Connect with Us

Konfiskimi i pasurisë së Altin Hajrit/ GjKKO rrëzon kërkesën e SPAK

Aktualitet

Konfiskimi i pasurisë së Altin Hajrit/ GjKKO rrëzon kërkesën e SPAK

Publikuar

-

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK, për konfiskimin e pasurisë së Altin Hajrit. Sipas GJKKO pasuria nuk duhet të konfiskohet dhe nuk duhet t’i kalojë shtetit.

“Golden Resort” ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL.

Operacioni Forca e Ligjit vendosi sekuestro pasi Hajrat, u dyshuan për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre dhe skenë marrë dënim.

Ndërsa hetimi i SPAK për mos-justifikimin e pasurisë nuk ka bindur GJKKO dhe e ka rrëzuar konfiskimi.

LEXO EDHE:  Zvarritja e KLP/ SHBA-BE strategji për të mos lejuar bllokimin e SPAK

Aktualisht “Golden Resort” është  e nën menaxhimin e agjencisë së aseteve të sekuestruara dhe nëse SPAK humb apelin prona i kalon te zotit Altin Hajrit.

Në 20 maj do të jetë seanca në apelin e GJKKO, ku Prokuroria e Posaçme ankimori vendimin e shkallës së parë. GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës me argumentin se pasuria e Hajrajve ka ardhur nga burime të ligjshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Në dreq do shkojmë”/ Gazetari bën parashikimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Përputhen” ka nisur turin e audicioneve në çdo qytet dhe gjatë ndalesave të tyre është vënë re se janë të shumtë qytetarët që presin të takojnë ish-konkurentët.

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar me tone të forta, ndërsa në në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto ku qytetarët e Shkodrës vrapojnë të takojnë ish-konkurentet e “Përputhen”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kikia shpreh keqardhjen për nivelin e rinisë në vendin tonë, ndërsa thekson se me këtë rini “në dreq do shkojmë”.

Po ashtu ai thekson se me këtë rini, e ardhmja nuk do jetë kurrën e kurrës, më e mirë se e sotmja.

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë! Në dreq do të shkojmë

Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqeje të ”madhe”. As ka ardhur ndonjë personalitet i shoqërisë tonë dhe njerëzia po rend ta dëgjojë çfarë do të thonë.

Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e ri të shoqërisë tonë. Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen”, dhe njerëzia në Shkodër po vrapon ti prekë, ti shikojë nga afër se sa realë janë. Ti fotografojnë(të gjithë me telefona në duar), tu marrin autografe, të dëgjojnë çfarë do të thonë, çfarë mesazhes do tu japin për jetën dhe të ardhmen. Çfarë mendojnë ata për vendin dhe shoqërisë, si mund të bëhet(edhe më keq) ky vend etj etj.

Në Shkodër kjo, imagjinoni qytetet e tjera…

Dhe pastaj thoni që nuk është faji i popullit që gjërat këtu janë mbrapsht e lëmsh?

Ju mendoni se me këtë rini e me këtë nivel të shoqërisë ne do të ecim përpara?

Dhe ne presim demokraci, presim rini qe te jete me e mire se ne.

Jo more jo, kurrën e kurrës!”-shkruan Kikia.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Holanda ndezi dritën jeshile për Shqipërinë/ Nuk përmbahet më Rama

Publikuar

-

Nga

Holanda mbështet integrimin në BE/ Rama: Shqipëria u zhbllokua

Mediat holandeze raportuan sot se Parlamenti i Holandës mbështeti nisjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka shkruar se ky është një tjetër lajm i mirë pasi BE hoqi kufizimet për Shqipërinë.

Në një rpostim në rrjetet sociale Rama është shprehur se e kishte paralajmëruar këtë zhbllokim të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  “Shfryu” operacionin e bujshëm të policisë/ Prokurori në pritje të Vettingut

LEXO EDHE:  Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

Lajm tjetër i mirë

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim.

*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua”, ka shkruar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Fillon samiti Biden-Putin

Publikuar

-

Nga

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Takimi mbahet në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës.

Putini vazhdon të fuqizojë dominimin e tij mbi sistemin politik të vendit, duke shtypur aktivistët e opozitës, siç është rasti i Aleksei Navalnyt, dhe duke kufizuar lirinë e mediave.

Biden është presidenti i katërt i SHBA-së që takohet me Putinin.

Një zëdhënëse e presidentit amerikan ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk synon “rivendosjen e raporteve me Rusinë, por as përshkallëzimin e tyre”.

Që nga betimi i tij në pozitën e presidentit në muajin janar, Biden ka vendosur dy raunde sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Mëgjithatë, SHBA-ja ka rënë dakord që të zgjasë traktatin e ri të kontrollit të armëve START. Biden gjithashtu ka refuzuar të bllokojë përfundimin e gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”, i cili do të rrisë eksportet e gazit rus në Gjermani.

Disa orë para se të fillonte takimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet “nuk do të jenë të lehta” dhe mbase nuk do të shënojnë ndonjë përparim.

Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se të dy liderët pritet të flasin për katër ose pesë orë.

Agjenda e bisedimeve përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, krimi kibernetik dhe spiunazhi, ndryshimi i klimës dhe situata me pandeminë e COVID-19.

LEXO EDHE:  Betimi i 3 prokurorëve të SPAK/ Yuri Kim: Reforma në Drejtësi të përshpejtohet hap pas hapi

LEXO EDHE:  Ylli Ndroqi dhe lidhjet me elementët terroristë ndërkombëtarë

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me radhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Moska i mohon akuzat.

Raportet u përshkallëzuan më shumë në mars kur Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke e nxitur Rusinë të thërriste ambasadorin e saj në Uashington për konsultime. Shtetet e Bashkuara tërhoqën ambasadorin e tyre në prill.

Ambasadorët nuk janë kthyer më.

Takimi i Bidenit me Putinin pason takimet me udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara G7 dhe me udhëheqësit e NATO-s, të cilat i ofruan mundësinë për t’i riafirmuar këto aleanca dhe për të paraqitur një front të bashkuar ndaj rivalëve globalë – përfshirë Rusinë.

Në fillim të udhëtimit të tij jashtë SHBA-së, Biden tha se me Putinin do të bisedojë për fushat ku mund të ketë bashkëpunim, si dhe për dallimet që i ndajnë dy vendet.

“Do të udhëtoj në Gjenevë për të biseduar me një burrë, të cilin e kam takuar kohë më parë – presidentin Vladimir Putin. Ne nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë; ne duam marrëdhënie të qëndrueshme të parashikueshme. Dy vendet tona ndajnë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Biden më 9 qershor. REL

LEXO TE PLOTE