Connect with Us

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Politikë

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Publikuar

-

Gazetari thirrje Metës/ "Titujt nuk janë birra për të qerasur shokët"

Një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shkak të shkeljeve, që sipas tyre, ai i bëri Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kërkesën e konfirmoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku u miratua program i parlamentit në vazhdim.

“Para dhe gjatë fushatës zgjedhore Presidenti ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Kërkesa e deputetëve i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi, i cili e ka sovranitetin e duhur për të ushtruar mandatin e tij deri më 8 korrik” – tha zoti Balla.

Kërkesa e socialistëve do të shqyrtohet në komisionin e ligjeve dhe më pas mund të ngrihet një komision hetimor.

Presidenti Meta reagoi menjëherë për këtë nismë, duke e quajtur një “shashkë”, që synon të shmangë hetimin e krimeve zgjedhore. Ai theksoi se “asgjë nuk ka përfunduar” dhe është detyrë e gjithë subjekteve politike ta ndjekin procesin zgjedhor deri në fund. “Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit” – tha zoti Meta.

Mandati i rregullt i Presidentit Meta përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Fton Ballën për përballje/ Basha “ultimatum” Rakipit

Një propozim për të shkarkuar Presidentin nevojitet të miratohet me dy të tretat e votave në parlament. Më pas, vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit për shkarkimin e presidentit.

Ende nuk është e qartë nëse parlamenti aktual, të cilin zoti Meta e quan si antikushtetues për shkak të mandateve të djegura dhe moszëvendësimit të plotë të tyre, i ka apo jo votat e mjaftueshme për shkarkimin e tij.

Po ashtu mbetet për t’u parë nëse dy muajt e mbetur deri në fillim të korrikut do t’i mjaftojnë këtij parlamenti për të ndjekur gjithë procedurat e parashikuara për shkarkim.

Kjo është hera e dytë që shumica socialiste hap procedurat për shkarkimin e presidentit.

Përpjekja e parë u bë në vitin 2019, për shkak të dy vendimeve të presidentit, fillimisht për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore të qershorit dhe më pas, në nëntor të po atij viti, pas përplasjeve mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në korrik të vitit 2020, komisioni hetimor parlamentar i kontrolluar nga socialistët, pasi priti edhe opinion e Komisionit të Venecias, arriti në përfundimin se presidenti Meta kishte tejkaluar kompetencat, por shkeljet nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikonin shkarkimin e tij./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Heqja e anëtarëve të PD nga lista e votuesve/ Shfajësohet Jemin Gjana

Publikuar

-

Nga

Video- Gjesti i ulët i Jemin Gjanës/ Nxjerr çamçakëzin nga goja para gazetarëve

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme të shumë anëtarëve që nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat e votuesve të PD, kryetari i Komisionit zgjedhor, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat është justifikuar duke u shprehur se nuk ka qenë e qëllimshme.

Gjana është shfajësuar duke treguar se kjo ka ndodhur për efekt të publikimit herë pas here të ID të emrave.

Ai u ka kërkuar ndjesë anëtarëve që nuk kanë votuar duke thënë se këto lëvizje janë të paqëllimshme.

LEXO EDHE:  Basha nxjerr zbuluar Metën për dekretin

LEXO EDHE:  Meta komenton propozimin e Berishës për djegien e mandateve

Në përgjithësi janë lejuar të votojnë pa i penguar. Për efekt të publikimit herë pas herë të ID të emrave disa prej tyre nuk kanë qenë në listë, por jo se nuk kanë patur emrin listë. Ju kërkoj ndjesë që kanë votuar kundrejt kartës së anatërasië. Këto janë lëvizje pa qëllim”, ka thënë Gjana./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Spartan apo kandidatë për Spartan”/ Nënkryetari i PD Shkodër: Askush nuk mund të ndalojë rrugëtimin tonë

Publikuar

-

Nga

“Spartan apo kandidatë për Spartan”/ Nënkryetari i PD Shkodër: Askush nuk mund të ndalojë rrugëtimin tonë

Nënkryetari i PD Shkodër, Bashkim Rroji ka dalë me një reagim në rrjetet sociale.

Ai falenderon të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre që ky i fundit të bëhet pjesë e shoërisë civile.

Askush nuk mund të ndalojë rrugëtimin tonë drejt objektivave që kemi vendosur, shton ai.

“Se dija që jam shoqeri civile,

Një falenderim të veçant për të gjith ato.që paskan dhênë kontributin e tyre që të behem pjestar i shoqërise civile.

Falenderimet për perfaqsuesit e Qytetit tim

Falenderoj në mënyrë të veçant

Spartan apo.kandidat per spartan.

Kryetare apo.Nen kryetarë e pushtetit vendor.(pa.koment )

Drejtora apo kandidat per drejtora

Ju që ishit para pak.kohesh në krahe te kunderta

Rinoshave te kollarisur dhe ndonje qê mund te kem harruar te mê falin se njerêz jemi dhe gabojmë.

Një gjë ju them gjithve.

Askush nuk mund te.ndalojë rrugëtimin tonë drejt objektivave që kemi vendosur.

Ditë më të mira do te vijnë.

Respekte gjithmonê miqve.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Afera e incineratorëve/ Meta akuza Ëngjëll Agaçit dhe ish sekretarit të tij

LEXO EDHE:  “Rinia të përballet me të keqen që ka marrë peng vendin”/ Meta: Protesta zemra e demokracisë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Fakt/ Ku i humbi Lulzim Basha 28 mijë anëtarë

Publikuar

-

Nga

Video-Fakt/ Ku i humbi Lulzim Basha 28 mijë anëtarë

Në zgjedhjet për kreun e PD-së, në vitin 2017, Jemin Gjana që edhe në atë kohë mbante pozicionin e kreut të Komisionit Zgjedhor, deklaronte se me të drejtë vote në PD janë 103.952 anëtarë.

Sipas tij, në zgjedhjet e 2017 morën pjesë 59.834 anëtarë me të drejtë vote, ose 57.5 % e të gjithë anëtarësisë.

Ja, çfarë deklaronte Jemin Gjana në vitin 2017, para gazetarëve. 

 

Ndërsa në zgjedhjet për kreun e PD që po mbahen sot, i  njëjti kryetari i Komisionit Jemin Gjana, ka thënë se janë 75 000 anëtarë me të drejtë votë, që janë thirrur për të votuar, në zgjedhjet kryetarin e PD-së.

LEXO EDHE:  Nis beteja PDIU-LSI/ Idrizi kërkon t’i marrë Metës numëruesit

LEXO EDHE:  Kryemadhi e ‘impresionuar’ nga Stresi/ Ka treguar besim tek Meta

Ja, çfarë deklaron Jemin Gjana në vitin 2021, para gazetarëve. 

Pra, sipas Gjanës sot PD ka mbi 28 mijë anëtarë më pak se në 2017.

Thënë më qartë, në katër vite, Lulzim Bashës i kanë ikur mbi 28 mijë anëtarë ose 27 përqind e strukturave.

Nga mandati në mandat, Lulzim Basha vetëm ka kontribuuar në shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Ai dyshohet se e ktheu Partinë Demokratike në një parti interesash personale, që lidhen drejtpërdrejt me të dhe familjarët e tij.

Por përveç largimit të elitës së PD-së, Basha sikurse CNA.al e ka shkruar disa herë, ka shpartalluar edhe strukturat e kësaj force politike./CNA.al

LEXO TE PLOTE