Connect with Us

“Ndodhemi në një krizë të thellë”/ Lisandër Hoxha tregon mënyrën për ringritjen e PD-së

Politikë

“Ndodhemi në një krizë të thellë”/ Lisandër Hoxha tregon mënyrën për ringritjen e PD-së

Publikuar

-

Ish nënkryetari i Forumit Rinor i Partisë Demokratike Lisandër Hoxha ka deklaruar se PD sot është në një krizë të thellë dhe se sipas tij është e nevojshme që të dëgjohet zëri dhe opinioni i mbësjhtetësve të djathtë dhe jo vetëm e strukturave.

Përmes një postimi në rrjetin social, Hoxha shkruan se çdo mendim është i vlefshëm për sa kohë i bën mirë forcës tonë politike.

Ish nënkryetari i FRPD-së thekson më tej se pranimi dhe bashkimi i forcave është mënyra më e mirë për ringritjen e PD-së.

Nese nuk jemi gati te flasim dhe te degjojme njeri tjetrin, si do te bindim shqiptaret se ne jemi alternativa ndryshe?

Nese ngujohemi ne qendrime politike dhe nuk dalim nga llogoret, a do te mund te ringreme PD ne nje force morale dhe fituese?

Nese perjashtojme dhe persekutojme sojin tone qe tenton te ofroje nje model ndryshe fitoreje, a do te mund te gjenerojme demokraci per Shqiperine?

Sot, Partia Demokratike ndodhet ne krize te thelle shumeplaneshe. Sot duhet te degjohet edhe votuesi yne dhe jo vetem strukturat, te cilat pjeserisht kane zgjedhur te sillen si sektar.

Çdo mendim eshte i vlefshem per sa kohe i ben mire forces tone politike.

Pranimi dhe bashkimi sipas meje, eshte rruga drejt nje ringritje te shpejte. Çdo njeri qe sjell nje platforme fituese duhet respektuar dhe duhet degjuar sepse kjo eshte ne traditen e se djathtes. Shmangia permes alibive te ankimimeve zgjedhore as nuk e ndryshon rezultatin dhe as nuk e zgjidh krizen politike dhe e kthen PD ne nje pakice elektorale, e cila nuk prodhon dot me besim ne shoqeri.

Te luftojme fort per çeljen e debatit politik mbi rrugen qe duhet te ndjeke PD!

Jemi te gjithe blu dhe te gjithe ne opozite me Rilindjen.

Te shpetojme shtepine tone nga fadromat e papergjegjshmerise, te cilat po na rrenojne themelet tona.

Liri&Demokraci”, shkruan Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-Beteja shtyhet pas pushimeve/ Rrjeti ironizon Bashën

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera deklaroi se “beteja sapo ka filluar”.

Por, në vend të betejës, për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi, sikurse shprehej Basha, zhvilloi një process farsë për kreun e PD në 13 qershor, ku dhe arriti të mbajë karrigen e kryetarit.

LEXO EDHE:  “Basha i përket një kaste të vjetër politike”/ Harxhi sfidon sërish kreun e PD

LEXO EDHE:  Shpërthen në kampin opozitar/ Basha-Kryemadhi përplasje për zgjedhjet vendore

Ndërkohë, që prej 14 qershorit, pra një ditë pas zgjedhjeve për kreun e PD, Basha nuk ka pasur më asnjë dalje mediatike dhe asnjë postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë nuk ka munguar as ironia në rrjetet sociale. Faqet e humorit ironizojnë Bashën, I cili në vend të “luftës” mesa duket paska nisur pushimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri gjerman për Europën, flet për negociatat/ “Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Publikuar

-

Nga

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që procesi i negociatave për Shqipërinë të ndahet nga procesisë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Roth, çështja duhet trajtuar në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara.

 “Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara të BE. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nuk ka asnjë interes duke e lënë vakum strategjik. Faleminderit”, shkruan Roth./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE