Connect with Us

E pazakontë/ Sindi në një përballje me Arian Konomin

Showbizz

E pazakontë/ Sindi në një përballje me Arian Konomin

Publikuar

-

Ditën e sotme në Përputhen ka pasur një përballje të pazakontë mes Arjan Konomit dhe Sindit. Konkurrentja është shprehur se komentet e opinionistit kanë ndikuar tek djemtë që ajo ka dalë dhe sipas saj, ai është shkaku përse takimet nuk kanë shkuar mirë dhe ajo nuk është përputhur me asnjë prej tyre.

“Si fillim doja të falënderoja që je ulur në një pozicion si unë. Ky është një moment që unë jam konkurrente ti je opinionist. Në lidhje me komunikimin ke thënë që janë kritika. Kanë qenë ofenduese,  bullizuese dhe poshtëruese. Kritikat e tua kanë bërë që rrugëtimi im këtu në ndryshojë dhe të mos e mendoja aspak. Kritikat e tua kanë bërë që unë të shfaqem si personi më negativ këtu, që Murati të më largohet dhe Loko të largohet.”, u shpreh Sindi.

Më tej, konkurrentja u shpreh se Arjani i ka kthyer debatet në personale, ndërsa analisti u shpreh se nuk e ka fajin ai që Sindi nuk dëgjon dhe shton se njeriu lufton për atë që do.

‘Nuk e kam personale, njeriu po nuk pa problemet tek vetja, ja ma hidh fajin mua se nuk ndodh asgjë, po nuk dëgjoi nuk ndryshon sjellje, me atë qëllim që ka ardhur lufton, qoftë për një punë, qoftë kur studion në universitet qoftë për të njohur një djalë.” u shpreh Arjani.

Pjesë nga debati:

Sindi: Sjellja ime është e paprecedentë sipas teje, por unë duhet të të them se sjellja ime është pasqyrë e sjelljes tënde, unë jam mësuar të jem e sinqertë. Do t’i kisha pranuar kritikat, por kur i ke kaluar në poshtëruese unë nuk do të pranoj asnjë kritikë.

LEXO EDHE:  Fationi i kthehet keqazi Sindit: Shkatërrim nervash, do thyej televizorin

Arjan: Unë u ula për të qenë i barabartë me ty. Të gjitha pavarësisht debateve të rënda pas emisionit dhe xhirimeve me të gjithë kemi një marrëdhënie miqësore jam person i thjeshtë dhe komunikues.

Sindi: Si duhet të jetë reagimi kur thua se ke 2 neurone në kokë?!

Arjan: Ti ke ardhur me një mendjemadhësi dhe e shpreh në mënyrë arrogante. Ke një të vetëndjerë aq të madhe që të çon në gabime. Nëse unë të kam qortuar kanë lidhje me përzgjedhje të djemve që ke bërë.

Sindi: I gjithë debati çdolloj debati që kemi bërë, ti më ke ofenduar. Kur këtu është hedhur taka e më tepër kur ka ardhur puna tek unë po.

Arjan: Ajo që më vjen keq tek ty është që s’më dëgjon. Ti ke dalë me djem në takime, disa janë djem të rregullt dhe pastaj janë një kategori tjetër më çapkënë.

Sindi: Komentet e tua nuk kanë qenë të tilla, nëse do të kishin qenë të tilla do të të kisha dëgjuar. Ti më ke ofenduar. në audicionet e par ke qenë ti dhe Bora kam thënë që Arjan Konomi meriton respektin e të gjithë konkurrentëve, por kam kuptuar se është ndryshe kur je publik. faljen time do ta kesh për çdo koment, por respektin tim s’do ta kesh kurrë.

Arjan: Kjo është një  çështje e jotja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Ledri Vula gdhend në trup tatuazhin e radhës/ Dedikim kushtuar vajzës

Publikuar

-

Nga

Reperi i njohur Ledri Vula para disa muajsh është bërë baba për herë të parë me një vogëlushe të cilës i vëndosën emrin Poem Blu.

Vula është gjithmon në qendër të publikut për këngët e tij por edhe për pushimet luksoze që ai bën. Pak ditë më parë Vula së bashku me bashëshorten e tij Sara Hoxhën dhe vajzën e vogël shijuan Dubain.

Reperi nuk njihet si fans i tatuazheve por për të treguar dashurinë e madhe ndaj vajzës së tij ai ka realizuar një tatuazh me emrin e saj në krah.

Ai ka shkruar thjeshtë fjalën “Poem”, e cila është pjesa e parë e emrit të vajzës së tyre.

LEXO EDHE:  Pasi e quajti mosmirënjohës/ Ardian Bujupi nuk e kursen Capital T

LEXO EDHE:  Fationi i kthehet keqazi Sindit: Shkatërrim nervash, do thyej televizorin

Ndërkohë që ngjyrosja e tatuazhit është bërë me ngjyrë blu, të marrë me shenjën e gishtërinjve të më të voglës së tyre.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për tatuazhin e ri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kriset marrëdhënia me Ledjanën/ Mevlani: S’jam askush për atë

Publikuar

-

Nga

Ledjana dhe Mevlani janë një nga çiftet më të pëlqyer në emisionin Përputhen. Ditën e sotme prezantuesja Bora Zemani bëri me dije se konkurentja nuk ka pranuar që të bëjë një takim romantik me Mevlanin apo të takojë familjarët e tij.

Ajo është shprehur se nuk ka bërë ndonjëherë si e dashuruar dhe shton se mund ti thuash dikujt të dua, por edhe mund të ndahesh.

Më tej, Mevlani u shpreh se tashmë nuk i beson më 100% asaj dhe shprehet se ndoshta për të ai nuk është askushi. “Ti po hedh poshtë të gjitha duke thënë u zgjova në mëngjes dhe i thash të dua. Thua nuk kam bërë si e dashurua. Ndoshta për ty nuk jam askushi”, tha Mevlani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ledjana pjesë e familjes/ Mevlani përlotet nga surpriza e së ëmës

Publikuar

-

Nga

Konkurenti i Përputhen Mevlan Shaba ka një lidhje shumë speciale me mamanë e tij. Ditën e sotme në emision u transmetua një mesazh. ku ajo  shprehet se konkurentin e ka pasur gjithmonë mbështetje. Ajo ka folur edhe për Ledianën dhe shprehet se  do ti mësojë gatimet e preferuar të tij.

Pas kësaj videoje Mevlani u prek duke u shprehur se është i lumtur që ajo është e qeshur.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë aktori i famshëm pas përballjeve me një sërë problemesh shëndetësore

LEXO EDHE:  Meta zbret në “ring” për përballje/ “Do përgjigjem flakë për flakë”

“Falë Mevlanit jam bërë dhe unë i famshëm. Cilido të jetë zgjedhja e tij unë do ti tregojë gatimet që ka qejf Mevlani. Nëse ai është i lumtur jam edhe unë. Lediana më pëlqen shumë. Dhuratën e Ledianës e ka ruajtur ke dhoma e tij.”, shprehet mamaja e tij./CNA.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

 

 

LEXO TE PLOTE