LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Barcelona largon frikën, Messi i jep suksesin vendimtar në Mestalla! Ndizet La Liga

2 Maj 2021, 21:23, Sport CNA
VIDEO/ Barcelona largon frikën, Messi i jep suksesin vendimtar në

Pikërisht në mbrëmjen kur Cristiano Ronaldo shpëtoi Juventusin nga humbja dhe i dha fitoren në Udine, si për çudi, disa orë më pas, Messi do të vuloste fitoren 3-1 të Barcelona në Mestalla ndaj Valencia.

Një ndeshje e nisur mirë por e prishur në pjesën e dytë, kur vendasit gjetën golin me Paulista. Nga aty, dominimi dhe kthesa e katalanasve.

Në fillim është Messi ai që me një penallti të humbur, gjen golin pasi aksioni vazhdon dhe ndiqet nga Busquets.

Pak më vonë është Griezmann që dyfishon shifrat dhe Messi i jep lustrën finale me një goditje dënimi perfekte dhe golin e dytë.

Në fund, Soler shkurton shifrat në 2-3 por nuk ka më kohë për të befasuar dhe Barcelona merr tre pikë tepër të rëndësishme në garën për titull.

Lajmet e fundit nga