Connect with Us

Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të Prokurorive/ Olsian Çela “zgjidh” duart e lidhura

Kronika

Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të Prokurorive/ Olsian Çela “zgjidh” duart e lidhura

Publikuar

-

Prokurori ankohet në KLP/ Olsian Çela na detyron me udhëzime të pabazuara në ligj

Kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm pas reformës në drejtësi janë të kufizuara në mjaft drejtime.

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në raportin e vitit 2020, të cilin pritet ta prezantojë në Kuvend, ka radhitur tek objektivat edhe zgjerimin e kompetencave të tij.

Ai kërkon më shumë kompetenca, në lidhje me emërimin dhe shkarkimin e drejtuesve të prokurorive, kompetenca që aktualisht i ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Përmirësimin e kushteve dhe kritereve ligjore dhe Përfshirjen e Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e caktimit, pezullimit, apo shkarkimit të drejtuesve të Prokurorisë si dhe pajisjen e tij me instrumenta ligjore të nevojshëm për të ndërhyrë në mënyrë efikase në veprimtarinë organizative të zyrave të Prokurorive, në raste të ngutshme për të siguruar koordinimin dhe kohezionin institucionalë në mënyrë efektive për përqasjen e ligjit nr 97/2016 dhe nr 96/2016 me nenin 148 b të Kushtetutës dhe jo vetëm dhe për të shmangur problematikat e evidentuara në ushtrimin e kompetencave ligjore të tyre”, thuhet në raport tek pjesa e objektivave.

LEXO EDHE:  Tentoi ta "eliminonte në internim"/ Olsian Çela i zë vendin Arta Markut?

Një shtrirje e tillë kompetencash do t’i zgjidhte duart kryeprokurorit Çela, i cili deri më tani është përpjekur që të displinojë prokurorët me udhëzime.

Integriteti i prokurorëve dhe kthimi i besimit ndaj institucionit të Prokurorisë, ende mbetet sfidë.

Çela e ka për detyrë që ta përballojë këtë sfidë, që përveç se të emërojë apo të shkarkojë të sigurojë edhe pavarësinë e prokurorëve.

Politika përgjatë këtyre viteve e ka pasur prokurorinë të veten dhe ka bërë çfarë ka dashur.

Për këtë arsye dhe jo vetëm sot ka ish kryeprokurorë që janë futur në listën e zezë si persona “non grata” nga SHBA dhe që janë vënë nën hetim apo prokurorë që janë bërë njësh me njerëzit e botës së krimit dhe Vettingu i ka nxjerrë zbuluar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U përplas nga motori/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u përplas pasditen e sotme nga një motor.

Zymrie Aqifi, 63 vjeçe nga Elbasani, u transportua drejt Tiranës pas plagëve të marra por nuk ka mundur t’u mbijetojë.

63-vjeçarja u përplas nga një motor teksa lëvizte në këmbë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit./CNA.al

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

LEXO EDHE:  Prokurori ankohet në KLP/ Olsian Çela na detyron me udhëzime të pabazuara në ligj

LEXO EDHE:  Prokurori ankohet në KLP/ Olsian Çela na detyron me udhëzime të pabazuara në ligj

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po realizonte video për TikTok/ Vetëvritet 10 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një 10 vjeçar me inicialet N.Y në njësinë Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa po realizonte një inskenim në rrjetin social TikTok sikur po vetëvritej.

Familjarët e kanë gjetur të miturin pa shenja jete. Ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur./CNA.al

LEXO TE PLOTE