Connect with Us

“Kemi të gjitha provat e nevojshme”/ Balla: 50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Metës

Politikë

“Kemi të gjitha provat e nevojshme”/ Balla: 50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, ka bërë me dije se një grup prej 50 deputetësh kanë firmosur propozimin e depozituar në Kuvend për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas Ballës, janë të gjitha provat e nevojshme, për të iniciuar shkarkimin e Presidentit të Republikës.

“Prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesën e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kanë depozituar kërkesën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Se presidenti, para dhe gjatë fushatës ka kryer veprime që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme që i kërkonte Presidentit të rikthehet në binarët e përcaktuara nga Kushtetuta, gjë që nuk ka ndodhur.

Presidenti ka vazhduar të kryejë veprime që bien ndesh me fymën e ligjit dhe Kushtetutës. Kuvendi do të shprehet në ditët në vijim. Kërkesa në aspektin formal plotëson të gjitha kushtet. Kjo kërkesë do ti kalojë dhe Komisionit të Ligjeve, i cili do të shprehet nëse kërkesa i plotëson kriteret ligjore dhe formale. Më pas do të ngrihet komisioni hetimor parlamentar që do të vlerësojë nëse qëndrojnë gjetjet apo jo.

Janë të gjitha provat e nevojshme, të cilat argumentojnë qëndrimin tonë dhe të gjitha provat e nevojshme për të iniciuar shkarkimin e Presidentit të Republikës”, u shpreh Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Publikuar

-

Nga

“Janë vjedhur paratë e tërmetit”/ Spiropali debat me Alibeajn: Ne kemi qetësi olimpike

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe analisti Enton Abilekaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në “Open”.

Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.

Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.

Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.

LEXO EDHE:  Rama i “shtrin dorën” Metës dhe Bashës/ I gatshëm të…
LEXO EDHE:  Video-Meta thirrje shqiptarëve në Malin e Zi/ Shfrytëzoni mundësinë historike

Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.

Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.

Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.

Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Malltezi i paditi në gjykatë/ Justifikohen Ben Blushi dhe Carlo Bolino: Shpifëm padashje

Publikuar

-

Nga

Malltezi i paditi për shpifje/ Ben Blushi dhe Carlo Bolino justifikohen në gjykatë: Ishte padashje

Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Abi Malltezi prej disa muajsh ka paditur në gjykatë për shpifje televizionin Top-Channel që drejtohet nga Ben Blushi dhe televizionin Report Tv të Carlo Bolinos.

Padia lidhet me akuzat që këto dy televizione kanë ngritur në drejtim të familjes Malltezi. Sot demokrati ka treguar se Top Channel dhe Bolino janë munduar të justifikojnë dhe t’i bëjnë bisht akuzave të ngritura nga vetë ata.

Sipas tij, Ben Blushi ka tentuar të shpëtojë nga padia duke thënë se “ka nevojë të hetohet”, ndërsa Bolino duke thënë se “nuk kishte parë dokumente” dhe “nëse ka shpifje dhe mashtrime ato janë padashje”.

Ka 3 muaj qe kam paditur per shpifje Bolinon qe lepin Ramen dhe shpif ndaj kundershtareve te Rames per te justifikuar dhoron 5000m2 toke e 1600m2 objekt caktuar per gjimnaz, si edhe Top Inceneratorin per shpifjet publike ne perpjekje per te fshehur grabitjen e parave publike per gjoja plehrat e qe po perfundojne ne xhepat e pseudogazetareve gjobaxhinj. Te paditur per shpifje dhe ne mungese te fakteve per shpifjet e tyre, tani kane filluar te shajne njeri-tjetrin se nga i kane shpifjet. Njeri thote qe nuk i kam nga vetja por (me gjeten budalla) Tualeti dhe Bolino.

Tualeti vete qe u gjet njehere fajtor per shpifje tani e dredh per te shpetuar nga padia e thote “ka nevoje te hetohet”, ndersa Bolino dje ne gjykate shprehej se “kaq dinte”, se “nuk dinte me tej” se “nuk kishte pare dokumente” dhe “nese ka shpifje dhe mashtrime ato jane padashje”. Beri 3 emisione me shpifje e mashtrime dhe tani kur duhet te paraqese provat ne gjykate perdridhet me padijeni. Ktheni gjimnazin Tiranes, ktheni parate publike qe gjoja merren per plehrat e perfundojne reklama per pseudogazetare lepires. Dhe ejani o pisanjose te ballafaqojme provat ne gjykate“, shkruan Malltezi në rrjetet sociale./ CNA.al

“10 mashtrime të Carlo Malavitës”/ Malltezi: Eja në gjyq, mos u fshih pas lëpirjeve

Nuk paraqitën asnjë provë/ Malltezi padit për shpifje Top Channel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet mesazhi i Bardhit për demokratët/ Tani nis analiza, në 17 korrik Kuvendi

Publikuar

-

Nga

Zbulohet mesazhi i Bardhit për demokratët/ Tani nis analiza, në 17 korrik Kuvendi

Partia Demokratike do të mbledhë më 18 qershor Kryesinë. ABC News bën me dije se, sekretari i Përgjithshëm Gazment Brdhi u ka nisur një mesazh demokratëve, të cilët i njofton për mbledhjen.

Në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet analiza në nivel qarku për zgjedhjet e 25 prillit, të cilësuara si masakër zgedhore. Gjithashtu në 17 korrik do të thirret Kuvendi Kombëtar i PD.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për maskrën zgjedhore të 25 Prill.

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi,” shkruhet në mesazhin e Bardhit./CNA.al

LEXO TE PLOTE