LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Dëmtimi i frikshëm i talentit të Dortmund, reagimi i Haland në tribunë thotë gjithçka

2 Maj 2021, 11:35, Sport CNA
VIDEO/ Dëmtimi i frikshëm i talentit të Dortmund, reagimi i

Ditën e djeshme, Borusia Dortmund fitoi me lehtësi në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Holsten Kiel me rezultatin 5-0 duke siguruar një biletë për në finale. Por, ajo që la një shije të hidhur ishte dëmtimi i futbollistit 21-vjeçar, Mateu Mori.

Në minutën e 71, talenti pati një spërdredhje fatkeqe të gjurit, ndërsa u shtri menjëherë në tokë duke kërkuar ndihmën mjekësore. Një episod, i cili tronditi edhe Erling Haland që në këtë sfidë ishte në tribunë për shkak të një problemi fizik.

Norvegjezi vuri duart në kokë me të parë dëmtimin e Morit, duke e kuptuar menjëherë se bëhej fjalë për diçka të rëndë dhe shumë të dhimbshme. Tashmë, te Dortmund primare është përmirësimi i gjendjes së Morit, pasi për kohët e rikthimit është shumë shpejt të flitet.

Lajmet e fundit nga