Connect with Us

“U çudita që nuk e gjuajti penalltinë Mazrekaj”, befason Duro: Nuabueze s’është më pjesë e Laçit, ka prerë biletën për në…

Sport

“U çudita që nuk e gjuajti penalltinë Mazrekaj”, befason Duro: Nuabueze s’është më pjesë e Laçit, ka prerë biletën për në…

Publikuar

-

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, foli pas triumfit 2-0, që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Kukësit. Në prononcimin pas kësaj sfidë, për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

NDESHJA- Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne, duke pasur parasysh momentin ku ka ardhur kampionati. Kundërshtari është shumë cilësor, rëndësi në këto momente kishte fitorja.

Këto janë ndeshjet e fundit. Ngarkesa fizike ka efektet e saj në të gjitha skuadrat. Temperaturat e larta e ulin rritmin e ndeshjes. Patëm edhe fat që kaluam shpejt në avantazh. Sot e kisha orientuar vetë skuadrën që pas shënimit të golit do të jemi në gjysmëfushën tonë dhe ta kundërsulmojmë, për të mos i dhënë hapësira kundërshtarit. Shkoi mirë, po të ishim më të kujdesshëm në finalizim, rezultati do të ishte më i thellë.

LOJTARËT E RINJ DHE MAZREKAJ- Mazrekajn e shikoja në pushim nga fizionomia, e mbaroi detyrën e vetë. Unë i kuptoj gjerat, ishin temperaturat e larta, plus nuk ka qenë 100%, 45 minuta ishin shumë mirë për Mazrekajn. Të rinjtë kanë kohë që po aktivizohen. E kanë justifikuar si Zylfiu, ashtu dhe Prenga, Bytyçi, apo dhe Deliu i vogël, që ka një fizionomi si Deliu i madh.

KARAKTERI I LAÇIT- Të katër ndeshjet e fazës së fundit, duhet t’i fitonim. Skuadra ka luajtur mirë. Ka pasur momente të mira, por ka pasur edhe situata të tilla si sot, që duhet të menaxhosh mënyrën e lojës. Jemi skuadër që me kundërshtarët jemi superiorë. Ndaj Partizanit kemi bilanc shumë pozitiv, ashtu si dhe me Vllazninë, Teutën.

Kjo tregon forcën e skuadrës. Mungesat e shumta kanë ndikuar. Mungesa më e madhe ka qenë Nuabueze, i cili nuk është më pjesë e jona. Ka prerë biletën për në Amerikë, nuk është pjesë e skuadrës. Nëse do të ishte ai, jam i bindur që do të shënonte 20 gola, ka qenë një minus i madh mos prezenca e Nuabuezes në kampionat.

PROBLEME ME SKUADRAT E VOGLA- I qaj pikët që kemi lënë me Kastriotin, Skënderbeun dhe Apoloninë, kemi lënë afro 12 pikë. Kjo është arsye pse e vuaj Nuabuezen. Të kishte qenë 100% ai t’i zgjidhte këto ndeshje. Harmon e ka justifikuar veten, por nuk është finalizues si Nuabueze.

Mazrekaj e ka ngritur skuadrën shumë, por ka munguar në disa ndeshje. Në ekipet që janë në dorën e dytë, duhen lojtarë cilësor në sulm, si Teuta, që pikët më të shumta i ka nga Dejvi Bregu. Kjo është arsye kryesore pse me kundërshtarët e dobët kemi vuajtur. Nuk i kemi shfrytëzuar momentet.

PENALLTIA E LUSHKJAS- Do e gjuante Mazrekaj, u çudita dhe unë, por nuk pranoi vetë, se kishte probleme këmbën. Në momentin që u dha penalltia tha nuk e godas, se kam këmbën”, u shpreh Duro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Europa League/ Fitore pa vlerë për Romën, Manchester United gjen Villarealin në finale

Publikuar

-

Nga

Nuk ka pasur surpriza në “Olimpiko”. Mançester Junajtid ka siguruar biletën për në finale të Europa League. Pavarëisht fitores 3-2 mbrëmjen e sotme, ai turpërim 6-2 në “Old Traford” i kushton shumë ekipit të Romës. “Djajtë e kuq” janë të parët që kalojnë në avantazh falë Kavanit, por verdhekuqtë kanë ditur si të përgjigjen.

Në fakt pjesa e dytë ka nisur vrullshëm për italianët, që në harkun kohor të 3 minutave realizojnë dy gola. Madje pa kaluar shumë kohë, De Gea bën heroin në dy raste të tjera, për të mos lejuar surprizën e hidhur. Megjithatë ishte përsëri Kavani ai që vret vrullin romak, teksa në minutën e 68 tund rrjetën përsëri. Roma shënon sërish në minutën e 83-të, por fitorja nuk mund t’i sjellë kualifikimin.

Kështu, verdhekuqtë humbasin edhe trenin e fundit për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Në kampionat e kanë mbyllur garën për në këtë kompeticion, ndërsa trofeu i Europa League do të mund ti sillte biletën për në grupet e Champions-it sezonin e ardhshëm. Në këto kushte, Marash Kumbullës do i duhet të presë ende për të bërë debutimin e tij në kompeticionin më prestigjoz për klube.

Ndeshja tjetër

Arsenal dhe Villareal janë përballur në kuadër të gjysmëfinales së Europa League. Në ndeshjen e parë, Villareali kishte triumfuar me rezultatin 2-1. Por, në “Emirates”, ishte një ndeshje më e barazpeshuar dhe më e mbyllur. Pjesa e parë përfundoi pa gola, rezultat që i konvenonte Villarealit. Në pjesën e dytë, Arsenali mori iniciativën dhe tentoi të shënonte, por që nuk patën sukses në shfrytëzimin e disa rasteve të mira. Në anën tjetër, Villareali qëndroi mirë dhe rrezikonte përmes kundërsulmeve. Arsenali me gjithë ndryshimet që bënë, nuk arritën të shënojnë gol. Rezultati përfundimtar, Arsenal 0-0 Villareal. Tani, Villareali do të ketë përballë skuadrën e Manchester United në finale të Europa League.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dyshohet për trukime, UEFA nis hetimet për 3 skuadra kosovare

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit në Kosovë, po flitet sa vjen dhe më shumë për trukime ndeshjesh, ndonëse nuk është përmendur ndonjë ndeshje specifike.

Për këtë është në dijeni edhe Prokuroria e Shtetit, ndërsa tashmë është zgjeruar akoma edhe më shumë.

Së fundmi, “Indeksonline” UEFA i ka dërguar një letër Federatës së Kosovës, ku bëhet me diej se po heton 3 skuadra nga kampionati kosovar, të cilat dyshohet se kanë trukuar ndeshje.

UEFA ka nisur hetimet, për shkak të lëvizjeve të shpeshta në baste që kanë parë dhe në rast se diçka konkrete zbulohet, atëherë skuadrat i pret një dënim i rëndë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lautaro: Isha shumë pranë Barçës, sa mirë që qëndrova!

Publikuar

-

Nga

Lautaro Martinez fitoi titullin e parë kampion me fanellën e Interit katër javë para përfundimit të kampionatit dhe tani është vetëm një hap larg rinovimit të kontratës me zikaltrit. Duket se kanë kaluar vite drite që nga zërat që e çonin sulmuesin argjentinas në Spanjë. Duke folur për “Espn Argjentina”, vetë Lautaro e pranon se karriera e tij, në një moment, mund të kishte marrë një tjetër drejtimin … me ngjyrat “blaugrana”.

“Isha shumë afër Barcelonës, kisha folur për këtë me Messin, i cili më pyeti se si po shkonte marrëveshja, asgjë më shumë. Për mua do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Por ata kishin probleme ekonomike. Nuk u bë, kështu që qëndrova tek Interi. Dhe ishte zgjedhja e duhur, pasi fitova “scudetton”.

Në gjurmët e tij nuk ishte vetëm Barcelona. Një tjetër klub gjigant ishte në gjurmët e tij:

“Përfaqësuesit e Realit erdhën të më kërkonin dy herë kur isha në ekipet e të rinjve të Racing, por unë doja të bëja më parë emër në futbollin Argjentinas dhe bëra hapin drejt Europës kur isha gati. Nëse ëndërroj të luaj te skuadra “merengues”? Ka 5-6 skuadra që janë ndër më të mirat në botë sot dhe është normale që, kur emri yt lidhet me një nga këto klube, të dihesh krenar. Por unë jam plotësisht i përqendruar tek Interi. Unë ëndërroj një ditë të kthehem te Racing: tifozët janë të çmendur, të pasionuar, ata i ngjajnë atyre të Interit. Milito? Kam mësuar shumë prej tij “.

Pastaj një opinion për partnerin e tij në sulm, Romelu Lukakun, me të cilin afiniteti është i jashtëzakonshëm.

“Më pëlqen shumë se si ai luan, ne jemi shumë të lumtur në fushë. Përveç kësaj, ai është një person i shkëlqyer”.

LEXO TE PLOTE