LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të pësojë Emanuel Makron fatin e Napoleon Bonapartit?

4 Maj 2021, 07:35, Blog CNA
A do të pësojë Emanuel Makron fatin e Napoleon Bonapartit?

Nga Simon Tisdall ?The Guardian?

Lajmi i vdekjes së Napoleon Bonapartit në mërgim në ishullin e Shën Helenës 200 vjet
më parë, nuk arriti në Londër deri në korrikun e vitit 1821. Por shtypi i kohës reagoi shpejt. ?Në këtë mënyrë përfundoi jeta e njeriut më të jashtëzakonshëm që ka njohur bota deri më sot?-deklaroi Times.
Perandori i rrëzuar i Francës, qëmori pushtetin përmes një grushti shteti në vitin 1799, dhe qëu mund përfundimisht në Vaterlo në vitin 1815, ishte një ?shkatërrues i të drejtave të kombeve? që zhduku liritë demokratike në Francë, dhe që nuk kishte asnjë respekt për nënshtetasit e tij, përveçse për dashurinë e tyre ndaj lavdisë ushtarake?- shkroi më tej gazeta.

Megjithatë, atëherë ashtu si edhe tani, vetë francezët ishin në mëdyshje se si duhej ta trajtonin ish-udhëheqësin e tyre.

?Një ushtarak që vetëm me forcën e gjenialietit të tij… i jep qetësi një shoqërie të trazuar dhe i dikton sovranit ligjet e tij, i shfaqet botës si një person i jashtëzakonshëm?-shkruante një gazetë pariziene e kohës. Napoleoni vazhdon qëtë përçajë opinionin publik.

?Ciklopi i Korsikës?, siç e quante armiku i tij kryesor, Duka i Uellingtonit, u adhurua nga romantikët britanikë anti-establishment si Bajroni dhe Shelli. Viktor Hugo dhe i riu Benxhamin Dizraeli, adhuruan idealin e ?heroit të palodhur, fati i të cilit ishte shkruar?.
Për shumë vite, fansat në të dy anët e Atlantikut e mohuan që ai të kishte vdekur vërtet. Ata prisnin një rikthim të lavdishëm. Për anglofobët në Amerikën post-koloniale, ?dekreti i ashpër? i Britanisë për të dëbuar nga vendi i tij ?këtë rob të iluminuar?drejt një ishulli të largët ishte po aq i gabuar sa pushtimi i Rusisë nga Napoleoni.

Në vitin 2002, ish-kryeminstri francez Dominik dë Vilpë, e lavdëroi Napoleonin, duke
e cilësuar atë një Aleksandri të Madh të kohëve moderne që ilustroi më së miri?frymën e rezistencës? franceze të rimishëruar më vonë në një tjetër udhëheqës ushtarak totemik, gjeneral Sharl de Gol.
Vilpë tha se Napoleoni ushqen ende ?ëndrrën franceze … idenë që kemi për veten tonë:një shtet autoritar, përbuzjen për partitë dhe kompromisin, shijen e përbashkët për veprim, maninë për madhështinë e Francës? dhe dinjitetin në humbje?.

Ky version i veçantë konservativ i Francës dhe frëngjishtes, rezonon qartazi me banorin e sotëm të Pallatit Elize. Sot shpeshherë bëhen krahasime tallëse midis energjikut Emanuel Makron dhe kërkuesit më të njohur në botë të ?la gloire? (lavdisë). Në aspektin politik, si Makron ashtu edhe Bonaparti dikur u ngjitën në krye nga askundi.

Megjithatë, ndërsa Makron nuk është një tiran, pavarësisht asaj që thonë kritikët, tek ai ka diçka vërtet napoleonike tek mënyra se si ai e sheh rolin e vendit të tij në botë. Duke iu drejtuar me një fjalim Kolegjit të Luftës në Paris vitin e kaluar, ai paraqiti një vizion të gjerë të ?Francës globale?, duke i bërë një jehonë të veçantë të së kaluarës, dhe debatit mbi Brexit.

Makron tha se qëllimi i tij është ?sovraniteti i vërtetë francez?. Politikat e mbrojtjes dhe të jashtme të vendit, duhet të ?na mundësojnë të zotërojmë vetë fatin tonë?. Por ky objektiv
nuk është?absolutisht i papajtueshëm me dëshirën tonë për të zhvilluar aftësitë evropiane?.
?Sa herë që përballemi me sfida historike, reagimi ynë duhet të jetë i njëjtë:ambicie dhe një guximi i ripërtërirë… Rregullimi i rendit botëror për paqen e mëtejshme, është kursi që duhet të ndjekim, dhe Franca dhe Evropa kanë një rol historik për të luajtur në këtë aspekt?.

Napoleoni do ta duartrokiste fort këtë deklaratë. Makron kërkoi në atë fjalim një ?autonomi strategjike? të zgjeruar evropiane. Në një botë që po ndryshon me shpejtësi?stabiliteti në Evropë, kërkon më shumë sesa komoditetin e siguruar nga një konvergjencë transatlantike me SHBA-në?- paralajmëroi ai.
Kjo qasje ?Evropa e Para?, që përfshin një ushtri evropiane të veçantë nga ajo e NATO-s?që ka pësuar një vdekje cerebrale?, ka një madhështi që është dukshëm perandorake. Ajo ka bërë që shpesh udhëheqësit gjermanë, trashëgimtarë të prusianëve të lashtë, të mos jenë shumë dakord me të.
Nga ana tjetër, amerikanët e urrejnë këtë qasje. Aktivizmi ndërkombëtar, diplomatik dhe ushtarak i Makron po e mban Francën në lojë, ndërsa Anglia, rivalja e saj më e vjetër, po rrëshqet drejt parëndësisë globale.

Parisi i ka dërguar forcat e veta ushtarake në Afrikën perëndimore dhe Sahel, Siri, Libi dhe Mesdheun lindor, teksa është duke u përballur me Turqinë neo-otomane. Ndërhyrja e Makron të kujton Toni Blerin e para Luftës së Irakut. Por ndërkohë, ai ka edhe dobësi të mëdha. Për shembull, në dhjetorin e vitit të kaluar, Makron e priti Abdel Fatah Al-Sisi, udhëheqësin autoritar të Egjiptit, duke i dhënë përparësi lidhjeve tregtare dhe mbrojtëse mbi të drejtat e njeriut.

Në Sahel, Makron favorizon diktatorët. Ky është një pragmatizëm cinik. Duke rishikuar një fushëbetejë tjetër të vjetër, Makron është ofruar për një marrëdhënie të re strategjike me regjimin renegat rus të Vladimir Putinit, edhe kur Londra dhe Uashingtoni po sillen me të si dikur gjatë Luftës së Ftohtë.
Ai këmbëngul se Franca është një ?fuqi buzë rajonit të Indo-Paqësorit?, dhe Kina nuk guxon që ta injorojë këtë fakt. Strategjia kombëtare e rishikuar e mbrojtjes për këtë vit, nënvizoi pikëpamjen e Makron se Franca dhe Evropa, nuk mund ta lejojnë veten të shtrydhen midis fuqive të mëdha konkurruese.

?Makron beson se konkurrenca e shtuar SHBA-Kinë dhe erozioni i multilateralizmit, kërkon një BE më të fortë. Ai beson gjithashtu se përkundër presidencës së Xho Bajden, tërheqja amerikane nga skena botërore është një prirje afatgjatë?- shkruan analisti francez Zhan-Lup Saman
Një sondazhi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, sugjeron se edhe publiku bie dakord me këtë gjë. Dy të tretat e të anketuarve, bien dakord që Evropa duhet të shohë ndërtimin e aftësive të veta mbrojtëse,në vend që të mbështetet vetëm tek SHBA-ja. Në Francë, kjo shifër ishte deri në 70 për qind.

Çuditërisht, pas Brexit edhe në Britani ajo arriti në 74 për qind. Megjithatë, pavarësisht fokusit të tij ndaj madhështinë globale, shpresat e rizgjedhjes së Makron si president në vitin 2022 janë të lëkundura. Ai gjendet në një rivalitet të fortë me Marin Lë Pen të ekstremit të djathtë.

Pandemia, vështirësitë ekonomike dhe frika nga terrorizmit islamik, po e dëmtojnë shumë. As Napoleoni nuk mund ta ndihmojë domosdoshmërisht në këtë aspekt. Aktivitetet e përvjetorit jubilar të vdekjes së tij, janë lënë në hije nga pretendimet revizioniste se ish-perandori ishte një mizogjinist i paturpshëm që mbështeste skllavërinë dhe që e shkatërroi republikën franceze.

Qasja e dykuptimtë ndaj tij vazhdon ende. Makron u paralajmërua nga disa ushtarakë në pension mbi mundësinë e një grushti shteti nga ushtria,për të shpëtuar Francën nga ?lufta civile?. Me pak fjalë, një puç në stilin e Napoleonit.

Qeveria u skandalizua, por një sondazh zbuloi se shumica e njerëzve në vend e mbështesin këtë ide. Grushti i shtetit ishte në fakt një fantazi. Por ai ngre një pikëpyetje:A ka gjasa Makron të ketë të njëjtin fat si paraardhësi i tij i shquar? Kushdo që je, dhe çfarëdolloj gjëje që mund të thuash, nuk mund t?i shpëtosh dot historisë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/may/02/restless-doomed-hero-is-macron-fated-to-follow-in-napoleons-footsteps 

Lajmet e fundit nga