LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk do i njohim zgjedhjet ”/ Paloka: Më surprizoi urimi i Dukës për PS-në

3 Maj 2021, 19:18, Politikë CNA
“Nuk do i njohim zgjedhjet ”/ Paloka: Më surprizoi urimi i

Nënkryetari i PD, Edi Paloka  është shprehur se Partia Demokratike nuk do ti njohë zgjedhjet e 25 prillit. Ai  tha se është ngritur një grup me specialist dhe juridikë të cilët po merren me problematikat e zgjedhjeve.

Paloka shtoi se mosnjohja e zgjedhjeve do bëhet nëpërmjet vendimeve që do merren hap pas hapi, si fillim do të sistemojnë provat dhe më pas do të presin raportin e OSBE-ODIHR.

?Tani kjo është bërë e qartë, unë personalisht e kam deklaruar më shumë se njëherë se nuk njihen këto zgjedhje. Nuk diskutohet se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk ishin të tilla. Qëndrimet kanë qenë të qarta dhe nuk besoj se ka dilema për qëndrimin e PD-së dhe kryetarit , ndaj s?duhet të ketë dilema askund.

Basha dhe PD janë në një proces dhe kemi ngritur një grup me specialistë dhe juristë që po merren me problematikën e zgjedhjeve dhe me sistemimin e problemeve që ne i kemi nisur gjatë të gjithë fushatës zgjedhore, që janë denoncime e grupuara në lidhje me çdo parregullsi që është bërë gjatë këtij procesi. Unë si ish gazetar unë jam më i prerë dhe më i qartë. Nëse nuk do të më kishe ftuar në emision s?do e kishe kuptuar. Mosnjohja e zgjedhjeve është që vendimet do i marrim hap pas hapi, si fillim do të sistemojmë provat që kemi, do të presim raportin e OSBE-ODIHR dhe pas kësaj ne do të mbajmë dhe qëndrime tona politike?, ka thënë Paloka.

Më tej, nënkryetari i PD në një intervistë për AbcNews është shprehur se është surprizuar  nga urimi që Agron Duka i bëri PS, pasi sipas tij ai ka qenë i vetmi kandidat që ka këmbëngulur për denoncimet.

?Agron Dukën e kam mik dhe nuk e di se në çfarë kushtesh i ka bërë, nuk kuptova dhe më surprizoi urimi për PS-në pasi ka qenë ai ndër të vetmit kandidat që ka këmbëngulur për denoncimin. Tre personazhe janë në SPAK dhe njërit prej tyre i kanë liruar dhe pronën Altin Hajri, në kërkim për vrasje e për pengmarrje ishte baza e PS-së.

Të gjithë takimet e Ardian Çelës, Vangjush Dakos dhe PS bëheshin aty. Takimet i bënin pas orës policore pasi Dako nuk dite publikisht se kishte probleme me ambasadën amerikane. Kjo është prova e asaj që po them unë një javë pas zgjedhjeve atij i lirohet hoteli. Si këto dhe të tjerë Duka ka qenë i pari që denonconte abuzimin me blerjen e votës?, ka thënë ndër të tjera Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga