Connect with Us

Racioni i Lirisë, si gurthemel i Demokracisë

Opinione

Racioni i Lirisë, si gurthemel i Demokracisë

Publikuar

-

Nga Azem Parrllaku

Në shoqëritë e zhvilluara demokratike, pse jo dhe në tërësinë e zhvillimit të shoqërive informacioni ka qenë dhe mbetet baza e komunikimit njerëzor, e në këtë kontekst mediat dhe teknologjitë e komunikimit, janë shndërruar tashmë në bazë e fuqishme e ekzistencës së vetë njerëzimit.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar popujve dhe qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë, që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Shoqëria njerëzore, sot është bombarduar nga informacioni 24 orë pa ndërprerje. Kronikat, lajmet, opinionet, vijnë drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, ndërsa interneti nga ana e tij është shndërruar në një pompë benzine. Nëse referohemi zhvillimit spektakolar në fushën e komunikimit dhe informacionit, rezulton se sot ka inflacion në këtë aspekt.

Shoqëria shqiptare pas një periudhe relativisht të gjatë të totalitarizmit, ka trashëguar tipe organizimi shoqëror, ku ka dominuar modeli i shoqërive të mbyllura, që karakterizohet nga fryma e fshetësisë dhe sekretit. Po kështu shoqëria jonë post-komuniste në stadin aktual të zhvillimit të saj nuk ka arritur ende të ketë media të shkruara dhe elektronike, të ngjashme me modelin anglo-sakson të tyre. Sipas këtij modeli, drejt të cilit kanë synuar dhe kanë hedhur hapa pozitiv mediat shqiptare, (Jo) gjithmonë promovojnë paanësinë, e angazhojnë në mision gazetarë profesionistë, që pavarësisht nga ndienjat e tyre në formulimin dhe transmetimin e lajmit, të jenë të përkushtuar për ndarjen e faktit nga opinioni personal, të jenë të paanshëm në debatin publik rreth çështjeve të ndjeshme, duke patur si detyrë themelore të informojë lexuesit, dëgjuesit dhe teleshikuesit mbi gjithçka pa mbajtur anën e askujt.

Ekskluviteti i informacionit edhe pse në tërësi konsiderohet “pronë” e instutucioneve, autoriteteve, organizmave, etj, përsëri është në misionin e mediave dhe gazetarëve që, të jenë të prirur t’i servirin opinionit publik një lajm, apo opinion, jo të rëndomtë, konsekuent, kurioz, të diskutueshëm, diçka që ka të bëjë me ndienjat.

Media në thelb është një proçes prodhimi, një mjet i orientuar drejt një qëllimi të caktuar pse jo fisnik, që mundëson riprodhimin e fjalës së shkruar dhe pamjeve për një audiencë kërkesat e të cilës rriten ndjeshëm çdo ditë. Media për nga rëndësia dhe ndikimi që ka në një shoqëri të hapur e demokratike jo më kot është quajtur edhe pushtet i katërt.

Zyrtarët janë zgjedhur nga publiku për të bërë vepra të mira, ndërsa mediat investigojnë për të gjetur pikërisht ato që, publiku do deterymisht prej zyrtarëve. Mendësia censuruese e medias kryesisht asaj on-line, duke kërcënuar bllokime pa urdhër gjykate të saj, dëshmohet si përpjekja e radhës e brigadave të propagandës.

Një paradoks ky, kur mbajmë parasysh se, gjenialiteti i teknologjisë, ka shkuar shumë më larg sesa mendjet e mykura nga censura. Veçanërisht për demokracitë e brishta dhe ato në zhvillim, liria e të shprehurit konsiderohet si mjeti kryesor i llogaridhënies. Zgjedhjet rregullisht mbahen një herë në katër vjet. Qeverisja bëhet çdo ditë, ç’ka do të thotë se po çdo ditë, duhet të ketë shtyp të lirë që t’i mbajë përgjegjës zyrtarët qeveritarë dhe ata publikë.

Mediat janë zhvilluar dhe janë bërë thelbësore në gjirin e shoqërive moderne, pasi përmbushin nevojat njerëzore për të marrë bashkërisht informacion e zbavitje dhe pasi përbëjnë “urën lidhëse” kulturore që bashkon persona të ndryshëm me interesa socialë, politikë dhe ekonomik të përbashkët. Por në anën tjetër megjithëse mediat e shkruara e audiovizive kanë botues e pronar , në të vërtetë ata janë pronar e botues vetem përsa i përket anës administrative, pasi lajmi e informacioni që ato percjellin tek publiku bëhet pronë e publikut porsa del nga redaksistë apo studiot e tyre.

LEXO EDHE:  Shinasi Rama kritikon Bashën/ "Do që të marrë pushtetin duke mbledhur plehra"

Bashkimi Europian, ku Shqipëria aspiron, mëse njëherë ka kërkuar prej kësaj të fundit, të demonstrojë se është e zotuar ndaj lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes. Kjo do të thotë të zbatojë ligjet, të përqafojë vlerat universale dhe standardet europiane të lirisë së medias. Gazetarët nga ana e tyre duhet të kenë një kod qëndrimi të përbashkët etik, të jenë të hapur dhe transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike.

Ata, gazetarët nuk duhet të presin që lirinë e shprehjes t’ua japë shteti pasi ajo është thelbi i profesionit të gazetarit. Në Shqipëri media duhet të heqë dorë nga “të qenit e blerë” e prej elitave politike me qëllim manipulimin e medias për ndikim politik. Bashkimi Europian ndryshe nga zgjerimet e mëparshme kur në fokus ishin çështjet e administrimit të shtypit në valën e tanishme të zgjerimit me vende potenciale për anëtarësim si Shqipëria, ka nënvizuar se shqetësim është liria e medias dhe liria e fjalës. Liria e medias dhe liria e fjalës zënë vend të rëndësishëm në kriterin politik të Kopenhagës për anëtarësim në BE dhe më pas për standardet e BE-së.

Garantimi i lirisë së shprehjes është aq fondamental për Shqipërinë për të pasur një demokraci solide dhe të drejtë, sa edhe garantimi i së drejtës për një gjykim të lirë dhe të drejtë, të drejtës së pronësisë, të drejtës për përfaqësim të lirë dhe të ndershëm. Liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias janë në zemër të vlerave të BE-së, kështu duhet të jetë edhe për vendet aspirante si Shqipëria. “Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Kështu nënvizojmë mungesën e aftësitësë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet”. Kështu është theksuar në raportin e fundit për lirinë e medias nga organizata “Freedon House”.

Praktikisht në vendin tonë, radiotelevizionet publike kanë një prirje proqeveritare dhe kjo u jep koalicioneve në fuqi një avantazh, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Shpeshherë vërehen trysni editoriale nga pronarët e disa mediave. Nuk ka munguar gjithashtu dhuna, fizike ose verbale, kundër gazetarëve dhe zërave të pavarur, gjë që çon në vetëcensurë. Informacioni është pushtet. Pak njerëz mund të përballojnë jetesën, t’iu kërkojnë llogari qeverive të tyre, dhe të edukojnë fëmijët pa një rrjedhë të shëndetshme e të lirë informacioni.

Qytetarët kanë nevojë për lajme të sakta, në kohë, si dhe të pavarura të cilave mund t’iu besojnë. Liria e medias i mban shoqëritë dhe ekonomitë të gjalla, energjike dhe të shëndetshme. Kur ndërpritet rrjedha e lirë e lajmeve dhe informacionit, individët dhe shoqëritë vuajnë.

Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar në disa raste, nuk është vetëm qeveria që sulmon, kanos, dhe kërcënon gazetarët. Janë edhe kriminelët, kartelet e drogës, apo fraksionet politike, po kështu dhe elementët terroristë. Kur një gazetar apo media kërcënohet, sulmohet, gazetarët e mediat e tjera vetëcensurohen, e për rrjedhojë nuk raportojnë realitetin.

Ndaj është domosdoshmëri që të gjithë aktorët, parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët, të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara lirinë e medias në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Formalizimi i deformimit

Publikuar

-

Nga

Formalizimi i deformimit

Nga Jak Simoni

Qetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak ditë përpara pati dhe episode dramatike si vrasja dhe disa plagosje,  na beri të mendonim se, pa prit pa e menduar, qenkemi zgjuar një ditë  të bukur pranvere në një Shqipëri vërtetë demokratike, ku  zgjedhjet bëhen  normalisht  si në vendet tjera demokratike. Por shumë shpejt u kuptua se nuk ishte kështu.

Rregullsia  ishte vetëm formale, gjithçka tjetër ishte si herët tjera. Dhe kësaj here dominoi  mashtrimi, demagogjia, përdorimi i burimeve shtetërore dhe blerja e votës. Mungesa e besimit në institucione është e  tillë që vota shitet pa hezitim nga shtresat e varfra, të cilat nuk janë pak.  Gjithçka po përcillet thuajse në mënyrë normale me gëzimin e fitores nga njëra palë, duke u bërë jehonë arritjeve, dhe me justifikimin e palës tjetër se nuk i humbëm por na i vodhën.

Meqenëse formalisht  jemi pak a shumë në  rregull, dhe moralisht në rregull duhet të jemi. Në fakt jetojmë epokën e formalitetit, jo vetëm në raportet institucionale, por dhe ato njerëzore.  Rëndësia që merr ana formale u duk tek rritja e vlerës (çmimit)  të votës në pazarin gjysmë të fshehtë. Çmimi i votës është rritur, sepse para ca kohesh nuk ishte e nevojshme të blihej vota; blihej komisioneri dhe numëruesi. Dhe këtë herë kishim deformim  të vullnetit, ku masa pak a shumë e madhe  e votuesve të thjeshtë ngelen syhapur duke pritur demokracinë nga qielli. Për të bërë një krahasim me vendin tonë nuk mund të gjesh shtet në rajon, por duhet bërë  një kërcim karkaleci gjigand ne lindje.

Jo vetëm Mali i Zi, por dhe Maqedonia e Kosova për ne janë në perëndimin  demokratik. Mentaliteti oriental, injoranca, korrupsioni e varfëria kanë zhytur shqiptarët  në një moçal apo llucë nga e cila, siç thoshte logjicieni i shquar gjerman Gotlob Frege, nuk dalin dot duke kapur vetë flokët e tyre.

Natyrisht në këtë llucë parazitët e shoqërisë kanë gjetur më  së  miri habitatin e tyre, por shumica e shqiptarëve viktima që duan demokracinë e vërtetë duhet  të kërkojnë forca jashtë Shqipërisë; pikësëpari të kërkohet vota e emigrantëve dhe e shqiptarëve të Kosovës që kanë nënshtetësi shqiptare, të cilët nuk do të kufizohen vetëm tek Vetëvendosja, ku gjithsesi pjesëmarrja e saj në zgjedhje në Shqipëri ishte pozitive.

Gjithashtu forcat opozitare në Parlament dhe jashtë saj duhet të  kërkojnë një reformë zgjedhore që u jep mundësi dhe forcave të reja politike. Në këto kushte mund të marr fund bipolarizimi kontrktual që garanton qeverisje të qetë me radhe, ku deri tani ishte tetë vjet njëri tetë tjetri, ndërsa tani po bëhet me nga dymbëdhjetë. Po të votonin emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare, patronazhistët dhe sondazhet do ta kishin me të vështirë parashikimin, kështu që biznesmenët e votave  do të mendoheshin pak më shumë para se të blinin votuesit.

Gjithashtu me forca të reja në parlament dhe zgjedhjet do të ishin më të shpeshta, kështu që do të vështirësonin biznesin fitimprurës të votave.  Në këto kushte ndoshta  procesi zgjedhor dhe institucionet do të marrin më shumë rendësi se fituesi, i cili duhet të dalë nga zgjedhjet e jo të jetë i paracaktuar nga sondazhet. Shpresoj të mos jetë utopi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?

Publikuar

-

Nga

Pse opozita s’ka këllqe të organizoj protesta dhe të mbush sheshet?

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte krejt ai që parashikohej nga çdo njeri me pak tru në kokë. Rezultati s’ka habitur askënd madje as vetë Lulzim Bashën.

Ai e kishte të qartë humbjen, përndryshe nuk do blinte 4 vila, pikërisht, 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse dikush do të shpresonte sadopak në fitore edhe njeriu më idiot në politik po të ishte, do duronte 4 muaj sa të zgjidhej kryeministër dhe pastaj do hapte “thesin”.

Hapja e thesit 4 muaj para zgjedhjeve provon, që Lulzim Basha po garonte në një lojë ku rezultati humbës ishte paravendosur.

E keni parë sa i qetë është Basha dhe Berisha.

Ky i fundit, pas zgjedhjeve këmbeu ambasadoren Kim, me Kim Kardashian.

Të dyve ju rreh ora 12:00 dhe nuk janë aspak të suprizuar.

Ata e dinin se çfarë do ndodhte sepse:

– ata kanë një parti të shkërmoqur, krahasuar me socialistët që janë të strukturuar në çdo celulë fshati apo qyteti.

– ata më shumë larguan faktorë politike se sa afruan.

– ata e përçanë PD në 6 parti të reja, pjella të saj, ndryshe nga PS që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.

– ata kanë shumë para por milionat e tyre i ruajnë në gropa dhe i kursejnë për stërnipat, ndryshe nga socialistët që i investojnë politikisht dhe në fushata.

– ata luftēn e kishin kundër Jozefinës dhe Rudinës, jo kundër Ramës

Kaluan 10 ditë nga fillimi “luftës” drejt fitores që deklaroi Lulzim Basha, por askund s’kemi parë as luftë, as protesta, as greva.

Jo se nuk duan luftë por:

– nuk i mbështet askush

– nuk kanë as këllqe

Ndryshimi pushtetit nuk mund vinte nga riciklimi.

Faktori ndërkombëtar i hapi krahun Edi Ramës për të fituar me çdo mjet zgjedhjet, vetëm që mos lejonin rikthimin e Berishës dhe Metës në pushtet.

LEXO EDHE:  Greqia shpalos planin e rihapjes/ Më 4 maj njerëzit dalin lirisht, hapen edhe lokalet

LEXO EDHE:  “Një shoqëri demokratike ia mbyll gojën presidentit”/ Kikia: Këto mekanizma i përdor një shoqëri e lirë

Aq hapur e mbështeti BE dhe SHBA, Edi Ramën sa njohu rezultatin e zgjedhjeve përpara se ti çertifikonte KQZ.

Nuk ka asnjë faktor të huaj, që dëshironte rikthimin e Berishës. Prej dy vjetësh asnjë ambasador nuk pranon ta takoj dhe e kanë bojkotuar.

Shqiptarët e kanë kuptuar që Partia Demokratike tashmë e ka mbyllur ciklin politik dhe misionin e saj.

Tradhtia historike e 2017, ku PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashk-qeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik.

Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos jap dorheqjen.

Ky i fundit s’ka mbështetjen as të popullit, as të elektoratit, as të gruas që e tërheq nga mënga duke i pëshpëritur në vesh: “Luli, kthehemi në Hollandë”.

Basha rri aty nga halli, sepse Berisha nuk ishte i përgatitur për një Plan B. Ai projektoi dhe investoi me testament tek Lulzim Basha dhe i “qethi” të gjithë. Por i kishte bërë llogaritë gabim.

Sot të gjithë e kanë kuptuar, që Partia Demokratike është shkatrruar dhe as Joe Biden po të vij kryetar i asaj partie s’mund ta ringrej.

Të vazhdosh tē votosh PD, do të thotë të legjitimosh edhe mandatin e 4 apo 5 të Edi Ramës.

Sot sheshet janë bosh, sepse Partia që lindi nga protestat dhe kauzat popullore, i shiti kauzat dhe elektoratin, duke u shndëruar në biznes privat të dy famijeve.

Ish-Protestuesit, po presin se cilit nga familja do i vij rradha për ta vendosur administrator të: “Partia Demokratike: shpk”

Sheshet janë bosh. Në 30 vjet, kjo është situata më paqësore pas zgjedhjeve.

Askush nuk ka ndërmend ti bashkohet në bulevard, funeralit politik të Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të drejtë Lapsi.al në procesin kundër SPAK, që kërkonte të sekuestronte kompjuterat, serverat dhe celularët e ne gazetarëve, pas skandalit të grabitjes të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, për interesat elektorale të Partisë Socialiste.
Një trupë prej tre gjyqtarësh e kryesuar Dhimitër Lara hodhi poshtë urdhrin e dhënë një mesditë të diele, në fshehtësi të plotë dhe pa praninë e palëve nga gjyqtarja e shkallës së parë, Iliriana Olldashi.
Natyrisht, që nga ajo kohë ndryshuan shumë gjëra.

Së pari gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, me një precedent të rallë, e urdhëroi shtetin shqiptar të mbronte gazetarët, të mos ndërhynte në mjetet e punës së tyre dhe mbi të gjitha të garantonte fshehtësinë e burimit të informacionit. Pas kësaj, një sërë mediash ndërkombëtare dhe shoqatash të lirisë së shtypit e ngritën zërin për këtë manipulim politik të drejtësisë.

Të gjitha këto reagime erdhën pas një logjike të thjeshtë se Prokuroria e Posatçme po sillej si vëgël qorre e qeverisë. Ajo po merrej me median dhe gazetarët duke mos pasur këllqet e nevojshme për të hetuar E- Albanian nga e cila dyshohej se kishin rrjedhur të dhënat personale të qytetarëve, dhe as Partinë Socialiste, që i përdori ato deri në ditën e fundit, për të manipuluar zgjedhjet.

Por, elementi kryesor, që e ndryshoi lojën katërcipërisht ishte fakti se pas garës elektorale patronazhistët u bënë të panevojshëm, Rilindja fitoi betejën edhe falë të dhënave të vjedhura që kishin nëpër duar ata, prandaj, teatri i SPAK, sikur po vazhdonte ta hetonte këtë krim ndaj votës së lirë ishte i pavend.

Përpara 25 prillit SPAK mori përsipër rolin komik, sikur gjoja po investigonte, sikur i duheshin me patjetër të dhënat që dispononte Lapsi.al, për të shkuar tek e vërteta. Ai bleu kohë për ti lënë hapsirë partisë në pushtet ta zbatonte deri në fund planin e saj manipulativ. Dhe tani që ky objektiv u arrit, vazhdimi i farsës nuk kishte më vlerë.

LEXO EDHE:  Zotimi i Bashës për Kushtetutë të re/ Anastasi: Nuk vuajmë nga përmbatja por nga zbatimi

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Qërohuni me gjithë këtë demokraci!

Ndonëse përfaqësuesja e institucionit të akuzës, Enkeleda Millonai edhe këtë të enjte kërkoi në sallë mbajtjen e urdhrit të sekuestros dhe dorëzimin e bazës të të dhënave që ne dispononim, eprorët e saj dhe ata që supozohet se i kishin urdhëruar nga më lart, e ndjenin se e kishin plotësuar detyrën. Ata e bënë të tyren duke e zvarritur pas zgjedhjeve një çështje që kishte vlerë të zbardhej para tyre. Ata e dëshmuan devocionin ndaj partisë duke mos shqetësuar institucionet që kishin furnizuar me informacione të paligjshme PS-së, por duke u marrë me gazetarët që në këtë rast ishin vetë denoncuesit e krimit.

Por, tani kur gjithçka u mbyll me “happy end”, kur plani për zgjedhjet përfundoi me sukes, kur gjykata e çliroi Lapsi.al nga urdhri për sekuestro, kur alibia se ngjarja do zbardhet përmes dokumentit të publikuar ne media ra, SPAK nuk ka shpëtuar nga përgjegjësia publike.

Pasi i shërbeu rilindjes, Prokuroria e Posatçme e shleu borxhin. Tani ka për obligim të zbardhë të vërtetën për qytetarët. Shqiptarët e morën vesh se kë kanë patronazhist, por ata ende nuk e dinë se kush i furnizoi fuksat e lagjes me këto mjete spiunimi në emër të pushtetit.

LEXO TE PLOTE