Connect with Us

Rama publikon videon/ e-Transport, e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës

Politikë

Rama publikon videon/ e-Transport, e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për herë të parë në Shqipëri platforma digjitale e transportit rrugor ndërqytetas përmes e-Transport do të menaxhojë dhe monitorojë fluksin,

Përmes një video të publikuar në rrjetet social, Rama tregon se kjo platformë do të menaxhojë fluksin e udhëtarëve për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit.

“MIRË MËNGJES
Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.
Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!
Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit
APLIKACIONI FALAS për:
520 linja
242 operatorë
2,282 mjete”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Publikuar

-

Nga

Berisha non-grata nga SHBA/ Ish-ministri i PD lëshon “bombën”: Letrat ia ka bërë Basha

Arben Imami, ish-ministër i PD-së, njëkohësisht dhe anëtar i grupimit ‘Për PD-në’, ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, si përgjegjës lidhur me vendimin e DASH , i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

I ftuar në emisionin e Alban Dudushit, Imami deklaroi se letrat për non-grata i ka bërë Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga biseda:

Arben Imami: Po të kishte një problem serioz për qeverisjen e Berishës, kjo procedurë do të kishte filluar në 2015-ën. Kjo procedurë ka filluar në 2018-ën dhe ka filluar për shkak të këtij. I është thënë qartë ‘vendime të korruptuara që minojnë demokracinë’. Cilat janë vendimet e korruptuara? Megjithëse, me të drejtë Berisha ka thënë se nuk është përgjegjës, por ama, publikisht, Berisha e ka mbështetur Bashën. Dhe për mua, ky ka qenë gabimi i fundit fatal i Berishës, që nuk do t’ja kisha dëshiruar as atij, as PD-së, as vendit.

LEXO EDHE:  “Bujar Asqeriu është miku im”/ Aktori  i njohur i përgjigjet Ramës
LEXO EDHE:  Kodi Zgjedhor në Venecia/ Varhelyi reagon sërish: Kuvendi të presë opinonin para se ta rivotojë

Sot, Berisha mund të jetë 200-400%, sepse e di më mirë se unë që ky është një ndër njerëzit që i ka bërë letrat, leje se ç’thotë Edi Rama ai, por i kanë bërë të dy bashkë.

Alban Dudushi: Ky dhe Edi Rama?

Arben Imami: Po, mbase më shumë ky se ai. Dhe e di mirë këtë unë. Dhe koha do ta tregojë këtë gjë.

Alban Dudushi: Po thoni se Lulzim Basha ka shitur Sali Berishën.

Arben Imami: Absolutisht po, sepse duke e ngarkuar Berishën me këto ngarkesa politike, mospjesmarrja në zgjedhje, largimi nga Parlamenti, duke thënë gjithandej, ambasadë më ambasadë që ‘nuk më lë Sali Berisha të bëj politikë’. Kjo është arsyeja e vërtetë, e rëndësishme dhe e madhe.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ore ka shtet këtu”/ Ish-ministri i Ramës ironizon SPAK, pas arrestimit të prokurorit

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit për arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ironizon SPAK, ndërsa shkruan se më shumë u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300 kg lëndë narkotike.

Ylli Manjani dhe Edi Rama gjate nje seance plenare

Më shumë u arrestuan për një penallti të ekipit të futbollit të Përmetit, sesa për 300kg kokainë…

Teknika hetimore dhe operacionale paska qenë e zënë me futbollin e kategorisë zh.g.l…

Ore ka shtet këtu!

Veçanërisht te futbolli i nuk toleron fare…!”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Dalin detajet e para/Çfarë po u thotë Rama të vetëve në lidhje me marrëveshjen Rama-Basha

LEXO EDHE:  Nard Ndoka i përgjigjet Ramës: Ik pirdhu

Kujtojmë këtu se sipas raportimeve në media, hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Publikuar

-

Nga

“Jetësimi i korridorit të VIII”/ Balluku takon Zoran Zaev: Plan të qartë për zbatimin e tij

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veiurt, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Balluku thekson se kanë diskutuar nga afër për bashkëpunimin rajonal.

Ministrja shton po ashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.

LEXO EDHE:  Rama poston videon me Lorik Canën/ “Masakrohet” nga qytetarët, zbulohet çfarë ndodh në shkollat shqiptare

LEXO EDHE:  Ish-ministri zbulon të pathënat/ Ja çfarë qëllimi ka KÇK-ja

‘Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij.’-shkruan Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE