Connect with Us

Pashkë në një familje korçare/ Gatimet tradicionale dhe urimet nën trishtimin e pandemisë

Sociale

Pashkë në një familje korçare/ Gatimet tradicionale dhe urimet nën trishtimin e pandemisë

Publikuar

-

Pashkë në një familje korçare, gatimet tradicionale dhe urimet nën trishtimin e pandemisë

Kur thua pashkë, mendja të shkon menjëherë tek vezët e ngjyrosura, e më pas te tavolina që shtrohet për të kremtuar këtë festë. E ku më mirë se në një familje tradicionale korçare mund të festohet ngjallja e Krishtit, në qytetin ku Pashkët Ortodokse festohen masivisht.

Euronews Albania ka vizituar familjen Donaçi, një familje e thjeshtë korçare.

Brunilda, zonja e shtëpisë tregon se cilat janë disa nga gatimet tradicionale të kësaj feste.

“Tani jemi duke gatuar supë me të brendshmet e qengjit, e cila është karakteristike për këtë ditë të shënuar, krahas verës së kuqe, krahas mishit të pjekur po ashtu edhe me sallatat e stinës,” – u shpreh ajo.

Për këtë familje Pashka simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen.

“Në këtë ditë, në ditën e Pashkës, gjithë besimtarët ortodoksë e festojnë me madhështi sepse simbolizon ngjalljen e Zotit, pra jeta triumfon përmbi vdekjen,” – tha Brunilda.

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit/ Rama u dhuron çelësat e shtëpive dy familjeve në Farkë

“Ka dy vite që kjo festë po festohet në kushte jo optimale. Njerëzit janë të trishtuar për arsye sepse pandemia ka plagosur mbarë globin, kështu që edhe kjo festë është transformuar. Nuk po bëhet lirshëm, populli nuk po shkon në kishë siç duhet, ne e kemi traditë që në 12 të natës të shkojmë, marrim dritën e Zotit, thyejmë vezët, përshëndetemi me njeri tjetrin e më pas shkojmë në shtëpi,” – shtoi ajo.

Këtë vit, ashtu si vitin e kaluar disa nga ceremonitë dhe traditat kishtare nuk u zhvilluan, për shkak të rregullave të pandemisë./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  Video-Një urim krishtlindjesh në vend të pashkëve/ Deputetja e PS bën gafën e fortë

LEXO EDHE:  Kim Kardashian ka ndarë me fansat kartolinën e Krishtlindjes në pjesë të ndara

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  Denoncimi i Fiks Fare/ Plumba dhe gjak mes ndërtuesve, 120 familje lihen në mes të rrugës!

LEXO EDHE:  Procesi i rindërtimit/ Rama u dhuron çelësat e shtëpive dy familjeve në Farkë

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  Sfidon Filon për bashkinë e Korçës/ Leonard Olli ka një apel për qytetarët

LEXO EDHE:  Video-Një urim krishtlindjesh në vend të pashkëve/ Deputetja e PS bën gafën e fortë

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE