LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare!/ Hiqet si punonjës gjykate, mashtron komshien me 1 mln lekë

3 Maj 2021, 19:14, Denoncim CNA
Fiks Fare!/ Hiqet si punonjës gjykate, mashtron komshien me 1 mln lekë

Mashtron komshien duke i marrë një milion lekë të vjetra. I premton që do t?i marrë ndërtuesit të pallatit që është zhdukur, rreth tetë milion lekë të vjetra që nuk ja ka dhënë akoma në bazë të kontratës. Ai i thotë se është jurist, dhe punon në një gjykatë. Pasi të marrë një milion lekët që do t?ja jap kolegëve të zyrës për të përshpejtuar procesin, tetë milionë lekët që i ka ndërtuesi, do t?i kalonin zonjës nga thesari i shteti në llogarinë e saj bankare.

Nexhmije Qerimi nga Vlora e ankohet në Fiks Farë se është mashtruar nga komshiu i saj. Historia nis me kontratën që kanë lidhur me ndërtuesin e pallatit në bazë të të cilës duhet të merrnin rreth nëntë milion lekë si bashkëpronarë të truallit. Por ky i fundit u zhduk dhe nuk ja bëri kurrë pagesën që i detyrohej. Pas shumë vitesh që zonja nuk mundi ta merrte shumën, ajo tregon se komshiu i saj Arsid Hametaj , i premtoi se do ja merrte ndërtuesit për lllogari të saj.

Ai duke ditur hallin e zonjës, dhe duke njohur sipas saj ligjet pasi është jurist, i premtoi se brenda një muaji do t?ja bëntë kalimin e lekëve nga thesari. Por për këtë kalim dhe për të përshpejtuar procedurat ajo duhet t?i jepte një milion lekë të vjetra. Këto lekë do të shërbenin jo si rryshfet, por për t?ja dhënë kolegëve të zyrës. Sipas zonjës ai i kishte thënë që punonte në Gjykatën e Shkallës së Parë të Pronësisë, Tiranë. Sipas saj ky nuk do ishte rryshfet, por thjesht do përshpejtonte procesin dhe brenda 45 ditësh në llogarin e saj do kalonin nga thesari i shtetit nëntë milion lekët që i detyrohej ndërtuesi. Porkëto lekë nuk ju hodhën asnjëherë në llogari dhe zonja kur e kuptoi që ishte mashtruar e ballafaqoi dhe e denoncoi në polici. Ka bërë dy kallëzime dhe të dyja herët Arsidi ka nënshkruar një marrëveshje ku thotë që do t?ja kthejë lekët, por ende nuk ja ka kthyer. Gjithashtu ai ka deklaruar se lekët ja ka marrë për arsye shëndetësore në fomë borxhi, duke mohuar kështu arsyen e vërtetë.

Zonja Nexhmie në momentin që nuhati që Arsidi po e mashtronte, regjistroi një telefonatë më Arsid Hametaj. Në këtë telefonatë ai pranon që një milionë ja ka marrë për t?i kthyer lekët që nuk i ka dhënë pronari i pallatit. Ai i thotë që për një javë ai do t?i sjellë shkresat dhe do t?i kalojnë lekët në llogarinë e saj bankare. Madje për ta siguruar ai i thotë se një milion lekët që ia mori do ja kthejë sërish zonjës nga rroga e vet, dhe kur t?i bëhet kalimi i tetë milion lekëve, ajo do të duhet t?ja jap mbrapsht. Këtë fakt Arsidi e ka mohuar në polici dhe ka deklaruar se i ka marrë borxh për arsye shëndetësore. Zonja e ka dërguar regjistrimin në polici, por është në dorë të prokurorit për ta marr si provë ose jo.
Fiks Fare kontaktoi në telefon edhe me Arsid Hametaj. Ai pranon që ja ka marrë lekët zonjës dhe do t?ja kthejë, por thotë që i qëndron deklarimit që ka dhënë në polici që i ka marrë për arsye shëndetësore, borxh. Ai thotë se këtë çështje do ta zgjidhi gjykata, pasi nuk i intereson shumë për regjistrimin që ka bërë apo ka zonja./ tch

Lajmet e fundit nga