Connect with Us

“Pastroi imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve”/ Hoxha tregon fundin “e lumtur” të përrallës së OFL

Kronika

“Pastroi imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve”/ Hoxha tregon fundin “e lumtur” të përrallës së OFL

Publikuar

-

“Goditja e sotme ishte paralajmërim”/ Artan Hoxha zbërthen skemën, gjyqtarja ishte firma e fundit

Gazetari Artan Hoxha është ndalur sot tek Operacioni Forca e Ligjit që bëri bujë një vit para zgjedhjeve.

Gazetari thotë se gjithçka nisi tek dera e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak. Sipas Hoxhës, OFl ja arriti qëllimit duke pastruar imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve.

E mbani mend OFL(Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!
E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar me buje nga qeveria Rama?!
E dini ku i shfaq per here të pare ajo policia bjonde me syze dielli të erreta?!!

E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!
Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!

E pra gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.
Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake neës i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani bejini naften OFL-se, se nuk i duhet me askujt…
Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme…

Kot sa për kuriozitet, po u bej nje pyetje te fundit. A e dini per ke force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarsisht se vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes se Jan Prenges???!!! Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje tua them une….”, shkruan Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U përplas nga motori/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Ka ndërruar jetë në spital, 63-vjeçarja që u përplas pasditen e sotme nga një motor.

Zymrie Aqifi, 63 vjeçe nga Elbasani, u transportua drejt Tiranës pas plagëve të marra por nuk ka mundur t’u mbijetojë.

63-vjeçarja u përplas nga një motor teksa lëvizte në këmbë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit./CNA.al

Motori përplas këmbësorin në Elbasan/ Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 5 të arrestuar në Elbasan

Pesë persona janë vënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Q., 50 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike heroinë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë gjahu që e mbante pa leje e organeve kompetente dhe 5 bajoneta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

L., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka kanosur me një send të fortë, shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Elbasan;

T., 61 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente;

LEXO EDHE:  OFL “troket” në Tiranë/ Në shënjestër trafikantë dhe hajdutë

LEXO EDHE:  Prostitucion, vrasje dhe kanosje/ Kush janë katër personat e radhës në “sitën” e OFL

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u kap dhe u ndalua shtetasi B. N., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po realizonte video për TikTok/ Vetëvritet 10 vjeçari në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një 10 vjeçar me inicialet N.Y në njësinë Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike teksa po realizonte një inskenim në rrjetin social TikTok sikur po vetëvritej.

Familjarët e kanë gjetur të miturin pa shenja jete. Ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur./CNA.al

LEXO TE PLOTE