Connect with Us

VIDEO/ Merr fundi dominimi bardhezi, Interi shpallet kampion nga… divani

Seria A

VIDEO/ Merr fundi dominimi bardhezi, Interi shpallet kampion nga… divani

Publikuar

-

Interi është zyrtarisht kampion i Italisë. Atalanta nuk ia doli të fitojë në Sassuolo, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Ky rezultat shpall zikaltrit e Antonio Contes fitues të titullit kampion katër javë përpara fundit të sezonit.

Diferenca me Atalantën e vendit të dytë është 13 pikë dhe populli interist ka nisur festën. Hera e 19-të që Interi fiton trofeun e madh, duke parakaluar kushërinjtë e Milanit (18), teksa i jep fund dominimit juventin, që zgjaste prej nënte vitesh radhazi.

Atalanta dhe Sassuolo shënuan nga një gol (Berardi për vendasit dhe Gosens në krahun tjetër), e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë, teksa pati edhe gol të anuluar nga VAR-i (Locatelli) e penallti të humbur (Muriel). I njëti rezultat edhe në Napoli-Cagliari. Nigeriani Osimhen kaloi ekipin e Gattusos në avantazh në pjesën e parë.

 

Sardët reaguan dhe evituan humbjen falë golit të Nahitan Nandez në minutat shtesë të përballjes. Sfidë e bukur në Bologna, aty ku vendasit barazuan 3-3 me Fiorentinën. Dy gola shënoi Dusan Vlahovic për miqtë (19 këtë sezon), ndërsa në krahun tjetër u përgjigj Rodrigo Palacio me një tregolësh. Një pikë e mirë për skuadrën nga Firence, që po lufton për mbijetesën. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Lautaro: Isha shumë pranë Barçës, sa mirë që qëndrova!

Publikuar

-

Nga

Lautaro Martinez fitoi titullin e parë kampion me fanellën e Interit katër javë para përfundimit të kampionatit dhe tani është vetëm një hap larg rinovimit të kontratës me zikaltrit. Duket se kanë kaluar vite drite që nga zërat që e çonin sulmuesin argjentinas në Spanjë. Duke folur për “Espn Argjentina”, vetë Lautaro e pranon se karriera e tij, në një moment, mund të kishte marrë një tjetër drejtimin … me ngjyrat “blaugrana”.

“Isha shumë afër Barcelonës, kisha folur për këtë me Messin, i cili më pyeti se si po shkonte marrëveshja, asgjë më shumë. Për mua do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Por ata kishin probleme ekonomike. Nuk u bë, kështu që qëndrova tek Interi. Dhe ishte zgjedhja e duhur, pasi fitova “scudetton”.

Në gjurmët e tij nuk ishte vetëm Barcelona. Një tjetër klub gjigant ishte në gjurmët e tij:

“Përfaqësuesit e Realit erdhën të më kërkonin dy herë kur isha në ekipet e të rinjve të Racing, por unë doja të bëja më parë emër në futbollin Argjentinas dhe bëra hapin drejt Europës kur isha gati. Nëse ëndërroj të luaj te skuadra “merengues”? Ka 5-6 skuadra që janë ndër më të mirat në botë sot dhe është normale që, kur emri yt lidhet me një nga këto klube, të dihesh krenar. Por unë jam plotësisht i përqendruar tek Interi. Unë ëndërroj një ditë të kthehem te Racing: tifozët janë të çmendur, të pasionuar, ata i ngjajnë atyre të Interit. Milito? Kam mësuar shumë prej tij “.

Pastaj një opinion për partnerin e tij në sulm, Romelu Lukakun, me të cilin afiniteti është i jashtëzakonshëm.

“Më pëlqen shumë se si ai luan, ne jemi shumë të lumtur në fushë. Përveç kësaj, ai është një person i shkëlqyer”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Murinjo do shtëpi në qendër të Romës, klubin e shqetëson trafiku

Publikuar

-

Nga

Eksperienca e Zhoze Murinjos te Roma do të jetë ajo e një banori të vertëtë të kryeqytetit italin, me shtëpi në qendër dhe me… trafik. Trajneri anglez ka vendosur që të qëndrojë në një banesë me qera dhe jo në hotel, siç bënte kohët e fundit në Angli, pasi ashtu ka qenë i detyruar të jetojë larg familjes së tij.

Murinjo i ka kërkuar klubit që t’i gjejë një shtëpi në qender të qytetit pasi do të jetojë me popullin e Romës për të kuptuar më mirë tifozët dhe si e jetojnë ata ekipin. Një ide e mirë por që është pak problematike për klubin dhe jo vetëm për koston që përbën.

Problemi në Romë është që trafiku i kryeqytetit në orare të caktuara është i tmerrshëm dhe duke llogaritur që qendra stërvitore e Trigorias është jashtë zonës urbane, përllogaritet që Murinjso mund t’i duhet më shumë se një orë thjesht për të shkuar apo për të ardhur nga stërvitje. Një opsion që po diskutohet me trajnerin, i cili për momentin këmbëngul në idenë e tij për të qenë një romak i vërtetë, përfshirë edhe trafikun.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Nuk kanë hequr dorë ende nga Super Liga, 4 klube rrezikojnë pezullimin

Publikuar

-

Nga

Real Madrid, Juventus, Milan e Barcelona nuk kanë vendosur ende për braktisjen e projektit të Super Ligës, ndaj rrezikojnë të përjashtohen për dy sezone nga të gjithë kompeticionet europiane, nëse nuk veprojnë shpejt.

Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi spanjoll ESPN, që citon burime pranë selisë së UEFA-s, se qeveria europiane e futbollit është gati të reagojë me dorë të ashpër ndaj klubeve që synojnë të bëhen pjesë e kompeticioneve të tjera.

Projekti i Super Ligës pati 12 klube themeluese, por 8 prej tyre u tërhoqën në më pak se 72 orë, duke bërë që gjithçka të dështojë pa nisur mirë, ndërsa Reali i Madridit, Juventusi, Milani e Barcelona nuk kanë hequr dorë ende.

Aktualisht kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin ka arritur marrëveshje me 6 klubet angleze dhe Atleticon e Madridit, dhe është në negociata edhe me Interin, që gjithçka të kalojë pa pasoja, duke qenë se këto skuadra braktisën idenë e Super Ligës shumë shpejt.

Kreu i UEFA-s, Ceferin e ka bërë vazhdimisht të qartë se çdo klub që do të bëhet pjesë e kompeticioneve të paorganizuara nga qeveria europiane e futbollit apo federata vendase, do të përjashtohet nga garat europiane.

Thënë ndryshe, nëse të 4 klubet e lartpërmendura nuk vendosin të braktisin idenë e Superligës, atëherë do të përballen me pezullim dy vjeçar nga kompeticionet europiane, çka do të komplikonte edhe më tej situatën e tyre ekonomike.

LEXO TE PLOTE