Connect with Us

Vrau vëllain në Maqellarë/ Gjykata jep masën e sigurisë për autorin

Kronika

Vrau vëllain në Maqellarë/ Gjykata jep masën e sigurisë për autorin

Publikuar

-

Florian Tonuzi 26-vjaçari i cili vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël Benard Tonuzi më 29 prill ka dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se për të është dhënë masa “arrest ne burg” dhe ai është mbrojtur duke u shprehur se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja.

LEXO EDHE:  Burg për dy autorët e grabitjes në Rinas/ Çfarë thanë në gjykatë

Kujtojmë se ngjarja ndodhi teksa dy vëllezërit po ktheheshin në banesë,  pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit.

Një ditë më pas, Florian Tonuzi u arrestua nga policia teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U përplas nga motori/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u përplas pasditen e sotme nga një motor.

Zymrie Aqifi, 63 vjeçe nga Elbasani, u transportua drejt Tiranës pas plagëve të marra por nuk ka mundur t’u mbijetojë.

63-vjeçarja u përplas nga një motor teksa lëvizte në këmbë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit./CNA.al

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

LEXO EDHE:  Vrau fqinjin/ Gjykata jep vendimin për atentatorin

LEXO EDHE:  Vrau fqinjin/ Gjykata jep vendimin për atentatorin

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po realizonte video për TikTok/ Vetëvritet 10 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një 10 vjeçar me inicialet N.Y në njësinë Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa po realizonte një inskenim në rrjetin social TikTok sikur po vetëvritej.

Familjarët e kanë gjetur të miturin pa shenja jete. Ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur./CNA.al

LEXO TE PLOTE