Connect with Us

Aleatët dhe kandidatët e PD kundër Bashës/ Njohin zgjedhjet e 25 Prillit

Politikë

Aleatët dhe kandidatët e PD kundër Bashës/ Njohin zgjedhjet e 25 Prillit

Publikuar

-

Kush e futi Shqipërinë në NATO?/ Basha i “vjedh” meritat Berishës: Ju e dini rolin tim

Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e së hënës, se nuk i njeh zgjedhjet 25 Prillit, duke vijuar kështu talljen me ata që e kanë votuar dhe me të gjithë demokratët.

Fillimisht doli dhe foli për luftë dhe pas një jave u zgjua, duke thënë se nuk i njihte zgjedhjet e 25 Prillit.

Ndërkohë që kandidatët e tij dhe aleatët, kanë falënderuar qytetarët, numëruesit dhe vëzhguesit dhe kanë dalë me premtime si deputetë.

Basha është bërë i pabesueshëm për ata që vetë futi në lista, ndaj sipas të gjitha gjasave as që e ka marrë mundimin të konsultohet me ta, duke vendosur për djegien e mandateve të tyre.

Ia ka marrë dorën me djegie mandatesh po ndjek sërish të njëjtin skenar, duke i siguruar kështu Edi Ramës dhe të tjera fitore si kjo e 25 Prillit.

Po i sjellim një për një me emër dhe mbiemër, disa nga kandidatët e PD fitues që i kanë njohur këto zgjedhje.

Nga një vëzhgim i bërë në rrjetet e tyre sociale, vërehet se ata pavarësisht pretendimeve që ngrejnë se kanë pasur rival një makineri pushteti, kanë  vlerësuar rolin e vëzhguesve dhe numëruesve të PD-së si dhe kanë pranuar rezultatin.

Kandidatët e PD që njohin zgjedhjet e 25 Prillit

Kreshnik Çollaku, i ka fituar në Qarkun e Dibrës, pas zgjedhjeve iu është drejtuar qytetarëve duke iu thënë se “ vota juaj është detyrim madhor”.

“Unë iu jap fjalën e nderit se nuk do të dorëzohem kurrë. Se për mua, sot vota e më shumë se 5 mijë matjanëve është detyrim madhot. Në çdo hap, vendim, e në çdo qëndrim e betejë, kjo votë do të mbetet e shenjtë dhe e pashterueshme për betejat tona”, shprehet Çollaku.

Tomorr Alizoti,  i cili ka  fituar në Qarkun e Beratit ka  falënderuar qytetarët që e kanë votuar, duke iu shprehur se është mirënjohës atyre. Asnjë fjalë për mospranimin e rezultatit, nuk ka thënë Alizoti.

 

Kasem Mahmutaj, fitues në Qarkun e Beratit ka shpallur veten deputet, sapo kanë dalë rezultatet.

“Si deputet i Parlamentit Shqiptarë, ju bëj thirrje mkiqve të mi demokratë të cilët janë të dëshpëruar nga rezultati i fabrikuar, të bëjnë durim, durim”. Mahmutaj nuk flet për mosnjohje të rezultatit, por iu drejtohet qytetarëve duke iu thënë, se vota e tyre është fisnike, votë shpirti e pastër dhe e panjollosur nga pazaret e ulta.

Merita Bakiu, e cila ka fituar mandatin në Qarkun e Durrësit, premton se do të jetë pranë atyre që e kanë votuar në katër vitet që vijnë.

“Unë bashkë me ekipin e Partisë Demokratike të Degës Krujë, përfshirë gjithë strukturat, forumet, të rinjtë ju japim fjalën që do jemi zeri juaj, do jemi pranë jush më shumë se çdoherë, problemet do i kthejme në zgjidhje, mundësitë do ti kthejmë në investime për zonën tonë, ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të vështirë, por plot shpresë.

Së bashku këto 4 vite do bashkëpunojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë!” shprehet Bakiu.

 

Oerd Bylykbashi, i cili ka fituar në Durrës mes rrjeshtash pranon humbjen,  dhe bën premtime si deputet

“Ju premtoj që do t’ju përfaqësoj si deputet i Partisë Demokratike me dinjitet dhe integritet në parlament dhe do të përpiqem modestisht që gjërat të ndryshojnë për më mirë, deklaron Bylykbashi.

 

Dashnor Sula, që ka fituar në Qarkun e Elbasanit,  falënderon qytetarët për  votata që ka marrë dhe premton se do të jetë në krah të tyre.

“Angazhimi im do të jetë maksimal në mbështetje të banorëve të Dumresë dhe të Peqinit”, shprehet ndër të tjera si.

Eralda Bano (Tase), e cila ka fituar në Qarkun e Fierit, premton se do të jetë zëri i qytetarëve, ndërsa argumenton se nuk fituan dot, pasi institucionet dhe administrata ishin vendosur në dispozicion të partisë-shtet me lloj-lloj formash presioni dhe intimidimi

“E di që detyra ime sapo ka filluar dhe se jam e re në politikë por ama nuk jam e re në hallet e njerëzve të thjeshtë dhe të ndershëm të Shqipërisë dhe veçanërisht të Fierit.

Pavarësisht kësaj, unë ju siguroj se lufta për një të ardhme më të mirë dhe të lirë do të vazhdojë.

Unë do të jem zëri juaj dhe do të jem gjithmonë pranë jush sikurse kam qënë gjatë këtij muaji.”, shprehet ajo.

Tritan Shehu, i cili ka fituar në Qarkun e Gjirokastrës, nuk flet për mospranim rezultati, por shikon më tej.

“Dua t’ju siguroj përsëri se si kemi qenë sëbashku në këto vitet e fundit, siç ishim në muajt e kësaj fushate, ashtu do jemi edhe në të ardhmen, në mbrojtje të aspiratave tona të mëdha për dinjitet, demokraci, mirëqenie e përkatësi Europiane e Perëndimore”, shprehet Shehu.

LEXO EDHE:  U përjashtua nga lista e kandidatëve të PD-së/ Ish-kryebashkiaku tregon “prapaskenat” e votimit

Lindita Metaliaj, e cila ka fituar në Qarkun e Lezhës, shprehet fituese dhe triumfatore.

“Votat për Partinë Demokratike janë vota zemre dhe qëndrese përballë organizatës kriminale dhe parave të pista të bandave të rilindjes. E megjithatë qarku i Lezhës fitoi plot 4 mandate përfaqësimi”, deklaron ajo.

 

Kastriot Piroli, i cili ka fituar në Qarkun e Lezhës, nuk del kundër rezultatit zgjedhor.

“Shumë pak të shprehësh vetëm falënderime për qytetarët e qarkut Lezhë, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit dhe as nga dhuna e tij”, shprehet ai.

Ramadan Likaj, i cili ka fituar në Qarkun e Shkodrës, flet si deputet, duke thënë se do të shkoj në Kuvend me kokën lart.

“Tashmë që ju e keni shprehur vullnetin tuaj, dua t`iu them që unë në parlamentin e ri të Shqipërisë do të shkoj me kokën lart dhe do të mbroj vetëm interesat e malësorëve te mi dhe kurrë nuk do të zhgënjej besimin tuaj”, shprehet ai.

Ina Zhupa, e cila fitoi në Qarkun e Vlorës, vlerëon punën e komisionerëve dhe vëzhguesve, punë të cilën Basha sot po e konteston.

“Faleminderit komisionerëve, vëzhguesve dhe numëruesve tanë për punën e mundimshme dhe të palodhur.

Mirenjohje pafund, nderime për çdo qytetar që zgjodhi ndryshimin, që na mbeshteti dhe përkrahu, që nuk u frikësua nga pushteti, që nuk u ble nga pushteti, që tregoi se Saranda, Finiqi dhe Konispoli e duan Ndryshimin!”, shprehet Zhupa.

Arbi Agalliu, i cili  ka fituar në Qarkun e Vlorës ka  falënderuar qytetarët që votëbesuan.

“Rrugëtimi që na pret është një rrugëtim i gjatë, por unë zotohem se do të shërbej me përulësi”, shprehet ai.

 Agron Shehaj, i cili ka fituar në Qarkun e Tiranës, thotë se vota për PD nuk është e humbur pasi do të përfaqëoshet me kurajo në Kuvend.

“Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve pēr t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë”, shprehet Shehaj.

Flamur Noka, që ka fituar në Qarkun e Tiranës shprehet me superlativa për vëzhguesit dhe numëruesit e PD dhe nuk flet për mosnjohje të zgjedhjeve.

“Falëderim special nga zemra për Kamzën dhe Paskuqanin, që mbështeti si asnjëherë tjetër Partinë Demokratike!

Komisionerët, numëruesit dhe vëshguesit tanë janë heronjtë e votës së lirë dhe qytetarët që nuk iu nënshtruan presionit dhe korruptimit shtetëror janë shpresa e këtij vendi se beteja për demokracine dhe ëndrrën për Shqipërinë si Europa mund dhe do të fitohet”, shprehtt Noka.

25 Prilli njihet edhe nga aleatët e Bashës

Kreu i PAA Agron Duka ka uruaar Partinë Socialiste për fioren dhe i ka sugjeruar Lulzim Bashës të bëjë të njëjtën gjë.

“Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”

E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët”, shprehet Duka.

Fatmir Mediu, kreu i PR mes rrjeshtash ka pranuar humbjen

“Megjithatë opozita duhet të nxjerrë pëgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit”, shprehet ai.

Kreu i LZHK–së, Dashamir Shehi, ka pranuar rezultatin zgjedhore dhe ka premtuar se betejën do ta vijojë në Kuvend.

“Unë si përherë do ta shfrytëzoj mandatin tim për të ngritur zërin për problemet dhe cështjet tona duke shpresur se zëri im do të ketë peshë dhe mund të sjellë një ndryshim.

Sigurisht që më vjen shumë keq për këtë rezultat, për këtë dhunë mbi lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, por betejën do ta vazhdoj! Do ta vazhdoj në emrin tim dhe në emrin e mijërave votuesëve që më besuan mua personalisht” shprehej Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD nuk është harem i Bashës”/ Lisandër Hoxha vë përpara Gert Bogdanin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha i ka bërë “dush të ftohtë”,  sot anëtarit të kryesisë së PD-së Gert Bogdani.

Gjatë një debati të zhvilluar sot në studion e “Breaking” në Top Neës, Hoxha ka demaskuar Bogdanin, duke i thënë  se PD po fundoset.

Por, sipas  Lisandër Hoxhës, PD rikthehet e turpëruar në Parlament dhe se për këtë përgjegjësi, mban Basha.



Të sillet si sulltani me haremin se do të marrë këtë dhe atë, kë dua unë. Por ne kemi statut. Këto janë lojëra politike që do ta rrudhin. Ka nisur fundi i PD-së, është cikli i fundit dhe përgjegjës është Basha. Ai duhet të tërhiqej dhe të krijonte kushte për një garë të ndershme, e të kishte debate dhe të hapte rrugën për mendimin ndryshe”, është shprehur Hoxha.

LEXO EDHE:  “Në 25 prill timonin do e marrin shqiptarët”/ Këlliçi: Gjendja ekonomike ka ndryshuar

LEXO EDHE:  Krisje mes opozitës në Parlament?/ Korab Lita rikthehet me PD

Nga ana tjetër Bogdani, është përpjekur të mbrojë Bashën, po pa ia dalë përballë deklaratave të Hoxhës.

“Ekipi i Bashës është zgjeruar me njerëz dhe me sekretarë, kjo do të thotë se kemi një parcelim dhe ndarje të përgjegjësive. Them se problemi nuk është Basha. Ta lëmë atë të punojë dhe se ky është ekipi i tij”, është shprehur Bogdani../CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk është kohë për të pritur”/ Pas largimit nga LSI, Luan Rama del me mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zv.kryetari i kësaj force politike, Luan Rama ka dalë sot me një mesazh të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se 17-vjetori i LSI-së, duhet të jetë një reflektim për ringritjen e saj.

Luan Rama thekson se “nuk është koha për të pritur”, por “Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri

17 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,

lindi si besim,



LEXO EDHE:  “Lëvizja për Ndryshim do sjellë shpresë”/ Topalli: Basha ka tradhtuar anëtarët e partisë, PD i ka ngelur vetëm sigla

LEXO EDHE:  Gylenisti i Bashës sulmon Erdoganin me fake foto

lindi si ndryshim.

Lindi për të qenë lëvizje.

Është koha për t’u ringritur,

Nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.

LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.-shkruan Luan Rama./CNA.al

Luan Rama largohet nga drejtimi i LSI/ Humbësit duhet të dorëhiqen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas në PD, akuza dhe konflikte/ Nënkryetari “masakron” Xhaferrajn, zbulon prapaskenat e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

PD është kthyer në një parti konfliktesh dhe përplasjesh. Nga qendra përpalet janë shtrirë në rrethe.

Në PD e Durrësit, është vënë në “shënjestër”, kreu i degës, Ferdinand Xhaferraj.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Neritan Golja ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetarit Ferdinand Xhaferaj për dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Golja shkruan se Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu.

Madje ai shkon më tej, duke hedhur akuza se në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat grupë ishin të favorizuara nga pushteti dhe u vunë në dispozicion të socialistëve.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve”, shkruan Golja.



Sipas tij të njëjtit, pas kësaj situate të rëndë, e gjithë e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin  e Durrësit duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.

Kjo gjë, sipas Goljas nuk ka ndodhur dhe fajtor ai bën Ferdinand Xhaferrajn kreun e PD të Durrësit.

LEXO EDHE:  Gylenisti i Bashës sulmon Erdoganin me fake foto

LEXO EDHE:  Basha nuk i njeh të spikaturit e PD

Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë,  z.Xhaferraj,  në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që ti i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.

Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona”, shkruan më tej Neritan Golja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE