Connect with Us

Mjekja shqiptare në Gjermani: Ky është medikamenti që shëron për 5 ditë simptomat e COVID

Sociale

Mjekja shqiptare në Gjermani: Ky është medikamenti që shëron për 5 ditë simptomat e COVID

Publikuar

-

Mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Meta ka folur për një medikament që po studiohet i cili mund të shërojë brenda 5 ditëve simptomat e COVID.

Medikamenti quhet EXO-CD24 dhe ai fillimisht është përdorur për trajtimin e kancerit. 29 persona me COVID të testuar, mjekja tha se janë shëruar.

“Përpjekjet tona nuk do mbeten vetëm te vaksinimi. Duhet të mendojmë për ato që e kalojnë covid keq. Për kategorinë e rasteve të rënda me covid po punohet për 1 mendikament që shëron brenda 5 ditëve simptomat e covid. EXO-CD24 është medikament i ri që ka filluar të studiohet në izrael fillimisht. Është te ato medikamente kundër kancerit në toal. Janë aplikuar vetëm për covid, kanë dhe modifikime, janë gjetur se kush do jetë më i përshtatshëm për covid. Te ai grup pacientësh që janë testuar kanë pasur sukses. Nga 50 që e kanë marrë 29 janë shëruar brenda 5 ditëve. Edhe ky është një lajm i mirë”, u shpreh Meta në një intervistë për Report Tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  E trishtë/ Covid-19 i merr jetën një tjetër mësuesi

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave në Greqi/ Mbi 1400 të infektuar

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  Ndërroi jetë nga koronavirusi/ I jepet lamtumira kreut të Kishës Ortodokse

LEXO EDHE:  Vaksina anti Covid mbërrin në Greqi/ Zbulohet data kur do aplikohet

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  Ja vendet që mirëpresin turistët amerikanë/ Çfarë thotë CNN për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Rritet sërish numri i viktimave në Greqi/ Mbi 1400 të infektuar

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE