LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-këshilltari i Berishës: Basha është i pabesueshëm, po përpiqet të radikalizojë situatën

3 Maj 2021, 20:11, Politikë CNA
Ish-këshilltari i Berishës: Basha është i pabesueshëm,

Ish-këshilltari i Sali Berishës, Flamur Kuçi, teksa ka komentuar deklarat e kreut të PD Lulzim Basha lidhur me zgjedhjet, u shpreh se ky i fundit po përpiqet të radikalizojë situatën, me qëllim forcimin e pushtetit të tij brenda PD.

I ftuar në ?Quo Vadis?, Kuçi e quajti kreun e demokratëve të pabesueshëm.

?Kam dyshime të forta mbi motivet e këtyre qëndrimeve. Ishin të pritshme, pothuajse të deklaruara pasi u bë i qartë ku po shkonte rezultati.

Është një tentativë për të radikalizuar situatën, duke përforcua pozitat brenda partisë. PD duhet të jetë në udhëkryqin e besueshmërisë në raport me zgjedhësit e saj. Ka shumë të pavërteta në atë që kreu i partisë ka thënë para dhe pas procesit zgjedhor. Të thuash që na u vodh vota, kam përshtypje që do të lerë vrima të mëdha besueshmërie.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga