Connect with Us

Balla zbardh detaje/ Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, i thotë shkruaj çfarë do dhe…

Politikë

Balla zbardh detaje/ Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, i thotë shkruaj çfarë do dhe…

Publikuar

-

Balla zbardh detaje/ Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, i thotë shkruaj çfarë do dhe…

Kreu i grupit parlamentar të PS Tulaqnt Balla ka  deklaruar se mandatin e tretë do të jetë  ndryshe në qasje dhe në atë që PS do të bëjë për Shqipërinë, duke nënvizuar se është e nevojshme që Meta të mos jetë më president.

Balla zbuloi në “Neës 24”, se Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë se çfarë do e se së bashku do ulen në tavolinë, që të negociojnë.

“Mandati ynë i tretë do jetë ndryshe në qasje dhe në atë që duam të bëjmë për Shqipërinë. Kaluam një fushatë të fortë, fushata ishte më e vështira që kam kaluar. Ajo që na duhet është që Meta të mos jetë president, sepse kjo i shërben vendit.

LEXO EDHE:  Ngurrimi për negociatat/ Rama mesazh filozofik BE-së

Ne jemi PS dhe jemi në mandat të tretë, sepse kemi çuar përpara reforma, edhe kur kemi vënë në rrezik shumicën tonë parlamentare. Ne nuk heqim Metën që të çojmë përfaqësuesin tonë në Presidencë. Rama i ka çuar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë shkruaj çfarë do dhe bujrum të ulemi në tavolinë ta negociojmë”, tha Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I kaloi kandidatët në “filtër”/ Nishani nxjerr zbuluar Bashën: Nuk më pyeti për listat

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka folur mbi listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit. Nishani i cili ka qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit është shprehur se kandatët i renditi duke nënkuptuar se  nuk është pyetur për renditjen e tyre.

Më tej, në një intervistë për Abc, ai shton se koalicioni ishtë në dobi të PD , por deklaroi se aleatët duhet të vendoseshin në fund të listës.

Kur merret vendimi përfundimtar dhe mblidhet këshilli kombëtar për listën e deputetëve, a i takon kryetarit të thotë mirëmbrëma fjalën e ka kryetari. Kur edhe kjo nuk i lejohet çfarë mund të pres.

Nuk mund të fajësohet Basha për dështimin e tyre. Nëse Basha do ishte konsultuar me kryesinë e Partisë Demokratike, unë do i thosha vendosi në vendet e poshtë që të thyejnë herësin dhe të vijnë në kuvend. Është një spekulim që flasin ata.

 Unë i quaj spekulime ato që thonë ata. Koalicioni ishte shumë mirë që u bë për dy arsye, e para morale dhe dyta elektorale. Morale ishte sepse u përgjigjen kur dogjën mandatet dhe kur nuk u futën në zgjedhje. Në aspektin elektoral ato parti në 2017-n dalin 800 mijë vota plus PD. Ata kanë sjellë vota tek PD. Sepse kanë vota në të gjithë Shqipërinë. Por akuzat tani nuk janë të moralshme”, deklaroi Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka marrë peng PD”/ Kadilli: Nuk është zgjidhje për partinë, të japë dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli ka folur për situatën në Partisë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është një zgjidhje për këtë parti. Kadilli shtoi se kreu demokrat duhet të largohet sepse nuk ka çfarë të bëjë akoma dhe nuk ka çfarë të japë më.

Kadilli deklaroi në një intervistë për MCN se Basha ka marrë peng Partinë Demokratike dhe sipas tij, kjo është situatë e rëndë sot pas 30 vitesh demokraci.

Kam bindjen se zotëria nuk është më zgjidhje për Partinë Demokratike. Një individ që thotë nuk bëj më shumë se dy mandate se nuk kam çfarë të bëj, atëherë pse do të rrijë më shumë në opozitë. Ke bërë dy mandate, ke dhënë maksimumin tani largohu, kaq di, kaq i zoti je dhe kaq mundësi pate. Çliroje partinë, çliroje energjinë e kësaj partie sepse është parti e krijuar duke i bërë jehonë thirrjes së qytetarit, kjo parti ka lindur nga protestat nga njerëzit në rrugë dhe sot jemi shëndruar në një strukturë ku ka mbaruar biseda me qytetarin. Pse na mundi se na vodhi votat?

Që të bjerë shpresa te qeveria është normale, por që të bjerë shpresa tek opozita është gjëja më e rëndë që mund të ndodhi. Që një lider të marrë peng opozitën eshtë edhe më e rënda që mund ti ndodhi shoqërisë aq më tepër në shekullin e 21, aq më tepër pas 30 vitesh demokraci”, u shpreh Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk do ta rrëzojë kurrë Ramën”/ Nishani: Kreu i PD duhet të marrë përsipër përgjegjësinë

Publikuar

-

Nga

Ish-presidenti Bujar Nishani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, u është përgjigjur kritikëve që shprehen se ai po i shërben kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Ai theksoi se Rama pas fitores së mandatit të tretë, nuk ka nevojë për askënd që ti shërbejë. Më tej, në një intervistë për Abc, Nishani shtoi se Basha nuk e ka rrëzuar dot Ramën për gjithë këto vite dhe sipas tij, nuk do ta rrëzojë kurrë.

“Në 91-shin partia e Punës hyri në garë në kuadrin e pluralizmit. Dallgën e madhe në kutitë e votimit nuk e ndalonte dot më. Duhet të marrësh përsipër përgjegjësinë si drejtues i opozitës duke bindur shqiptarët që do sjellësh ndryshim. Dhe humbja nuk i faturohet një njeriu. Nuk është e keqja Lulzim Basha. E keqja është Edi Rama. Basha nuk e ka rrëzuar dot dhe nuk ka për ta rrëzuar dot.

 Edi Rama e fitoi atë që donte, Nuk ka nevojë për asnjë shërbim më. Kush i ka shërbyer Edi Rama I ka shërbyer deri më 25 Prill. Blendi tha që duhet të ikë Edi Rama. Edi Rama ka tetë vite që nuk ikën. Pas 12 vitesh pot ë vazhdojmë të themi të gjejmë një mekanizëm që të heshtim, do jetë Edi Rama prapë. Unë kam përgjegjësi qytetare. E keqja e këtij vendi është Edi Rama. Ka modelin e qeverisjes më të inkriminuar. Edi Ramën e rrëzon vetëm nëse në kutitë e votimit shkojnë 1 mln shqiptarë dhe jo 600 mijë shqiptarë. Ata kanë ndenjur në shtëpi sepse nuk janë bindur.”, u shpreh Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE