Connect with Us

Finalja e Europa League: Merret vendimi zyrtar, 9500 tifozë në stadium

Sport

Finalja e Europa League: Merret vendimi zyrtar, 9500 tifozë në stadium

Publikuar

-

Finalja e Europa League do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë. Manchester United mund të cilësohet i kualifikuar pas triumfit 6-2 në duelin e parë gjysmëfinal ndaj Romës.

Përballja tjetër është ajo mes Villarealit dhe Arsenalit. Ekipi spanjoll fitoi 2-1 në fushën e vet dhe sfida e kthimit që do të luhet të enjten në Londër, do të jetë tepër e fortë dhe e luftuar.

UEFA ka marrë një vendim zyrtar ditën e sotme, duke gëzuar tifozët e skuadrave. Në “Stadion Miejski” do të kenë mundësi të futen 9500 tifozë, ndryshe 25% e kapacitetit të stadiumit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vllaznia u shpërfytyrua ndaj Kukësit, ja deklarata e Brdaric pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Pas humbjes me rezultatin 3-1 ndaj Kukësit në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç ka folur në mikrofonat e “SuperSport” duke analizuar këtë takim:

“Humbja e sotme të dhëmb shumë, duhet ta analizojmë këtë disfatë për ndeshjen e rradhës. Gjatë pjesës së parë kishim tjetër strategji, ndryshoi gjithçka për atë që kishim planifikuar, prandaj bëra dhe shumë zëvendësime gjatë pjesës së dytë për të ndryshuar diçka.

Nuk është e pranueshme që bëmë shumë gabime në pjesën e parë, nuk kishim presion në këtë takim. Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme, duhet të shkonim për të luftuar.

Dilaver bëri pushim sepse ka patur shumë ngarkesë dhe e lamë të pushonte disi nga ngjeshja e shumtë e kalendarit dhe e ndeshjeve. Ne nuk kemi vetëm 11 lojtarë ne kemi në përbërje kemi shumë lojtarë, Eni Imami duhet të jetë i përgatitur sepse të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm për të gjithë pjesët e sezonit.”

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia i thotë lamtumirë titullit, mundet nga Kukësi në “Elbasan Arena”

Publikuar

-

Nga

Kukësi ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Një disfatë tepër e hidhur kjo për shkodranët e Brdariç, të cilët duket se kanë humbur “trenin” e titullit, teksa tashmë iu duhet një mrekulli në 4 ndeshjet e mbetura.

Eze, Taipi dhe Gavazaj ishin autorët e golave për verilindorët, ndërkohë që golin e vetëm për Vllazninë e realizoi Ardit Hoxhaj me penallti. Në këtë përballje u akorduan dy 11-metërsha, teksa më herët realizoi Taipi në radhët e Kukësit.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, u rikthye te fitorja pas 3 humbjes, ndërkohë që shkodranët e kanë ndërlikuar ndjeshëm situatën me këtë humbje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Daja: Shkojmë në Korçë për të marrë 3 pikët

Publikuar

-

Nga

Ilir Daja është duke kryesuar kampionatin shqiptar me Partizanin pas fitores që u arrit mes vështirësisë kundër Apolonisë. Të kuqtë përfituan edhe nga barazimi i Vllaznisë me Teutën, duke marrë vendin e parë në klasifikim. Përpara ndeshjes që do të zhvillohet ndaj Skënderbeut, trajneri Daja kërkon nga ekipi që të harrojë tërësisht derbin që i pret kundër Tiranës.

I gjithë fokusi duhet të jetë te Skënderbeu dhe jo më kot pasi korçarët janë rritur së tepërmi në performancën e tyre. Në konferencën para ndeshjes sipas raportimit të “Supersport”, Daja ka garantuar për tifozët se nuk do të lëshohet kreu aq lehtë për shkakun e presionit pasi nuk e ka për herë të parë kryesimin.

“Dueli? Do jetë një ndeshje e luftuar, por do të shkojmë në Korçë për të luftuar për marrjen e tre pikëshit. Unë nuk e kam për herë të parë në krye, janë edhe disa lojtarë që kanë dalë kampionë me Partizanin, kanë eksperiencë për të menaxhuar këto situata. Na vjen mirë që jemi në krye, e kemi merituar të jemi aty. Duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi te Skënderbeu, nuk do na bënte mirë të shpërndaheshim te ndeshjet e tjera.

Mungesat? Mala dhe Bardhi, dy mungesa të rëndësishme, për vetë vlerat që kanë dy lojtarët. Besojmë se do t’i minimizojmë mungesat e këtyre lojtarëve me lojtarë që kemi në dispozicion. Problem është fakti që do kemi pak alternativa në stol, për të bërë ndërrime në pozicione natyrale, jo në vlera.

Derbi? Unë e di që nuk kam ndeshje pas Skënderbeut… Që do të thotë se as nuk do kursejmë dhe as nuk do mendojmë për asgjë tjetër, do të fokusohemi me të gjithë energjitë psiko-fizike për Skënderbeun. Rezultati është kryesori në këtë fund kampionati. Të marrësh tre pikë në Korçë, do të thotë që duhet të vlerësojmë të gjithë kundërshtarin. Skënderbeu ka lojtarë që mund të godasin, sidomos në sulmin e shpejtë. Presioni nuk është vetëm te ne, edhe ata kanë presion për arsyen e gjendjes në tabelën e klasifikimit, edhe atyre u duhen pikët. Shpërndarja e presionit është e barabartë, por ne kemi potencialin më të madh për ta përballuar këtë presion. Mund të kemi një qetësi më të madhe, sepse kemi një objektiv më të madh“, tha Daja.

LEXO TE PLOTE