Connect with Us

Anketa/ Ende ka hezitime për të marrë vaksinën

Shëndeti

Anketa/ Ende ka hezitime për të marrë vaksinën

Publikuar

-

Rezultatet e një sondazhi të ri në shkallë botërore tregojnë se hezitimi për të marrë vaksinën përbën një rrezik në përpjekjet për t'i dhënë fund përgjithmonë pandemisë. Në 79 nga 117 vendet e anketuara, (https://news.gallup.com/349178/global-vaccines.aspx) numri i njerëzve që thanë se ishin të gatshëm të vaksinoheshin ishte nën 70%, përqindja minimale e popullsisë që shkencëtarët thonë se duhet të fitojë imunitet për të frenuar virusin. Por ekspertët thonë se njerëzit ndryshojnë mendim pas arritjes së vaksinave dhe se shumë vende nuk i kanë filluar ende vaksinimet masive. Organizata Gallup kontaktoi rreth 1000 njerëz në secilin nga 117 vendet, kryesisht në fund të vitit të kaluar. Në 20 vende, shumica e anketuarve thanë se nuk do të vaksinoheshin. Në Rusi, për shembull, 61% e njerëzve thanë se do të refuzonin vaksinën ndërsa në Kosovë kjo shifër ishte 56%. Në përgjithësi, bazuar në rezultatet, sondazhi vlerëson se më shumë se 1 miliard njerëz nga 7.6 miliardë në të gjithë botën nuk duan të vaksinohen. Zyrtarët shëndetësorë po synojnë të vaksinojnë një numër të mjaftueshëm njerëzish për të arritur "imunitetin e tufës", që do ta ngadalësonte mjaft përhapjen e sëmundjes. Sa më shumë që qarkullon virusi, aq më shumë mundësi ka që ai të shndërrohet në variante të reja të rrezikshme që mund t’I bëjnë të paefektshme vaksinat. Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se kur një popullatë arrin imunitetin e tufës, por mendohet që bëhet fjalë për një nivel prej 70% deri 90% vaksinimesh. Në total, vetëm 68% e njerëzve të anketuar thanë se do të vaksinoheshin. Vaksinimi nuk është faktori i vetëm për arritjen e imunitetit të tufës. Infeksionet natyrore gjithashtu luajnë rol. Disa vende në të cilat vazhdon imunizimi, po njohin rënie të ndjeshme të infeksioneve, shumë më herët se sa vaksinimi i 70% të popullsisë. Por ende ka pyetje pa përgjigje në lidhje me forcën e imunitetit ndaj infeksionit natyror, kohëzgjatjen e tij dhe nëse variantet e reja mund ta mposhtin këtë imunitet. Shumë nga këto pyetje mbeten pa përgjigje edhe për vaksinat kundër COVID-19s. Sondazhi u krye para se vaksinat të fillonin të përhapeshin në masë. Qëndrimet ndaj vaksinave ndoshta kanë ndryshuar disi, thanë zyrtarët e anketimit, edhe për shkak të mbulimit të gjerë mediatik. Shtetet e Bashkuara janë një shembull i mirë se si ndryshojnë mendimet pasi fillojnë vaksinimet. Gallup e zhvilloi sondazhin në SHBA midis gushtit dhe tetorit. Në atë kohë, rreth 46% e amerikanëve thanë se nuk do të vaksinoheshin. Sondazhi më i fundit i Gallup, në mars të këtij viti, tregon se kjo shifër ka rënë në 26%. Ndryshimi më i madh, sipas një sondazhi të veçantë, ishte mes njerëzve që thoshin se do të "prisnin për të parë" nëse do të vaksinoheshin. Mosbesimi tek qeveria Në disa vende, njerëzit hezitojnë sepse nuk i besojnë qeverisë, thanë zyrtarët e organizatës Gallup. Besimi te qeveria ishte I ulët në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, për shembull, dhe banorët kishin më pak gjasa të thoshin se do ta merrnin vaksinën. E megjithatë, midis rusëve që kishin siguri tek qeveria e tyre, 49% thanë se nuk do ta merrnin vaksinën.

Rezultatet e një sondazhi të ri në shkallë botërore tregojnë se hezitimi për të marrë vaksinën përbën një rrezik në përpjekjet për t’i dhënë fund përgjithmonë pandemisë.

Në 79 nga 117 vendet e anketuara, (https://news.gallup.com/349178/global-vaccines.aspx) numri i njerëzve që thanë se ishin të gatshëm të vaksinoheshin ishte nën 70%, përqindja minimale e popullsisë që shkencëtarët thonë se duhet të fitojë imunitet për të frenuar virusin.

Por ekspertët thonë se njerëzit ndryshojnë mendim pas arritjes së vaksinave dhe se shumë vende nuk i kanë filluar ende vaksinimet masive.

Organizata Gallup kontaktoi rreth 1000 njerëz në secilin nga 117 vendet, kryesisht në fund të vitit të kaluar.

Në 20 vende, shumica e anketuarve thanë se nuk do të vaksinoheshin. Në Rusi, për shembull, 61% e njerëzve thanë se do të refuzonin vaksinën ndërsa në Kosovë kjo shifër ishte 56%.

Në përgjithësi, bazuar në rezultatet, sondazhi vlerëson se më shumë se 1 miliard njerëz nga 7.6 miliardë në të gjithë botën nuk duan të vaksinohen.

Zyrtarët shëndetësorë po synojnë të vaksinojnë një numër të mjaftueshëm njerëzish për të arritur “imunitetin e tufës”, që do ta ngadalësonte mjaft përhapjen e sëmundjes.

Sa më shumë që qarkullon virusi, aq më shumë mundësi ka që ai të shndërrohet në variante të reja të rrezikshme që mund t’I bëjnë të paefektshme vaksinat.

Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se kur një popullatë arrin imunitetin e tufës, por mendohet që bëhet fjalë për një nivel prej 70% deri 90% vaksinimesh.

Në total, vetëm 68% e njerëzve të anketuar thanë se do të vaksinoheshin.

LEXO EDHE:  Paralajmëron mjeku/ Vaksinimi kundër gripit rrezikon të kthehet në dështimin e radhës!

Vaksinimi nuk është faktori i vetëm për arritjen e imunitetit të tufës. Infeksionet natyrore gjithashtu luajnë rol. Disa vende në të cilat vazhdon imunizimi, po njohin rënie të ndjeshme të infeksioneve, shumë më herët se sa vaksinimi i 70% të popullsisë.

Por ende ka pyetje pa përgjigje në lidhje me forcën e imunitetit ndaj infeksionit natyror, kohëzgjatjen e tij dhe nëse variantet e reja mund ta mposhtin këtë imunitet. Shumë nga këto pyetje mbeten pa përgjigje edhe për vaksinat kundër COVID-19s.

Sondazhi u krye para se vaksinat të fillonin të përhapeshin në masë. Qëndrimet ndaj vaksinave ndoshta kanë ndryshuar disi, thanë zyrtarët e anketimit, edhe për shkak të mbulimit të gjerë mediatik.

Shtetet e Bashkuara janë një shembull i mirë se si ndryshojnë mendimet pasi fillojnë vaksinimet.

Gallup e zhvilloi sondazhin në SHBA midis gushtit dhe tetorit. Në atë kohë, rreth 46% e amerikanëve thanë se nuk do të vaksinoheshin.

Sondazhi më i fundit i Gallup, në mars të këtij viti, tregon se kjo shifër ka rënë në 26%.

Ndryshimi më i madh, sipas një sondazhi të veçantë, ishte mes njerëzve që thoshin se do të “prisnin për të parë” nëse do të vaksinoheshin.

Mosbesimi tek qeveria

Në disa vende, njerëzit hezitojnë sepse nuk i besojnë qeverisë, thanë zyrtarët e organizatës Gallup.

Besimi te qeveria ishte i ulët në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, për shembull, dhe banorët kishin më pak gjasa të thoshin se do ta merrnin vaksinën.

E megjithatë, midis rusëve që kishin siguri tek qeveria e tyre, 49% thanë se nuk do ta merrnin vaksinën./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Covid-19/ OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze Sinopharm

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar sot për përdorim urgjent vaksinën kineze kundër COVID, Sinopharm.

Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili u shprehur se kjo është vaksina e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSH për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë.

“Këtë pasdite, OBSH miratoi për përdorim emergjent vaksinën e COVID-19 të Pekinit, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që ka marrë vlerësimin e OBSH për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave që COVAX mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre dhe për të importuar dhe administruar një vaksinë”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve/ Humbin jetën dy persona në 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Nga

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve/ Humbin jetën dy persona në 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2728 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 2 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 né Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhé, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Kryemadhi del hapur kundër Bashës: Është i paaftë, nuk e rrëzon dot Ramën

LEXO EDHE:  “Sistemit shëndetësor i është shembur sot gjithçka!”/ Mjeku Dasho del me reagimin e fortë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Studiuesit: Konsumimi i një pije alkoolike çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes fatale të zemrës

Publikuar

-

Nga

Konsumimi i një sasie të moderuar alkooli çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje kardiovaskulare deri në 20 për qind, zbulojnë shkencëtarët.

Studiuesit kanë lidhur marrjen e moderuar të alkoolit, e përcaktuar si jo më shumë se një pije alkoolike për gratë dhe dy për burrat në ditë, me një rrezik prej 20 përqind më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare (CVD), në një mostër prej më shumë se 50,000 njerëz.

Interesante, kjo ulje e përqindjes ishte në krahasim me njerëzit nga mostra që kishin konsum të ulët të alkoolit, përcaktuar si më pak se një pije në javë. Ekspertët, nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, mendojnë se ka të ngjarë që alkooli i moderuar ul sinjalet e stresit nga truri. Shkencëtarët në institucion  më parë kanë bërë lidhjen midis stresit në tru me një rrezik në rritje të ngjarjeve të CVD si sëmundja e zemrës dhe goditja në tru.

Autorët e studimit theksojnë se ata nuk janë duke i inkurajuar njerëzit të rrisin konsumin e tyre të alkoolit por moderimi është thelbësor, ashtu si thuhet në udhëzimet zyrtare. Për të mësuar më shumë, studiuesit morën të dhëna nga sondazhi i kujdesit shëndetësor Mass General Brigham Biobank i 53,064 pjesëmarrësve me një moshë mesatare prej 57,2 vjeç, nga të cilët 59,9 përqind ishin gra. Marrja e alkoolit, e cila ishte vetë-raportuar nga pjesëmarrësit, u klasifikua si e ulët (më pak se një pije në javë), e moderuar (një deri në 14 pije në javë) ose e lartë (më shumë se 14 pije në javë).

Ngjarjet kryesore të padëshirueshme kardiovaskulare, duke përfshirë sulmin në zemër, goditje në tru ose shtrime të ngjashme në spital, u përcaktuan gjithashtu. Nga pacientët e përfshirë, 752 iu nënshtruan skanimeve PET, të cilat shpesh përdoren si pjesë e shqyrtimit të kancerit, por gjithashtu mund të tregojnë zona në tru që kanë aktivitet të shtuar.

Skanimet i lejuan studiuesit të matnin aktivitetin në rajone të trurit që dihet se shoqërohen me stresin –  amigdala dhe lëvore ballore.Ata më pas grupuan pacientët bazuar në shkallën e aktivitetit të stresit në tru.Nga 53,064 pjesëmarrës, 7,905 (15 përqind) përjetuan një ngjarje të rëndë anësore kardiovaskulare – 17 përqind në grupin e konsumit të ulët të alkoolit dhe 13 përqind në grupin e moderuar të alkoolit.

LEXO EDHE:  Biontech: Me shpejtësi drite drejt vaksinës kundër COVID-19

LEXO EDHE:  Kriza nga Covid-19/ Banka Botërore apel qeverisë: Jepu lekë të varfërve!

Njerëzit të cilët raportuan konsum të moderuar të alkoolit kishin jo vetëm 20 për qind më pak shanse për të pasur një ngjarje të madhe krahasuar me marrjen e ulët të alkoolit, por edhe më të ulët aktivitetin e trurit të lidhur me stresin.  Kjo mbeti e rëndësishme edhe pas kontrollit për variablat demografikë, faktorët e rrezikut kardiovaskular, variablat socio-ekonomikë dhe faktorët psikologjikë.

“Studimet e mëparshme nga grupi ynë dhe të tjerët kanë treguar një lidhje të fortë midis aktivitetit të rritur amigdal dhe një rreziku më të lartë të rezultateve të mëdha anësore kardiovaskulare, të tilla si sulmi në zemër, goditje në tru ose vdekje”, tha Dr Mezue.

‘Në studimin aktual, analizat e rrugëve treguan se lidhja midis marrjes së moderuar të alkoolit dhe rrezikut të ulur të ngjarjeve kardiovaskulare ndërmjetësohet në mënyrë të konsiderueshme përmes uljeve në aktivitetin amigdal.’  Një nga kufizimet e studimit është që pjesëmarrësit vetë-raportuan shkallën e tyre të marrjes së alkoolit bazuar në konsumin mesatar të pijeve në javë.

Studimi i ardhshëm do të përqendrohet në përcaktimin nëse zvogëlimet e vërejtura në aktivitetin e trurit janë rezultat i drejtpërdrejtë i marrjes së moderuar të alkoolit, me anë të skanimeve të përsëritura të trurit dhe vlerësimeve më të hollësishme të marrjes së alkoolit me kalimin e kohës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE