Connect with Us

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Lajme

Evropa dhe lufta për lirinë e shtypit

Publikuar

-

Liria e shtypit është një nga vlerat themelore demokratike të BE-së. Por në disa shtete anëtare ajo është gjithnjë e më tepër në rrezik. Çfarë mund të bëjë Evropa?

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin organet e shtypit me gjykime frikësuese dhe shpesh me sulme verbale abuzive,” thuhet në raport. “Kjo prirje u forcua që kurse Janez Jansa, drejtuesi i partisë së djathtë ekstreme SDS, u bë kryeministër në mars 2020 “. Ai do të marrë presidencën e radhës së BE në verë dhe frika prej problemeve politike është e madhe. Në shkurt Jansa mori një paralajmërim publik për shkak të sjelljes së tij ndaj një gazetareje nga Brukseli.

Klimë brutale për gazetarët

Mojca Pasek, redaktore e vjetër e TV Slovenia, thotë se kryeministri i kishte quajtur në twitter prostituta dy gazetare që kishin shkruar për qëndrimet radikale të djathta të partisë së Jansas SDS. Gazetaret e hodhën kryeministrin Janez Jansa në gjyq, morën të drejtë në instancën e parë, por nuk patën sukses në gjykatën e apelit. Gjykatësit vendosën që deklarata e kryeministrit nuk binte në kundërshtim me lirinë e shprehjes, liri kjo, e cila për politikanët duhet parë edhe më gjerë se për njerëzit normalë. Kryetari i gjykatës së apelit njihet si një mbështetës i Jansas.

Mojca Pasek thotë se gazetarët vuajnë nga klima brutalesepse nuk dini si të sillen. Por ajo e konsideron veten si luftëtare dhe dëshiron ta vazhdojë misionin e saj për t’i treguar publikut të vërtetën për qeverinë. Duhet të jesh profesionist, të kontrollosh të gjitha faktet dhe të mos frikësohesh, thotë ajo.

Delikat eshtë edhe raportimi mbi situatën e Agjencisë Sllovene të Lajmeve “sta”. Vëzhguesit në Ljubljanë konfirmojnë se kjo agjenci ka reputacion mjaft të mirë, është profesionale dhe e paanshme. Megjithatë qeveria i ndërpreu fondet duke dhënë si justifikim se “sta” kinse nuk përmbush detyrimet për raportimin.

BE ka një problem

“Disa nga politikanët tanë janë skandalozë dhe agresivë dhe nuk u përmbahen standardeve evropiane,” thotë studiuesi i mediave Marko Milosavljević nga Universiteti i Lubjanës. Ai konstaton një problem të gjerë për BE-në për shkak se rregullat demokratike nuk respektohen më dhe se politikanët kryesorë përdorin ose mbështesin sulmet seksiste, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes. “Ne e shohim këtë gjë në Slloveni, Hungari, Poloni, Serbi dhe vende të tjera” – thotë Marko Milosavljević.
Ai i konsideron Viktor Orban, Janez Janša dhe të tjerët si “forca shkatërruese që provojnë se sa larg mund të shkojnë”. Ideologjia e tyre bie ndesh me vlerat e BE-së. Por për shkak se “ata nuk kanë marrë një mesazh të qartë kundër politikave të tyre të papranueshmedhe nuk janë sanksionuar, ata vazhdojnë dhe do të shkatërrojnë gjithçka që kemi arritur në Evropë gjatë 75 viteve të fundit”.

LEXO EDHE:  Raprezalja e Sokol Ballës/ 2 muaj Drejtor Informacioni në Top Channel, 3 gazetarë largohen nga puna

Marko Milosavljević beson se BE duhet patjetër të bëjë diçka për t’iu kundërvënë këtij zhvillimi, përndryshe, si BE-ja do të përfundojë në një institucion pa rëndësi si Lidhja e Kombeve para Luftës së Dytë Botërore. “Institucionet evropiane, por edhe qeveritë e tjera, duhet ta luftojnë këtë fenomen sa më shumë të jetë e mundur”, paralajmëron studiuesi i mediave Marko Milosavljević. “Sllovenia është një vend demokratik dhe kemi pasur një nivel të lartë debati politik. Shpresojmë se mund të kthehemi në këtë pikë – edhe me ndihmën ndërkombëtare”.

BE-ja ka pak hapësirë veprimi

Komisionerja e BE, Vera Jourova, përgjegjëse për lirinë e shtypit në Bruksel pranon në një intervistë me DW, se në BE nuk ka një legjislacion efektiv evropian për të mbrojtur në mënyrë efektive median

“Unë ndodhem në një vakum, ku nuk është e lehtë të veproj me vendosmëri”. Mekanizmi i ri për sundimin e ligjit, sipas të cilit një vendi anëtar mund t’i anulohen fondet e BE-së ka vetëm një përdorim të kufizuar, sepse sipas këtij ligji, duhet të dëshmohet që ka një lidhje midis shkeljes së lirisë së shtypit dhe fondeve në fjalë – gjë që vështirë se mund të bëhet në realitet.

Komisionerja Jourova bën thirrje për më shumë kompetenca dhe është tejet e bindur se BE-së i duhen instrumente dhe rregulla të re./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Prej ditësh i shtruar në spital/ Humb jetën nga Covid ‘Mjeshtri i Madh i Punës’ Vehap Xhindolli

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jeta “Mjeshtri i Madh i Punës”, Vehap Xhindolli. Ai  ishte shtruar në spital, pasi ishte i prekur nga koronavirusi, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në moshën 80-vjeçare.

Xhidoli është një emër i shquar i peshngritjes ku për 10 vite ai ka mbajtur titullin si ‘kampion absolut’, dhe ai di 5 gjuhë të huaja.

Në moshën 70-vjeçare Xhindolli nisi të mësojë gjuhën angleze dhe brenda një viti arriti të përkthente libra nga anglishtja, e cila ishte gjuha e pestë që njihej shkëlqyer prej tij.

LEXO EDHE:  BE vendos afat qershorin për rezultate në dialogun Prishtinë-Beograd

LEXO EDHE:  Basha “i përvishet” Ramës/ “Batakçi, po na mbyll derën e Europës”



Në rini kishte mësuar rusishten, frëngjishten, gjermanishten.

Xhindolli njihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha dhe i ishte akorduar edhe titulli “Qytetar Nderi” i Elbasanit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm/ Sfidat kryesore me të cilat përballen qeveritë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Qendres dhe Drejtori Ekzekutiv i Insitutit për Dialog Ndërfetar, dr.Arben Ramkaj u ftua për të marrë pjesë ne webinarin virtual të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Drejtësinë dhe Sundimin e Ligjit (IIJ) me tematike ” Luftimin e Kërcënimit Transnacional të Ekstremizmit të Dhunshëm Racional ose Etnik (REMVE)” webinar  ky qe u mbajt në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA 76).

Në këtë Ngjarje Anësore të UNGA 76, zyrtarë të lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Agjencia e Kërkimit të Ministrisë Suedeze të Drejtësisë dhe Mbrojtjes, Zyra e Mbretërisë së Bashkuar të Jashtme, Commonwealth & Development dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara  Kundër Terrorizmin (UNOCT)  diskutuan tendencat e fundit në  rekrutimin, propagandën dhe komplotet, dhe sfidat kryesore me të cilat përballen qeveritë në punën për të kundërshtuar terrorizmin  këtë kërcënim urgjent ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  Legalizimi i kanabisit/ BE distancohet nga deklaratat e Ramës: Nuk jemi të përfshirë!

LEXO EDHE:  Legalizimi i kanabisit/ BE distancohet nga deklaratat e Ramës: Nuk jemi të përfshirë!



Ngjarja gjithashtu  njoftoi  krijimin e një Forumi të ri të Zbatimit të Ligjit Kundër Terrorizmit për të adresuar REMVE dhe për të nxjerrë në pah udhëzuesin e praktikuesit të Drejtësisë Penale IIJ për Adresimin e REMVE-një burim kryesor për aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë në trajtimin e këtij fenomeni shqetësues.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon, kryeson Mali i Zi

Publikuar

-

Nga

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin. Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një pjesë të administratës, por të ardhurat nga puna na rendisin të fundit, krahas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Kosovës.

Në pjesën e parë të vitit, paga në shtet arriti në 68 000 lekë (563 euro) ndërsa në sektorin privat, 51 mijë lekë (422 euro).

Sipas sektorëve, bankierët dhe punonjësit teknologjisë së informacionit paguhen më shumë 990 euro (120 mijë lekë) dhe 730 euro (88.000 lekë), ndërsa pagat më të ulëta ndahen në ndërtim (347 euro) dhe bujqësi e peshkim (298 euro).

LEXO EDHE:  Paketa Antishpifje/ OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias online

LEXO EDHE:  Legalizimi i kanabisit/ BE distancohet nga deklaratat e Ramës: Nuk jemi të përfshirë!



Pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj. Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).

Rritja e rrogave është një ndër synimet kryesore të qeverisë në programin për 4 vitet e ardhshme. Ajo programon që deri në 2025-ën, paga mesatare në administratë të rritet me 25 për qind, për të shkuar në 85 000 lekë ose 700 euro.

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane./euronews

LEXO TE PLOTE