Connect with Us

Vendet e punës që “u shuan” në pandemi

Sociale

Vendet e punës që “u shuan” në pandemi

Publikuar

-

Vendet e punës që "u shuan" në pandemi

Ndihmëse për punët e shtëpisë si dhe kujdestare për fëmijë, janë dy profesione që gjatë kohës së pandemisë, me shumë vështirësi, punëkërkueset kanë mundur të gjejnë punë.

Lumja është 25 vjeçe. Ajo është në përfundim të studimeve në Fakultetin e Edukimit, por është duke kërkuar punë si kujdestare e fëmijëve.

Kërkesa e saj për punë, tani pesë muaj qëndron në një ueb-faqe, por ajo nuk ka arritur të gjejë punë.

“Po frikësohen se mos kemi kontakt me dikë që ka qenë i infektuar me koronavirus, për atë nuk po na punësojnë. Kam shumë shoqe që kanë kërkuar punë në këtë mënyrë (përmes shpalljeve) në të kaluarën dhe kanë gjetur punë, por tash edhe ato thonë se e kanë të vështirë për shkak të pandemisë”, thotë ajo.

Pavarësisht kujdesit të shtuar, kontakti i afërt me fëmijët i frikëson prindërit, thotë Lumja.

Po ashtu, ajo thotë se prindërit filluan të kujdesen vet për fëmijët, pasi që disa prej tyre kishin humbur punën e disa punonin nga shtëpia.

Pas shumë përpjekjeve, Erizona Haziraj ka arritur të punësohet si ndihmëse në punët e shtëpisë në një familje.

I papunë në kohë pandemie

Ajo thotë se gjatë pandemisë ka qenë i vështirë punësimi si ndihmëse shtëpiake, pasi sipas saj, të gjithë frikësoheshin nga virusi.

“Në fillim nuk pranonin të më punësonin për shkak të pandemisë. Por, tani është më lehtë, kam gjetur punë”, thotë Erizona për Radion Evropa e Lirë.

Frika e infektimit me COVID-19, ka prekur secilin qytetar. Për të shmangur sa më shumë infektimin, familjet të cilat çdo herë kanë pasur të angazhuar ndihmëse në shtëpi, janë kujdesur vetë për mirëmbajtjen e shtëpisë apo edhe kujdesin për fëmijët.

Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar të papunët përmes pakos emergjente në muajin mars të vitit 2020, duke iu ndarë atyre nga 130 euro për tre muaj.

Të punësuar pa kontrata pune

Në Kosovë, këto dy profesione kryesisht kryhen nga gratë, të cilat edhe kur të punësohen në shumicën e rasteve nuk kanë kontratë pune dhe hyjnë në kategorinë e të punësuarve joformalë.

Kontrata nënkupton që punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.

Numri i saktë i këtyre punëtorëve nuk dihet, pasi që rastet e tilla punëtorët nuk i raportojnë tek autoritetet kompetente.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, tha për Radion Evropa e Lirë se sipas të dhënave të tyre në tregun e punës, pa kontrata llogaritet të jenë mbi 100 mijë punëtorë.

Ai thotë se ky numër ka qenë më i lartë para pandemisë, por disa tanimë kanë humbur vendin e punës.

“Aq sa kemi punëtorë më kontrata pune aq kemi pa kontrata. Për këtë fajtor është Inspektorati i Punës, i cili, fatkeqësisht, punëtorët e sektorit privat nuk i mbrojnë si duhet. Ata (punëtorët) kur vijnë dhe ankohen te ne, thonë që të mos t’i dërgojnë në Inspektorat, pasi që ata nuk i ndihmojnë asgjë, vetëm se mund të mbesin edhe pa punë”, thotë Azemi.

Punëtorët që nuk kanë kontrata, nuk paguajnë taksa dhe kontribute personale dhe në këtë mënyrë nuk kanë arritur të përfitojnë nga pakot emergjente të Qeverisë së Kosovës, që kanë pasur për qëllim zbutjen e pasojave që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Sektori privat në Kosovë llogaritet punëdhënësi më i madh në të cilin vlerësohet se punojnë mbi 220 mijë punëtorë.

Papunësia në Kosovë vazhdon të ketë nivel të lartë dhe atë deri në 30 për qind sipas të dhënave zyrtare./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  Publikohet raporti i FMN për Shqipërinë/ Ja si ka ndikuar pandemia në ekonominë e vendit

LEXO EDHE:  Publikohet raporti i FMN për Shqipërinë/ Ja si ka ndikuar pandemia në ekonominë e vendit

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  Zbulohet shifra/ 756 punonjës të stafit mjekësor të infektuar me Covid-19 në Kosovë

LEXO EDHE:  Koço Kokëdhima thirrje Thaçit/ “Jep dorëheqjen, shko në Hagë si qytetar i lirë”

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  Bashkëpunimi me Kosovën për turizmin/ Klosi: Duhet të vendosim rregulla më të forta

LEXO EDHE:  Veton Surroi: Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington ishte e varfër

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE