LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lisandër Hoxha mesazh demokratëve/ “Duhet të luftojnë për çeljen e debatit politik”

3 Maj 2021, 18:22, Politikë CNA
Lisandër Hoxha mesazh demokratëve/ “Duhet të luftojnë

Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka dhënë një mesazh të fortë për demokratët.

Në një prononcim për CNA.al, Hoxha tha se çdo demokrat që e do PD-në duhet të luftojë sot për çeljen e debatit politik.

“Sot i gjithë investimi mediatik i PD-së është kthimi në retorikën politike të përditshme dhe jo përballja me krizën. Sot fshehja e humbjes nuk e ndryshon dot temën e ditës për çdo demokrat që është 12 vite opozitë. Ky është tmerri i Status Quo-së, që po ëndërrojnë për një garë të mbyllur në fund të Korrikut mes Z.Basha dhe ndonjë flluske sapuni me të cilin ka mbyllur një pakt para 5 ditësh. Kjo do të ishte humbja përfundimtare e Partisë Demokratike, e cila do të kthehet në partiçkë pa peshë.

Kush është demokrat dhe e do këtë forcë politike duhet të luftojë sot për çeljen e debatit politik. Edhe elektorati ynë, duhet të bëhet pjesë e debatit sepse vetëm kështu do mund të kthehemi në burim besimi për shoqërinë. Nëse kjo farse e stisur do të mbyllet brenda sertareve, që për një karrige të premtuar janë gati t’i hidhen të vetëve, atëherë Partia Demokratike mund të konsiderohet e marrë fund. Unë besoj tek debati i brendshëm, besoj shumë tek platformat e ringritjes dhe tek bashkimi i demokratëve?, u shpreh ai.

I pyetur për personin që ai mendon se është i duhur për të drejtuar PD-në nëse do të largohej Lulzim Basha, ish-nënkryetari i FRPD-së deklaroi se lidershipi i ri duhet të ngrihet mbi një projekt fitues dhe përbashkues.

Gjithashtu, Hoxha i tha CNA.al se do bëjë sa mundet që PD të bashkohet dhe të kthehet në forcë fituese, si dhe do të kërkojë hapjen e debatit politik me sa fuqi ka.

?Nëse flasim për emra sot do të vazhdonim debatin fars me Lulin apo kundër Lulit. Unë besoj se lidershipi i ri do të ngrihet mbi një projekt fitues dhe përbashkues, kurrësesi mbi retorikën dhe gjuhën e urrejtjes brenda llojit. Ata që i humbën zgjedhjet kanë hi vetëm për sytë e atyre që u kanë premtuar se do i garojnë për Kryetar Bashkie, për ca profile fallco në Facebook dhe për grupin parlamentar.

Të tjerët e shohin qartë krizën dhe kërkojnë nga ne përgjegjësi. Unë do bëj sa mundem që PD të bashkohet dhe të kthehet në forcë fituese. Do të vazhdoj të kërkoj hapjen e debatit politik me sa fuqi kam dhe shpresoj shumë që ky moment të mos na ndalë në rrugën tonë për një Shqipëri si e gjithë Europa?, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga