Connect with Us

“Zgjedhjet janë manipuluar”/ Lefter Maliqi thirrje: Të ngrihet populli!

Politikë

“Zgjedhjet janë manipuluar”/ Lefter Maliqi thirrje: Të ngrihet populli!

Publikuar

-

Nuk përmbahet Maliqi/ "Rama është i marrë"

Deputeti aktual i opozitës në Parlamentin shqiptar, Lefter Maliqi bën thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Maliqi thekson se plani ishte që të shkatërrohej LSI, por sipas tij, ajo mbijetoi me 108 mijë vota në të gjithë Shqipërinë.

Sipas tij, këto zgjedhje nuk do të njihen, sepse ishin krim i mirëfilltë elektoral

“Oligarkët, krimin, bandat, kapjen dhe përdorimin e policisë. Dua të them që me datë 26 në mbrëmje, kreu i mafies dhe rilindjes doli i qeshur për të festuar fitoren, duke iu lutur Zotit. Por në fakt fitorja erdhi nga bandat. Kjo qeveri kriminale, në bashkëpunim me bandat, duke përdorur makinat e policisë së shtetit, evidentuan në mënyrë masive me patronazhistët e tyre spiunë, të gjithë mbështetësit, votuesit e LSI dhe synimi i tyre ishte të godisnin sa më pak PD. Këto zgjedhje nuk do të njihen, sepse ishin krim i mirëfilltë elektoral. I bëj thirrje opozitës së bashkuar, të bëhet cdo rinumërim i kutive, sepse e dinë që masakra zgjedhore ishte para dhe gjatë procesit të numërimit. U kapën makina me ushqime, liste votuesish, janë përgjime të shumta, përgjime të shumta, edhe fletë të pavlefshme. Vrasës me pagesë, të tmerrshëm, në Kuçovë dhe Berat u përdorën nga PD, votime skandaloze, nuk ishin parë ndonjëherë. I gjithë ky gëzim në heshtje e PS se na del nga Vlora si triumfator.

Jam i bindur që opozita me provat që po mbledh. Ky nuk ikën pa revolucion demokrat. Opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme në vjeshtën e ardhshme. Nuk blihet e ardhmja e shqiptarit. Jemi de facto në diktaturë, milionat e këtyre deputetëve të PS dhe ministrave, janë të shumta, për të bërë edhe 10 mijë apartamente.

Janë fakte që janë blerë vota. Thirrja ime është e qartë, zgjedhje të parakohshme, duhen kërkuar zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër, nëse opozita pranon Ramën kryeministër, është gjëja më e keqe që ndodh. U pa i gjithë organizimi i opozitës që bllokonin makina. U godit pak PD, por u godit shumë LSI sepse ajo do sillte fitoren. Krimi sot po sundon vendin, shihni në Berat, Kuçovë, shihni njerëz kriminelë se sa vila kanë krijuar. OFL, më keni dëgjuar se jam anëtari i Komisionit të Sigurisë, e njoh në mënyrë të përpiktë skemën e krimit.
E patë njerëzit e OFL u mbajtën peng dhe u përdorën për zgjedhje. Ne duam të jemi si Evropa dhe Amerika, të pritet verdikti i OSBE/OHDIR. Krim elektoral. Verifikoni çka ndodhur në porte, aeroporte, Muriqan.

Jemi në rrezik total. Kanë dalë 83 mijë vota të pavlefshme. Këtu nuk ka zgjedhje, ka mafie. Duhen zgjedhje. Të ngrihet populli, të mos njihen zgjedhjet dhe të kërkohen zgjedhje të parakohshme”, tha Maliqi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Publikuar

-

Nga

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veiurt, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Balluku thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal.

Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.

LEXO EDHE:  Kadilli “kryqëzon” Lidhjen Demokratike të Gruas/ “Nuk diskutuan vizionin tim”

LEXO EDHE:  Nesër do mbledhë kryesinë/ Basha: Do marrim vendimin e rëndësishëm, do nisë gara e vërtetë

‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.’-shkruan Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nikoll Lesi “lëpihet” pas Ramës/ Iku Meta, s’ka më opozitë

Publikuar

-

Nga

Nikoll Lesi “lëpihet” pas Ramës/ Iku Meta, s’ka më opozitë

Gazetari Nikoll Lesi, ai që dikur “merrte shpatën” dhe mbronte opozitën, tashmë është kthyer hapur kundër kësaj të fundit, për më tepër duke mos kursyer edhe lajkat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në disa shkrime të publikuara së fundi në gazetën “Koha Jonë”, Lesi ka mbajtur qëndrime mjaft të forta kundër opozitës.

Në një shkrim të datës 8 qershor, Lesi dilte kundër opozitës, dhe “ledhatonte” Ramën.

 Edhe pse opozita pretendon se zgjedhjet ja vodhi Edi Rama, në editorialin e Lesit, shkruhet se opozita i humbi zgjedhjet.

Po ashtu ai shkruante se Rama kërkon të rrijë në pushtet deri në 2030.

25 prilli iku, ndërkohë Edi Rama do rrijë edhe katër vite prapë në pushtet. Ai synon të përçajë opozitën ose ta miklojë me minipushtet që rrijë vetë deri në vitin 2030.”-shkruante gazeta e Nikoll Lesit.

Edhe pse, Lesi shprehte zhgënjimin pse Meta nuk e dekoroi gazetën e tij në 30-vjetorin e krijimit, Lesi e “drodhi” sërish, dhe u pajtua me Ilir Metën.

Në një video-editorial të publikuar në Koha Jonë, në 9 qershor, ditën që Kuvendi do të shkarkonte Metën, për këtë të fundit, Lesi thurte lavde dhe e bënte “hero”.

Më tej, nuk janë kursyer kritikat e forta për opozitën edhe në disa shkrime të tjera, ndërsa në një shkrim të publikuar dy ditë më parë, në gazetën e Lesit, opozita sulmohej ashpër.

Mesa duket, për Nikoll Lesin, tani që “iku” Meta, nuk ka më opozitë.

Në shkrimin e publikuar ndër të tjera thuhet se opozita do rrijë edhe katër vjet të tjera pa pushtet, derisa të tretet nga pak e përditë, ndërsa shton se me këtë opozitë Rama rrezikon të rrijë ne pushtet deri në 2030.

LEXO EDHE:  Shoqërimi në komisariat i gazetarëve/ Manjani: Pushteti e ka të keqen me fjalën e lirë

LEXO EDHE:  Habit Mustafa Nano/ Nëse Rama nuk ikën po humbi zgjedhjet, nuk do le gur pa lëvizur…

Ajo nuk është bashkë, siç ishte para 25 prillit dhe kur na bënin spektakle gjoja “përbashkimi” dhe “solidariteti” për të mposhtur Edi Ramën.

Kjo opozitë bënte bë e rrufe se do ta rrëzonte pushtetin mafioz të Edi Ramës me çdo kusht e çdo mënyrë, por faktet që po dalin përditë na rrënqethin pasi pikërisht kjo opozitë ditën fliste kundër oligarkëve dhe koncensionëve, ndërsa natën takonte pikërisht këta oligarkë, duke iu premtuar se koncensionet do vazhdojnë, por duan “pjesën e tyre”, siç ia jepnin Rilindjes. Por Rama ua mori zgjedhjet, prapë. Dhe rreziku mbetet se prapë e prapë do ti marrë zgjedhjet dhe do mbretërojë deri nga viti 2030.”-shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

Më tej, në shkrim thuhet se “Ça është kjo Opozitë e përçarë, e çoroditur, pa strategji, pa motiv, pa kurajo, pa forcë përballje dhe që tërheq zvarrë popullin opozitar me iluzione të kota se gjoja “Edi Rama i ka ditët e numëruara”!?

Por, për t’i vënë “kapakun” lajkave ndaj kryeministrit Edi Rama, sot në gazetën e Nikoll Lesit, është publikuar një shkrim ku në qendër të tij është bashkëshortja e kryeministrit, Zonja Linda Rama. Shkrimi përmbyllet me fjalinë se “Linda Rama ka zgjedhur pozicionin e kujdesshëm të një bashkëshorteje, por duke mbetur në thelb intelektualja e dikurshme dhe profesore e ekonomisë.”/CNA.al

“Divorcohet” nga opozita dhe bën parashikimin për Ramën”/ Nikoll Lesi merr vendimin drastik

Nikoll Lesi e “dredh” sërish/ Pajtohet me Ilir Metën

“Lider lind, nuk bëhesh”/ Nikoll Lesi “ledhaton” Ramën, mesazhe të forta Bashës dhe Kryemadhit

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bëhu gati për burg”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën: SHBA kërkon asgjësimin tënd

Publikuar

-

Nga

“Bëhu gati për burg”/ Qytetarët “masakrojnë” Metën: SHBA kërkon asgjësimin tënd

Presidenti Ilir Meta një ditë më parë, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku kërkon të promovojë produktet vendase, ku shkruan “bli shqip”.

“Në situatën e Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë, të mbështesim ushqimet, që prodhohen në vend dhe njëkohësisht të ruajmë edhe traditat tona.

Të kthejmë vëmendjen dhe të rritim mbështetjen për bujqësinë dhe turizmin, dy sektorë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë familjare dhe kombëtare.”-shkruan Meta.

Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente, kundër Presidentit, duke mos kursyer edhe akuzat e forta.

LEXO EDHE:  Shoqërimi në komisariat i gazetarëve/ Manjani: Pushteti e ka të keqen me fjalën e lirë

LEXO EDHE:  Përshkallëzohet protesta/ Naftëtarët e Ballshit tentojnë të çajnë kordonin e Policisë

Një qytetar ironizon, ndërsa shkruan “Dhe vidh si unë thotë Likja?

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Ke harru me cek temën: Vidh shqip ose ne versionin Like”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ilir Meta batakci, agjent, produkt grek dhe rus. Amerika të do brenda, de fakto.

Joe Biden kërkon asgjësimin tënd të plotë, si politikan batakci.

Bëhu gati për burg, fshatari i Cepanit”.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Haha.. Dhe ti plaçkit shqip”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE