LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazeta britanike “plas bombën”/ Në rrezik Liga e Kampionëve, UEFA heton Sitin. Ja arsyeja

3 Maj 2021, 17:16, Sport CNA
Gazeta britanike “plas bombën”/ Në rrezik Liga e

Sipas asaj që raporton ?Daily Mail?, UEFA ende nuk e ka mbyllur hetimin për sa i përket Fair Play Financiar të shkelur nga skuadra e Mançester Sitit, teksa nuk përjashtohet dënimi i ashpër ose gjobë ndaj ?qytetarëve?.

Në shkurtin e vitit të kaluar, UEFA vendosi të ndalojë për dy vite pjesëmarrjen e Sitit në Ligën e Kampionëve dhe i ndëshkoi me 30 milion euro gjobë, por vendimi u hodh poshtë nga gjykata e TAS-it në Zvicër, e cila e zbriti dënimin në një gjobë 10 milion euro.

Një histori e cila dukej se ishte mbyllur, por ende nuk është zgjidhur plotësisht. Vetë drejtuesit e Premier Ligës janë shprehur se nuk do të flasin deri sa kjo çështje të mbyllet.

Në dëm të Sitit dolën disa dokumente ku dukej qartë shkelja financiare, por vetë klubi reagoi me pretendimin se këto letra ishin ?jashtë kontekstit? dhe ishin vjedhur për të dëmtuar reputacionin e klubit.

Lajmet e fundit nga