LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias/ Kosovë klimë e rënduar e të bërit gazetari

3 Maj 2021, 07:05, Kosova & Bota CNA
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias/ Kosovë

Klima e të bërit gazetari në Kosovë është duke u rënduar dhe këtë e tregon edhe rritja e rasteve të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, thotë Gentiana Begolli, kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Muhamet Jahiri, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, shpreh mendimin se që nga muajt e parë të vitit 2020 e deri më tash, është shënuar periudha më e vështirë në dy dekadat e fundit për mediat dhe gazetarët. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias, e cila shënohet më 3 maj, e gjen Kosovën me liri të përkeqësuar të medias, kryesisht për shkak të pandemisë COVID-19, vështirësive financiare dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve që mbesin të pandëshkuara, vlerëson Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias. Për më shumë, sipas saj, në përkeqësimin e gjendjes ka ndikuar qasja e fillestare dhe e gabuar e pushtetit ndaj medias. Shembull për këtë, siç thotë ajo, është edhe incidenti me portalin online Insajderi, që sipas saj, eskaloi deri në masën e ndërhyrjes flagrante të policisë dhe prokurorisë përballë të drejtës së gazetarëve për të mbrojtur burimet.

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij për lirinë e shtypit, të publikuar më 20 prill, Kosova u radhit në vendin e 78-të, përkatësisht tetë pozita më keq se vitin paraprak.

Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për të drejtat e njeriut në botë, për vitin 2020, kur bëhet fjalë për Kosovën, në pjesën ku flitet për lirinë e shprehjes dhe për mediat, është thënë që ekzistojnë raporte të besueshme se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare, janë përpjekur t?i frikësojnë përfaqësuesit e medias.

Sistemi i drejtësisë ?dekurajon gazetarët?

Gentiana Begolli, kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), thotë që gjatë tre vjetëve të fundit, është shënuar rritje të rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve. Sipas saj, në vitin 2018 janë shënuar 17 raste për të cilat AGK-ja ka reaguar, në vitin 2019 janë shënuar 21 raste, ndërkaq në vitin 2020, janë shënuar 24 raste. Që nga fillimi i vitit 2021 e deri më tash, AGK-ja ka reaguar në gjashtë raste, që janë sulme fizike, përdorim i gjuhës linçuese dhe seksiste, kërcënime dhe pengime në detyrë të gazetarëve.

Siç thotë Begolli, ekziston një marrëveshje me institucionet e drejtësisë që rastet e gazetarëve të trajtohen me prioritet, por kjo nuk ka ndodhur.

?Të gjithë kolegët tanë që janë të sulmuar, kanë shqetësime e tyre për sa i përket prolongimit të rasteve në sistemin e drejtësisë. Kjo, realisht është duke i dekurajuar çdo ditë e më shumë rastet në organet përkatëse, marrë parasysh që sa më i fortë të jetë sulmuesi, aq më shumë prolongohet rasti. Andaj, të gjitha këto të dhëna që janë raportuar së fundmi në raportet ndërkombëtare, tregojnë realitetin e sotëm në Kosovë dhe që klima e të bërit gazetari, çdo ditë e më shumë është duke u rënduar në vendin tonë?, theksoi Begolli.

Përkeqësimi i klimës për të bërë gazetari, sipas Muhamet Jahirit, shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka disa arsye. Siç thotë ai për Radion Evropa e Lirë, ndër shkaqet kryesore është skena e armiqësuar politike, e cila ka reflektuar mbi mediat dhe ato shumë herë janë cenuar, kërcënuar, si dhe janë sulmuar fizikisht gazetarët. Për më shumë, sipas tij, gjendja e vështirë ekonomike nëpër të cilën po kalojnë mediat, është një nga shkaktarët që e ka vështirësuar punën e tyre, si dhe situata me pandeminë e cila edhe më shumë ka rënduar këtë gjendje.

?Është shfrytëzuar situata e pandemisë për të rritur presionin mbi mediat dhe për t?i drejtuar ato t?i nënshtrohen grupeve të ndryshme politike apo grupeve të interesit. Një gjë e tillë është reflektuar edhe në raportin e Reporterëve pa Kufij, ku Kosova ka humbur tetë vende në renditjen e përgjithshme. Për këto tetë vende të humbura do të duhet një kohë e gjatë të rikuperohen, sepse gjendja po vjen duke u keqësuar dhe realisht, sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Mediave, kemi një gjendje të vështirë të gazetarëve dhe të mediave në përgjithësi?, theksoi Jahiri. REL

Lajmet e fundit nga