Connect with Us

“Kemi përgatitur raportet”/ Kaso: Rinumërim të votave në disa qarqe

Politikë

“Kemi përgatitur raportet”/ Kaso: Rinumërim të votave në disa qarqe

Publikuar

-

Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso ka treguar hapat që Partia Demokratike pritet të ndërmarrë përsa i përket parregullsive të raportuara si gjatë fushatës zgjedhore ashtu edhe gjatë procesit të numërimit.

Kaso u shpreh se në një mënyrë ose në një tjetër do të ketë rinumërim të votave në qarqe ku parregullsitë kanë qenë të shumta. Ai theksoi se PD ka përgatitur raporte të hollësishme, të cilat i ka dorëzuar edhe tek ndërkombëtarët.

Zonat më problematike ju e dini se e keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminaliteit si ajo e Elbaanit dhe e Shijakut. Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që cojnë në rinumaërimin e një numri të caktuar votash.
Sigurisht që të gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzuar faktorit ndërkombëtar”, tha Kaso.

I pyetur në lidhje me pritshmëritë e PD, ai u shpreh:

LEXO EDHE:  Denoncimi i fortë/ Boiken Abazi: “Do nxjerrim videon e komisionerit që firmos fletë votimi”

“PD së pari ka detyrimin të hedhi dritë sado të errët të këtij procesi zgjedhor, ajo farë presim është vënia në dispozicion e provave për manipulimin e një procesi zgjedhor, dhe ajo cfar ka ndodhur nuk duhet të pranohet dhe përsëritet jo vetëm në Shqipëri por askund.”
Nëse memoria nuk më tradhëton kemi depozituar mbi 140 kallëzime në prokurori të zakonshme dhe 40 prej tyre në SPAK. Sigurisht në varësi të zbulimeve do të kërkohet përfundimisht rikuperimi i ligjshmërisë së procesit nëpërmjet mekanizmave përkatës”, është shprehur Kaso./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE