Connect with Us

Moviola e ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu, penallti e saktë për korçarët

Sport

Moviola e ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu, penallti e saktë për korçarët

Publikuar

-

Ndeshja e djeshme mes Kastriotit dhe Skënderbeut pati disa momente tensioni që u reflektuan edhe në moviolën e ndeshjes. Mungon një i kuq për Çelën në pjesën e parë, ndërsa në fund penalltia për korçarët është e drejtë.

10’ Mensah brenda zonës, humb topin dhe më pas Rami me një dorë të hapur ndërhyn dhe ia rrëmben. E rrezikshme, por as vetë Mensah nuk protestoi.

42’ Prodani godet me bërryl në fytyrë pa top Vangjelin dhe ndëshkohet me të verdhë, që është i dyti për të. Duhej i kuq direkt.

45’ Çela godet me kokë Sadriun pas një sherri të krijuar mes lojtarëve. Jorgji e fal dhe i jep vetëm të verdhë, ndërsa duhej akorduar menjëherë karton i kuq.

64’ Bardhi bën dy herë faull taktik me duar duke ndalur Marën. Jorgji e fal dhe nuk i jep të verdhë.

90+2’ Mara merr një pasim në hyrje të zonës, Rami e tërheq nga pas dhe ka penallti në favor të Skënderbeut dhe karton të verdhë për lojtarin e Kastriotit. Vendim i drejtë nga kryesori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Europa League/ Fitore pa vlerë për Romën, Manchester United gjen Villarealin në finale

Publikuar

-

Nga

Nuk ka pasur surpriza në “Olimpiko”. Mançester Junajtid ka siguruar biletën për në finale të Europa League. Pavarëisht fitores 3-2 mbrëmjen e sotme, ai turpërim 6-2 në “Old Traford” i kushton shumë ekipit të Romës. “Djajtë e kuq” janë të parët që kalojnë në avantazh falë Kavanit, por verdhekuqtë kanë ditur si të përgjigjen.

Në fakt pjesa e dytë ka nisur vrullshëm për italianët, që në harkun kohor të 3 minutave realizojnë dy gola. Madje pa kaluar shumë kohë, De Gea bën heroin në dy raste të tjera, për të mos lejuar surprizën e hidhur. Megjithatë ishte përsëri Kavani ai që vret vrullin romak, teksa në minutën e 68 tund rrjetën përsëri. Roma shënon sërish në minutën e 83-të, por fitorja nuk mund t’i sjellë kualifikimin.

Kështu, verdhekuqtë humbasin edhe trenin e fundit për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Në kampionat e kanë mbyllur garën për në këtë kompeticion, ndërsa trofeu i Europa League do të mund ti sillte biletën për në grupet e Champions-it sezonin e ardhshëm. Në këto kushte, Marash Kumbullës do i duhet të presë ende për të bërë debutimin e tij në kompeticionin më prestigjoz për klube.

Ndeshja tjetër

Arsenal dhe Villareal janë përballur në kuadër të gjysmëfinales së Europa League. Në ndeshjen e parë, Villareali kishte triumfuar me rezultatin 2-1. Por, në “Emirates”, ishte një ndeshje më e barazpeshuar dhe më e mbyllur. Pjesa e parë përfundoi pa gola, rezultat që i konvenonte Villarealit. Në pjesën e dytë, Arsenali mori iniciativën dhe tentoi të shënonte, por që nuk patën sukses në shfrytëzimin e disa rasteve të mira. Në anën tjetër, Villareali qëndroi mirë dhe rrezikonte përmes kundërsulmeve. Arsenali me gjithë ndryshimet që bënë, nuk arritën të shënojnë gol. Rezultati përfundimtar, Arsenal 0-0 Villareal. Tani, Villareali do të ketë përballë skuadrën e Manchester United në finale të Europa League.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dyshohet për trukime, UEFA nis hetimet për 3 skuadra kosovare

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit në Kosovë, po flitet sa vjen dhe më shumë për trukime ndeshjesh, ndonëse nuk është përmendur ndonjë ndeshje specifike.

Për këtë është në dijeni edhe Prokuroria e Shtetit, ndërsa tashmë është zgjeruar akoma edhe më shumë.

Së fundmi, “Indeksonline” UEFA i ka dërguar një letër Federatës së Kosovës, ku bëhet me diej se po heton 3 skuadra nga kampionati kosovar, të cilat dyshohet se kanë trukuar ndeshje.

UEFA ka nisur hetimet, për shkak të lëvizjeve të shpeshta në baste që kanë parë dhe në rast se diçka konkrete zbulohet, atëherë skuadrat i pret një dënim i rëndë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lautaro: Isha shumë pranë Barçës, sa mirë që qëndrova!

Publikuar

-

Nga

Lautaro Martinez fitoi titullin e parë kampion me fanellën e Interit katër javë para përfundimit të kampionatit dhe tani është vetëm një hap larg rinovimit të kontratës me zikaltrit. Duket se kanë kaluar vite drite që nga zërat që e çonin sulmuesin argjentinas në Spanjë. Duke folur për “Espn Argjentina”, vetë Lautaro e pranon se karriera e tij, në një moment, mund të kishte marrë një tjetër drejtimin … me ngjyrat “blaugrana”.

“Isha shumë afër Barcelonës, kisha folur për këtë me Messin, i cili më pyeti se si po shkonte marrëveshja, asgjë më shumë. Për mua do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Por ata kishin probleme ekonomike. Nuk u bë, kështu që qëndrova tek Interi. Dhe ishte zgjedhja e duhur, pasi fitova “scudetton”.

Në gjurmët e tij nuk ishte vetëm Barcelona. Një tjetër klub gjigant ishte në gjurmët e tij:

“Përfaqësuesit e Realit erdhën të më kërkonin dy herë kur isha në ekipet e të rinjve të Racing, por unë doja të bëja më parë emër në futbollin Argjentinas dhe bëra hapin drejt Europës kur isha gati. Nëse ëndërroj të luaj te skuadra “merengues”? Ka 5-6 skuadra që janë ndër më të mirat në botë sot dhe është normale që, kur emri yt lidhet me një nga këto klube, të dihesh krenar. Por unë jam plotësisht i përqendruar tek Interi. Unë ëndërroj një ditë të kthehem te Racing: tifozët janë të çmendur, të pasionuar, ata i ngjajnë atyre të Interit. Milito? Kam mësuar shumë prej tij “.

Pastaj një opinion për partnerin e tij në sulm, Romelu Lukakun, me të cilin afiniteti është i jashtëzakonshëm.

“Më pëlqen shumë se si ai luan, ne jemi shumë të lumtur në fushë. Përveç kësaj, ai është një person i shkëlqyer”.

LEXO TE PLOTE