LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Kushtetuta është më shumë sesa Ilir Meta’/ Dy pyetje ligjore për nismëtarët e shkarkimit të Presidentit

3 Maj 2021, 17:45, Politikë CNA
‘Kushtetuta është më shumë sesa Ilir Meta’/ Dy

Socialistët nuk kanë humbur asnjë ditë kohë, me konfirmimin në qeverisje për një mandat të 3-të, do të rinisin menjëherë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, Ilir Meta.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cilin ngre dy pyetje ligjore për nismëtarët e shkarkimit të Presidenti.

 “Nja dy pyetje ligjore kam për nismëtarët e shkarkimit të Presidentit:

Cili është krimi i rëndë apo shkelja e rëndë që Presidenti i ka bërë Kushtetutës? Mundësisht cili është neni përkatës i Kodit Pebal apo i Kushtetutës që e trajton këtë shkelje?

Nëse një ambasador/e i/e huaj paska të drejtë të hyjë në çështjet e brendshme, konkretisht në zgjedhjet e një vendi sovran, përse Presidenti i Republikës së këtij vendi nuk e paska këtë të drejtë?!

Natyrisht këto pyetje nuk synojnë të marrin në mbrojtje pozicionin apo sjelljet publike të zotit Ilir Meta. Nuk justifikojnë madje as bastin publik, ku vuri dorëheqjen e Tij nëse Rama fitonte.

Por Kushtetuta është më shumë sesa Ilir Meta, Edi Rama, Yuri Kim e ca si shumëëë më shumë sesa parlamenti i shkërbythur që ska asnjë lidhje me të (Kushtetutën)…/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga