LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia në zi/ Gjykata e Lartë shpreh ngushellimet për gjyqtarin

3 Maj 2021, 06:55, Aktualitet CNA
Drejtësia në zi/ Gjykata e Lartë shpreh ngushellimet për

Gjykata e Lartë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gjyqtarit Durim Kadiu si pasojë e Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq.

Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.

?Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut Durim Kadiu.
Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.

Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.
Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë, për mundësinë që na u dha, për të patur pranë nesh, gjatë gjithë këtyre viteve, një bashkëpunëtor profesionist dhe të përkushtuar si Durim Kadiu dhe njëkohësisht i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes?, thuhet në postimin e Gjykatës./CNA.al

Lajmet e fundit nga