Connect with Us

Video-‘Kemi investu për të deri në vdekje’/ Shihni kush e mbron Lulzim Bashën

Politikë

Video-‘Kemi investu për të deri në vdekje’/ Shihni kush e mbron Lulzim Bashën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pasi Lulzim Basha dështoi për të disatën herë në zgjedhje, të shumtë janë ata që kanë kërkuar largimin e kryedemokratit.

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi së bashku me demokratë të tjerë, kanë protestuar para selisë blu për largimin e tij.

Ndërkohë që pas këtyre lëvizjeve Basha u ‘detyrua’ të mblidhte me urgjencë në selinë blu drejtuesit e PD në rrethe.

Këta të fundit kanë dalë në mbrojtje të Bashës, ndërsa në selinë blu ka patur edhe përplasje mes protestueve dhe ‘mbrojtësve’ të Bashës.

Në një deklaratë për mediat, ata zotohen se nuk ka njëri në botë që mund të bëjë plane për të rrëzuar Lulzim Bashën, ndërsa shprehen se do ta ndihmojnë pasi kanë investuar për të deri në vdekje.

LEXO EDHE:  Lobimi i Bashës e Ramës për foto me Trump dhe Obamën/ Bushati: Janë para që çohen me çanta

‘Nuk ka njëri tjetër në botë që mund të bëjë plane për ta rrëzuar.

Ne do ta ndihmojmë. Kemi investu për Lulzim Bashën deri në vdekje.

Në një kohë të përshtatshme ne do ti rishikojmë të gjitha forumet, të gjitha qëndrimet dhe pastaj do mblidhemi”, shprehet njëra prej tyre.

Ndërsa Elezi më tutje, me ironi shprehet “Shiheni kush e mbron Lulzim Bashën“./CNA.al

Video-Shiko këtu

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar me debate, pasi Partia Demokratike ka kundërshtuar mbledhjen e Komisioneve parlamentare online.

Deputeti i PD, Alfred Rushaj e ka cilësuar këtë si një vendim antikushtetues.

Meqënëse u diskutua për përmbajtjen e komisioneve, u mor një vendim antikushtetues në mënyrë të jashtëligjshme, tëpavlefshem që puna e komisioneve të zhvillohet onlinë. Rregullojra është e qartë. Në raste të jashtëzakonshme mund të mbahet online. Por sot nuk jemi në një gjëndje të tillë. Arsyeja pse do të bëhet kjo është sepse kërkoni të asgjësoni parlamentarizmin. Ne nuk e përkrahim. Kërkojmë që ai vendim të hidhet poshtë dhe të ndjekim rregulloren e Kushtetutës”-tha Rushaj.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi.

LEXO EDHE:  Basha “sulmon’ Top Channel

LEXO EDHE:  Plani ekonomik/ Avokati i njohur demaskon Bashën



“I kemi parë komisionet online, vitin e kaluar. Njëri në kafe tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë, asnjë nuk e merrte vesh se cfarë votonte apo vepronte kur zhvillohen diskutimet online. Fëmijet shkojnë në shkolle, njerzit në punë edhe në koncerte. Për ata nuk ka problem. Vetëm ne duhet të mbrohemi. Ky është sinjal i gabuar që japim. Ai vendim duhet të shfuqizohet.

A nuk jemi në valën e vaksinimit. Deputetët të vaksinohen, të paraqesin në komisione testin. Kështu edhe garantojmë jetën e deputetëve por edhe garantojnë qytetarët që të informohen mbi punën e parlamentit të vet.

Po asgjësohet thelbi i demokracisë. Parlamentarizmi.”.-tha ndër të tjera Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis seanca e Kuvendit/ Një minutë heshtje për minatorin që ndërroi jetë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku.

Ka qenë ky një propozim i deputetes së PDs-së Dhurata Çupi që është miratura edhe nga kolegët e tjerë.



Megjithëse, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se se këto kërkesa bëhen paraprakisht ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha vijon përballjen/ “Surpriza” e radhës për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen e tij në terren, për rikthimin e demokracisë në PD dhe bashkimin e së djathtës.

Përballja e Berishës do të vijojë në çdo qytet, me çdo demokrat, siç e ka cilësuar ai, për ta çliruar PD-në, nga “pengmarrja”, dhe për ta bërë këtë parti sërish një forcë fituese dhe jo një forcë që shkon në dështimi në dështim, sikurse ka ndodhur në këto tetë vite të drejtimit nga Lulzim Basha.

Pritja e Berishës në Fier

Takimin e parë, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku iu bashkuan qindra demokratë, ndërsa takimi i dytë në Fier ishte jo vetëm një “shuplakë”, por një “grusht turinjve”, për Lulzim Bashën.

Fieri i dha një mesazh mjaft të fortë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit, me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar, vendosi përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, pritja e Berishës në Fier ishte madhështore. Mijëra demokratë iu bashkuan Berishës në “Foltoren e PD”.

Berisha u prit me brohoritje të mëdha, duke u parë si një shpresë për Opozitë. Si një zë i fortë kundër qeverisë, dhe jo një vasal i saj.

LEXO EDHE:  “Përdorim i paligjshëm i funksionit për zgjedhje”/ PD padit në SPAK Ramën dhe 15 ministra, kryebashkiakë e deputetë

LEXO EDHE:  Plani ekonomik/ Avokati i njohur demaskon Bashën

Por, pas suksesit në Tiranë dhe në Fier, “Foltorja e Demokratëve”, ndalesën e radhës do ta bëjë në qytetin e Vlorës.

Vlonjatët pritet ta “suprizojnë” Lulzim Bashën, ashtu siç e “surprizuan” edhe qytetarët e Fierit. Përfshirë këtu edhe deputetin e PD-së dhe kreun e degës së PD në Fier, Luan Baçi, I cili doli dhe priti Sali Berishën.



Dhe ashtu si në Fier, edhe në Vlorë Berisha do të ketë qindra apo mijëra ndjekës. Dhe arsyeja është mjaft e qartë.

Sepse demokratët duan një opozitë të vërtetë dhe Doktori është njeriu që ngjall shpresë tek ata. Është njeriu që flet me gjuhën e fortë, të ashpër, është i drejtpërdrejtë. Është një zë opozitar i pandalshëm./CNA.al

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!

LEXO TE PLOTE