LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lisandër Hoxha vë para përgjegjësisë Bashën dhe Bardhin/ "I falën pushtetin Ramës"

3 Maj 2021, 17:49, Politikë CNA
Lisandër Hoxha vë para përgjegjësisë Bashën dhe

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, në një prononcim për CNA.al ka folur për situatën politike brenda PD-së, e cila u përball me humbje të thellë në këto zgjedhje.

Hoxha bën fajtor kryetarin e opozitës Lulzim Basha për këtë gjë, ndërsa e cilëson si personin që i fali pushtetin Edi Ramës.

?Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 25 Prillit, jo vetëm sepse ato u vodhën nga Rama, por sepse ne e dinim kë kishim përballë dhe nuk arritëm të siguronim fitoren. Asnjë alibi sot nuk më mbush mendjen se do e kthente rezultatin e zgjedhjeve. I gjithë investimi për të shitur disa skandale si një mbledhje faktesh për të ndryshuar rezultatin është një hipokrizi pa bosht, sepse në fund zgjedhjet do të njihen nga vetë PD, e cila me siguri do të futet në Parlament kokëulur duke bërë betime të reja për beteja titanësh. Në fakt, humbja më e madhe është për Shqipërinë, sepse do të mbetet e varfër, e vjedhur dhe peng e stabilokracisë.

Lulzim Basha u fal në 2015 sepse nuk ishte konsoliduar akoma në karrigen e tij. U fal në 2017 sepse na e kërkoi këtë gjë. I fali Ramës mandatet e opozitës mbi të cilat u ndryshua edhe Kushtetuta, edhe Kodi Zgjedhor në mënyrë të njëanëshme. I falëm të gjitha bashkitë e vendit, bashkë me 34 mijë nëpunës publik që shërbejnë aty. I fali edhe 4 vite pushtet Rilindjes, duke thyer një cikël historik në Shqipëri se askush nuk merr dot 3 mandate. Përtej gjithë këtyre sakrificave, Lulzim Basha në deklaratë para selisë së PD thotë se beteja sapo ka filluar. Pas 8 vitesh opozitë, përballje, sakrifica të shumë demokratëve ky qëndrim më duket i papërgjegjshëm?, u shpreh ai, ndërsa e vuri para përgjegjësisë kreun e PD dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin.

Ish-nënkryetari i FRPD-së i tha CNA.al se Basha, Bardhi dhe të gjithë ata që i quan humbës, duhet të përballen me qytetarët.

?Sa për zgjedhjet, është më mirë një e vërtetë e hidhur se një shpresë fallso. Do ju kujtoj golin e famshëm të Maradonës të 1986 në çerekfinalet e botërorit, ku ai shënoi një gol me dorë kundër Anglisë. Ai gol u quajt ‘Dora e Zotit’ dhe arbitri nuk e pa atë dhe për pasojë e certifikoi rezultatin. Pas disa vitesh, vetë Maradona e pranoi gabimin, por nuk ndryshoi asgjë, Argjentina mban akoma atë titull kampion bote.

E njëjta gjë me zgjedhjet politike. Ato kanë brenda një mal me parregullsi për të cilat forca jonë politike nuk kishte asnjë dyshim se do të ndodhnin. Përderisa është futur në zgjedhje, i kishte të gjitha mundësitë të zgjidhte një strategji tjetër për t’u përballur me kundërshtarin dhe jo të ankohet pas humbjes. Sot humbja është fakt dhe zoti Basha, z.Bardhi dhe të gjithë humbësit duhet të mbajnë përgjegjësi për të?, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga