LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Misteri 76-vjeçar/ Hitleri vdiq në bunker apo u arratis në Argjentinë?

3 Maj 2021, 06:27, Blog CNA
Misteri 76-vjeçar/ Hitleri vdiq në bunker apo u arratis në

Nga Matias Bauso ?Riot Times Online?

Në vitin 1969, Albert Panka mbushi 80 vjeç. Ai ishte një minator gjerman që kishte dalë në pension prej kohësh. Një njeri i vrazhdë dhe i mbyllur në vetvete, Panka ishte arrestuar rreth 300 herë në 25 vitet e fundit.

Ai nuk ishte kriminel dhe as nuk kishte probleme me alkoolin. Problemi i tij ishte ai i fizionomisë. Ngjashmëria e tij me Hitlerin ishte aq e madhe saqë dikush e denonconte atë sa herë që shfaqej në publik. Në raste të tilla ai arrestohej dhe merrej në pyetje nga autoritetet. Kur mbushi 80 vjeç, kërkoi publikisht që të lihej rehat dhe të lejohej ta jetonte në paqe pleqërinë e tij.

Telashet që e përndoqën Pankën nuk vinin për shkak të mustaqeve të tij të ngjashme me ato të Hitlerit,apo modelit të njëjtë të flokëve me Fyhrerin. Por shkak se një pjesë e mirë e njerëzve besonte se Hitleri ia doli të arratisej nga bunkeri, dhe se ai nuk kreu kurrë vetëvrasje, por u arratis në një vend larg nga Gjermania, ku u maskua si plak duke jetuar rehat dhe i pa ndëshkuar për krimet e tij.

Është e vështirë të dihet saktësisht se kush është personi që e stisi i pari këtë teori konspirative. Sidoqoftë, në rastin e vdekjes së Hitlerit, dihet saktësisht se kush ishte iniciatori i saj:Josif Stalini. Sovjetikët mësuan për vdekjen e Hitlerit një ditë pas vetëvrasjes së tij.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë Gjermane Hans Krebs, shkoi të takonte sovjetikët me një propozim për paqe dhe i informoi ata për vetëvrasjen e Fyhrerit. Takimi dështoi pasi sovjetikët kërkuan dorëzimin e pakushtëzuar. Krebs, që kishte qenë gjithnjë besnik ndaj shefit të tij, kreu vetëvrasje po atë pasdite.
Autoriteti më i lartë sovjetik në Berlin, gjenerali Georgi Zhukov, urdhëroi që lajmi i vdekjes së Hitlerit të vendosej në faqen e parë të ?Yllit të Kuq?, gazetës së ushtrisë. Por 3 javë më vonë, Stalini i tha një të dërguari amerikan se Hitleri ishte arratisur. Stalini tha se Hitleri ndodhej në Spanjë ose Argjentinë.
Ndërkohë, edhe në Gjermani Zhukov filloi të përsëriste të njëjtin version. Supozohet se motivi i Stalinit ishte të mbillte pasiguri, në mënyrë që vendet e tjera fitimtare të mos kishin sigurinë që ai vetë kishte tashmë. Nëse Hitleri ishte gjallë, ekzistonte gjithmonë mundësia e një rikthimi.

Prandaj, nuk kishte vend për qetësi apo masa të buta. Hija e Hitlerit të arratisur,i dha mundësi Stalinin t?i bindte të tjerët të vendosnin sanksione të ashpra ndaj Gjermanisë. Britanikët u shqetësuan shumë nga ky pretendim. Ata dërguan agjentin e shërbimit sekret dhe historianin Hjuxh Trevor-Roper që të rindërtonte faktet, dhe të mblidhte sa më shumë dëshmi dhe prova qëtë ishte e mundur.

Trevor-Roper hartoi një raport që mbështeti versionin e vetëvrasjes së Hitlerit. Por historiani anglez nuk mundi të mbështetej në dëshminë e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Hitlerit në ditët e fundit në Bunker, pasi ata ishin në duart e sovjetikëve. Por kur raportet dhe deklaratat e tij u de-klasifikuan, ata ranë dakord me konkluzionet e anglezit.

E sigurt është se strategjia e Stalinit ishte shumë efektive. Ai veproi vendosmërisht kundër Gjermanisë dhe ish-hierarkëve më të lartë nazistë. Por ai krijoi shumë konfuzion tek forcat e tjera fitimtare të luftës. Një raport i FBI-së disa muaj pas kapitullimit të nazistëve, rendiste destinacionet e shumta ku thuhej se ishte parë i gjallë Hitleri.

Mes tyre kishte destinacione sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Kështu thuhet se ai ishte arratisur nga Berlini me avion, ose nga Gjermania me një nëndetëse. Të tjerët pohuan se ai jetonte në një ishull në Detin Baltik, në një fortesë në Rheinland, në një manastir spanjoll apo në një kamp në Amerikën e Jugut.

Madje, disa pretenduan se e kishin parë të jetonte mes kriminelëve në Shqipëri. Një gazetar zviceran pretendoi se Hitleri dhe Eva Braun banonin në Bavari. Agjencia sovjetike e lajmeve botoi një lajm ku thuhej se Hitleri ishte parë në Dublin të Irlandës. Destinacione të tjera ku u tha se ishte parë në muajt e parë të pasluftës:në një kafene austriake, në një kongregacion murgjish tibetianë, në Arabinë Saudite, apo në një burg të fshehtë sovjetik në Urale.

Por me kalimin e viteve, versioni që fitoi më shumë popullaritet ishte se Hitleri arriti të arratisej dhe të shkonte në Argjentinë. Por ai a doli ai të arratisej? Kjo nuk është e qartë. Cili ishte destinacioni i tij i parë? As kjo nuk është e qartë.

Disa thonë se një helikopter e çoi në Austri, dhe nga aty një avion e çoi në Barcelonë, ku i hipi një nëndetëseje që kaloi Atlantikun për ta dërguar në Patagoni. Të tjerë supozojnë se udhëtoi në rrugë tokësore deri në Spanjë dhe më pas udhëtoi me nëndetëse.

Argjentina ishte destinacioni ideal për të gjetur një strehim për Fyhrerin. Një vend i largët me një hapësirë të madhe. Në fakt 2 nëndetëse gjermane arritën vërtetë në Argjentinë pas luftës (U-530 dhe U-977). Ato e bënë këtë që të mos u dorëzoheshin forcave britanike.

Por në asnjërën prej tyre nuk gjendej ndonjë nga udhëheqësit nazistë. Ata që mbështesin këtë version alternativ, flasin për një flotë me tre nëndetëse që u zhduk në prill të vitit 1945. Por e vërteta është se ato nuk u zhdukën por u fundosën nga flota aleate.

Historiani Riccard Evans ka botuar kohët e fundit një libër që analizon disa mite dhe teori konspirative mbi nazizmin. Ai analizon versionet e ndryshme në lidhje me arratisjen e Hitlerit, dhe i rrëzon ato një nga një me durim dhe saktësi./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://riotimesonline.com/brazil-news/mercosur/argentina/did-hitler-live-in-argentina-the-most-incredible-stories-and-conspiracy-theories-about-his-death-and-the-supposed-flight-to-patagonia

Lajmet e fundit nga