Connect with Us

“Po mbledhim materiale, do i çojmë në SPAK”/ Ivi Kaso: Votat do të rinumërohen

Politikë

“Po mbledhim materiale, do i çojmë në SPAK”/ Ivi Kaso: Votat do të rinumërohen

Publikuar

-

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Ivi Kaso është shprehur se opozita po mbledh prova që do të çojnë drejt rinumërimit të votave. Kaso në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se procesi zgjedhor është karakterizuar nga parregullsi të shumta.

Më tej, ai shtoi se materialet e mbledhura do të çohen jo vetëm në SPAK por edhe në KQZ.

“Materialet që ne po nxjerrim do të çohen jo vetëm në SPAK dhe KQZ, por besojmë se ato do të çojnë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të një numri të caktuar votash dhe kutish. Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor.

Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla. PD kërkon të hedhë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK.”, u shpreh ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE