktime e së cilës nuk është PD dhe kandidatët e saj. Në zgjuam shpresë dhe besim te qytetarët. Paratë e krimit nuk ja dolën dot të zvogëlonin përmasat e bashkimit të shqiptarëve. Militantet e mbështetsit kanë bërë një betejë historike, për të kthyer shepresën se ky vend mund të ndryshojë”, u shpreh Basha.

LEXO EDHE:  Video-Basha nuk i ndahet dot milionave/ Bën gafën e radhës, ngatërron studentët me biznesin

Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasur nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.

“Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit, si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale. Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrotjja e demokracisë. Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit’, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

U vetëshpall kryetar i PD-së/ Kadilli tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Humbjet e Bashës/ Çfarë shkruante Fatbardh Kadilli tre vite më parë për kreun e PD

I vetshpalluri për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka folur mbrëmjen e sotme për situatën brenda kësaj partie.

I ftuar në MCN ai u shpreh se ideja për këtë vendim ishin përmasat e humbjes. Sipas tij, vjedhja dhe blerja e votës nuk është një ngjarje e re. Kadilli u shpreh se po bëhet zbor politik prej vitit 2000, pasi refuzojnë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit.

Janë të dyja bashkë. Ishte edhe instikt në moment kur pashë që përmasa e humbjes ishte e padurueshme dhe kur po shikoja çfarë lëvizjesh po ndodhnin në PD që ishte rikrijimi i një fabule politike që vjedhja justifikon dështimin. Vjedhja e votës apo blerja e saj nuk është ngjarje e re. Po ashtu nuk është ngjarje e re që ne bëjmë një zbor politik që prej vitit 2000, refuzojmë rezultatin dhe pastaj bëhemi pjesë e sistemit”, tha Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani ‘dush të ftohtë’ Bashës/ “Lider lind nuk bëhesh”

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani është shprehur se pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit kreu  Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk  mund të jetë më lider i kësaj partie. Ai thumbon Bashën duke u shprehur se lider lind nuk bëhesh.

Nishani shprehet i shqetësuar për opozitën ku deklaroi se rrezikon që vendi ynë të ketë një opozitë formale.

 “Basha e ka mbaruar ciklin e liderit. Nuk bëhet më lider i Partisë Demokratike. Është logjikë më shumë se filozofi. Është edhe histori. Lider lind nuk bëhesh.  Qëllimi kryesor është se çfarë do bëhet me opozitën. Shqipëria është para rrezikut që të ketë një opozitë formale. Një rrezik më i madh se ai që kishim para 25 prillit. Nuk do të jetë alternativë qeverisëse. Deri para 25 prillit kishte një aksion dhe një besim”, u shpreh Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati thirrje PD/ “Të marrë pjesë në shkarkimin e Metës”

Publikuar

-

Nga

“Basha do na ndihmojë të marrim 20 mandate në Tiranë”/ Bushati tregon synimin e PS

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i bën thirrje Partisë Demokartike që të bashkohet me mazhorancën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ai tha se PD duhet të vendosë në vend dinjitetin politik .

“PD është palë me Metën, është në koalicion. Ne e dimë që ai është pronar i një partie opozitare, të gjithë e dinë që është aksioner me kutoa të plota 100% i LSI dhe ka bërë hapur fushatë për opozitën dhe për këtë arsye ne e kemi çuar çështjen para parlamentit dhe i kemi bërë thirrje PD që të vendosë në vend dinjitetin politik dhe të marrë pjesë në shkarkimin e Metës.”, u shpreh Bushati në një intervsitë për McnTv. /CNA.al

LEXO TE PLOTE