Connect with Us

Nga Anduena Llabani/ Kush po mbron krimin zgjedhor? 

Politikë

Nga Anduena Llabani/ Kush po mbron krimin zgjedhor? 

Publikuar

-

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk kaluan pa probleme.

Gjithçka filloi të marrë konture fakti, pas numërimit. Që metodologjia e maksimizimit të votave ka avancuar, kjo ka filluar të bëhet realitet me proceset në Shqipëri.

Por, edhe që dikush shfrytëzoi postin për të përfituar më shumë vota, edhe kjo është afërmendsh, sepse askush nuk i “vendosi pengesë“ dhe instikti dominoi ndaj frikës së shkeljes së ligjit.  

Por, që SPAK të “lante duart” nga denoncimet e qytetarëve për korrupsion e shpërdorim detyre, këtë nuk na e rrokte mendja, nisur nga pompoziteti i krijimit të kësaj Strukture të Posaçme, e cila u ndërtua si rrjetë e fuqishme apostafat për peshq të mëdhenj, peshkaqenë e mbase balena, po t’i binin brenda.

Një lumë padish kanë mbërritur tashmë në dyert e Prokurorisë së Posaçme. Ato kanë emra, prova, zullume, “afera“ dhe materiale që të japin shumë të kuptosh mbi atë që ka ndodhur, pavarësisht nëse dicka e tillë si zor të përmbysë rezultatin e 25 prillit.

Por çështja mbetet në parim: Do të ketë këllqe ndonjëherë drejtësia e re të dënojë politikanët? Se për këtë shkak “e frynë ballonin“ ndërkombëtarët, e për këtë, shpresuan shqiptarët.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i pari që depozitoi referimet e dhjetra kallëzimeve që mbërritën në e-mailin e tij, mbi atë që konsiderohet krim zgjedhor. Shumë prej këtyre kallëzimeve, kishin emra politikanësh, deputetësh, funksionarësh të lartë, eksponentësh të majtë e të djathtë, madje edhe kreun e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

LEXO EDHE:  Hajdarmataj dhe Prela jashtë SPAK-ut/ Zbardhen emrat e prokurorëve antikorrupsion

Pikërisht ndaj qytetarit të parë të Tiranës, SPAK ka deleguar në Prokurorinë e Tiranës, një prej 30 padive që janë depozituar këto ditë.  

Në kallëzimin penal edhe pse kryetari është një subjekt i posaçëm, pra duhet hetuar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, kreu i SPAK-ut shpalli mos-kompetencën.

Sipas argumentimit të tij, në këtë rast, kryetari Veliaj duhet hetuar nga prokuroria e rrethit.

Kallëzimi për shpërdorim detyre, sipas një logjike “dredharake“, nuk e bëka atë përgjegjës për shpërdorimin e postit, me ofrimin e vendeve të punës, shtrime rrugësh, si dhe dhënie ndihmash në prag fushate, të gjjtha në këmbim të votës.  

Madje vetë prokurorët, thanë për CNA.al, se kallëzimet e referuara për zyrtarët e lartë, janë të destinuara të mbyllen. Pasi ata nuk kanë kompetencë të hetojnë mbi veprimtarinë e subjekteve të posaçme të ligjit, edhe pse argumetimi i SPAK, fajëson strukturat e instutucioneve që drejtohen prej tyre.

E në këtë rast, hileja ndoshta prevalon kompetencën, e „peshqit“ sërish do të lundrojnë në ujëra të thella, edhe nëse ato janë të turbullta. Rreziku për ta, nuk është aSPAK afër./CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Karnavalet e Korçës/ Rama e nis ditën me festë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e nisur ditën me festë. Ai e ka uruar mirëmëngjesin me një video nga Karnavalet e Korçës.

Mirëmëngjes  dhe me festën e rilindur të Karnavaleve në Korçën turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar.

LEXO EDHE:  Berisha zbulon grupin brenda PS kundër Edi Ramës

LEXO EDHE:  Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

Në 10 prill të vitit 1994, në Korçë organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri.

Një vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

LEXO EDHE:  PD nxjerr zbuluar Veliajn/ Emrin e vëllait të Mark Frrokut për rrugën e miratoi PS

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Hajdarmataj dhe Prela jashtë SPAK-ut/ Zbardhen emrat e prokurorëve antikorrupsion

LEXO EDHE:  Nesër gjyqi/ SPAK kundër Lapsi.al për “patronazhistët”

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE