Connect with Us

VIDEO/ Jasir Asani ngjit Partizanin në krye të Superiores, në Shkodër fiton… frika

Sport

VIDEO/ Jasir Asani ngjit Partizanin në krye të Superiores, në Shkodër fiton… frika

Publikuar

-

Partizani i është falur Jasir Asanit në duelin me Apoloninë dhe ka marrë tre pikë shumë të vlefshme ndaj një ekipi që i kishte ndalur të kuqtë në dy ndeshje më parë, si dhe është ngjitur në vend të parë pas barazimit të Vllaznisë me Teutën në Durrës.

 NDESHJA NË ELBASAN – Partizani e nisi në sulm që në fillim dhe Jasir Asani ishte protagonist, duke rrezikuar disa herë portën e Apolonisë. Portieri Harizaj ishte në gatishmëri, duke bërë pritje vendimtare. Ai ndali në një moment edhe Çinarin, kurse në tentativën e dytë Bardhi u ndal nga shtylla pingule.

Në fundin e pjesës së parë Stenio Junior tentoi rrugën e rrjetës, por topi i gjuajtur prej tij u devijua nga një prej mbrojtësve të Apolonisë. Në 45 minuta nuk pati asnjë gol, ndërsa Partizani edhe të dytën e nisi në sulm.

Bitri me kokë për pak sa nuk i ndëshkoi fierakët, me një goditje me kokë. Sulmet e panumërta të Partizanit u konkretizuan nga Jasir Asani, i cili e ndëshkoi portierin Harizaj pas 76 minutash lojë. Të kuqtë kishin mundësinë të shënonin edhe golin e dytë, por nuk ia dolën. Gjithsesi më shumë vlerë në këtë duel kishin tre pikët dhe Partizanit i vlejnë shumë në luftën për titull.

NDESHJA NË SHKODËR – Vllaznia iu afrua golit shumë shpejt, por Demir Imeri pak metra me portën goditi në mënyrë të gabuar. Mesfushori me tipare sulmuese nuk shënoi  dot, ndërkohë që shkodranët u munduan të diktojnë lojën me Teutën.

Sigurisht kjo nuk ishte e lehtë, pasi edhe durrsakët janë një ekip që lufton për titullin kampion. Vllaznia në fundin e pjesës së parë kishte mundësinë tjetër të artë për të realizuar, por Dilaver pas gabimit të portierit Frashëri godit dhe e çoi topin në shtyllë.

Asnjë gol në pjesën e parë, ndërsa e dyta nisi me vonesë për shkak se duhet të zbrazej tribuna nga tifozët që ishin shtuar. Më pas gjithçka u përqendrua në fushën e blertë, atyre ku pati shumë duele mes lojtarëve në çdo repart.

Cisse në minutat shtesë rrezikoi për Vllazninë, ndërkohë që Isaevski në një moment bëri një faull për të ndalur një sulm të shkodranëve. Teuta në limite iu afrua golit, por vetëm kaq. 0-0 dhe durrsakët dorëzojnë vendin e parë. /abcnews.al

PARTIZANI-APOLONIA 1-0
Shënues: Asani 76′
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja (Kote 66′), Murataj (Hasani 66′), Bardhi, Asani (Cara 85′), Çinari, Stenio Junior (Cardoso 85′). Trajner: Ilir Daja.
APOLONIA: Harizaj, Agyare, Sota, Repaj, Asllanaj (Haxhiu 53′), Smaçi (Hebeja 67′), Yeboah, Shanaj, Zoga, Mihana, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata.
Kartonë të verdhë: Mala 88′, Bardhi 89′

VLLAZNIA-TEUTA 0-0
VLLAZNIA:
 Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku, Hoxhaj, Imeri (Jonuzi 66′), Victor Da Silva (Cisse 85′), Dilaver (Kruja 66′). Trajner: Thomas Brdaric.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi (Kouros 9′), Jackson, Aleksi, Avdyli (Karabeci 62′), E. Vila, L. Vila, Bregu (Gruda 84′), Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
Kartonë të verdhë: Gurishta 69′, Isaevski 91′, Krymi 92′

76′ Jasir Asani realizon për Partizanin. Sulmuesi anësor nuk fali i vetëm me portierin e Apolonisë, Romeo Harizaj

45+1′ Stivi Frashëri bëri një dalje të gabuar dhe Vllaznia iu afruar golit. Dilaver e çoi topin drejt e në shtyllën pingule.

32′ Shtylla ndal Partizanin, që po sulmon shpesh. Harizaj ndali fillimisht Çinarin, kurse më pas Bardhi goditi me kokë dhe topi shkoi në shtyllë

5′ Demir Imeri kishte mundësinë e artë për të ndëshkuar Teutën, por mesfushori me tipare sulmuese goditi shumë keq pak metra me portën e Frashërit

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vllaznia u shpërfytyrua ndaj Kukësit, ja deklarata e Brdaric pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim:

“Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e rradhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka për atë që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka.

Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar.

Dilaver bëri pushim sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë ne kemi në përbërje kemi shumë lojtarë, Eni Imami duhet të jetë i përgatitur sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjithë pjesët e sezonit.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia i thotë lamtumirë titullit, mundet nga Kukësi në “Elbasan Arena”

Publikuar

-

Nga

Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një disfatë tepër e hidhur kjo për shkodranët e Brdariç, të cilët duket se kanë humbur “trenin” e titullit, teksa tashmë iu duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura.

Eze, Taipi dhe Gavazaj ishin autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Ardit Hoxhaj me penallti. Në këtë përballje u akorduan dy 11-metërsha, teksa më herët realizoi Taipi në radhët e Kukësit.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, u rikthye te fitorja pas 3 humbjes, ndërkohë që shkodranët e kanë ndërlikuar ndjeshëm situatën me këtë humbje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Daja: Shkojmë në Korçë për të marrë 3 pikët

Publikuar

-

Nga

Ilir Daja është duke kryesuar kampionatin shqiptar me Partizanin pas fitores që u arrit mes vështirësisë kundër Apolonisë. Të kuqtë përfituan edhe nga barazimi i Vllaznisë me Teutën, duke marrë vendin e parë në klasifikim. Përpara ndeshjes që do të zhvillohet ndaj Skënderbeut, trajneri Daja kërkon nga ekipi që të harrojë tërësisht derbin që i pret kundër Tiranës.

I gjithë fokusi duhet të jetë te Skënderbeu dhe jo më kot pasi korçarët janë rritur së tepërmi në performancën e tyre. Në konferencën para ndeshjes sipas raportimit të “Supersport”, Daja ka garantuar për tifozët se nuk do të lëshohet kreu aq lehtë për shkakun e presionit pasi nuk e ka për herë të parë kryesimin.

“Dueli? Do jetë një ndeshje e luftuar, por do të shkojmë në Korçë për të luftuar për marrjen e tre pikëshit. Unë nuk e kam për herë të parë në krye, janë edhe disa lojtarë që kanë dalë kampionë me Partizanin, kanë eksperiencë për të menaxhuar këto situata. Na vjen mirë që jemi në krye, e kemi merituar të jemi aty. Duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi te Skënderbeu, nuk do na bënte mirë të shpërndaheshim te ndeshjet e tjera.

Mungesat? Mala dhe Bardhi, dy mungesa të rëndësishme, për vetë vlerat që kanë dy lojtarët. Besojmë se do t’i minimizojmë mungesat e këtyre lojtarëve me lojtarë që kemi në dispozicion. Problem është fakti që do kemi pak alternativa në stol, për të bërë ndërrime në pozicione natyrale, jo në vlera.

Derbi? Unë e di që nuk kam ndeshje pas Skënderbeut… Që do të thotë se as nuk do kursejmë dhe as nuk do mendojmë për asgjë tjetër, do të fokusohemi me të gjithë energjitë psiko-fizike për Skënderbeun. Rezultati është kryesori në këtë fund kampionati. Të marrësh tre pikë në Korçë, do të thotë që duhet të vlerësojmë të gjithë kundërshtarin. Skënderbeu ka lojtarë që mund të godasin, sidomos në sulmin e shpejtë. Presioni nuk është vetëm te ne, edhe ata kanë presion për arsyen e gjendjes në tabelën e klasifikimit, edhe atyre u duhen pikët. Shpërndarja e presionit është e barabartë, por ne kemi potencialin më të madh për ta përballuar këtë presion. Mund të kemi një qetësi më të madhe, sepse kemi një objektiv më të madh“, tha Daja.

LEXO TE PLOTE