Connect with Us

“Nuk do zhgënjej askënd”/ Ibsen Elezi paralajmëron Bashën: Kjo është tallja e fundit me demokratët

Politikë

“Nuk do zhgënjej askënd”/ Ibsen Elezi paralajmëron Bashën: Kjo është tallja e fundit me demokratët

Publikuar

-

Ish-kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi, i cili prej disa ditësh po proteston për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, në një prononcim ekskluziv për CNA.al, është pyetur se sa e ka gjetur mbështetjen e demokratëve për këtë nismë.

Ai tha se ka marë qindra sms si mbështetje që nga dita e parë.

Nëse s’do kishte një reagim masiv nga demokratët nëpërmjet qëndrimit të tyre në rrjetet sociale dhe kontaktet personale, s’do kisha reaguar ditën e nesërme. Bile mund të them se nuk ishte reagim por acarim për mënyren se si iu drejtua fill pas shpalljes së rezultatit. Janë me qindra sms në mbështetje, mund të verifikoni ndjekjen dhe komentet që nga dita e parë.

Në Partinë Demokratike përveç metodave të ish-sigurimsve i janë bashkangjitur edhe metodat e reja të rilindjes së Ramës dhe Lali Erës, verifikimi dhe dërgimi i sms ndaj çdo mbështetësi që të distancohen nga kjo kërkesë bazike demokratike”.

LEXO EDHE:  “Nuk duroj dot fushata si në vitin 1993”/ Rezart Prifti nxjerr prapaskenat, tregon arsyet pse u largua nga Nisma “Thurje”

I pyetur se pse mendon se Basha dështoi në këtë zgjedhje ai tha se ky është fakt.

Nuk mendoj por është fakt, në momentin që humbet zgjedhjet pavarësisht argumentave, drejtuesi i një force politike merr së pari përgjegjësinë e dështimit, aq më tepër pas dy dështimeve rresht. Argumenti i një rritje spektakolare të rezultatit nuk qëndron pasi rezultati në krahasim me 2013, PD ka marrë 58 mijë vota më pak, ndërsa këta e bëjnë me 2017.

Lidhur me deklaratat e Bashës pas daljes së rezultatit ku u shpreh se lufta sapo ka filluar dhe se nuk do zhgënjejë askënd, Elezi tha se kjo është tallja e fundit me demokratët.

“asi e ka filluar dhe dështuar revolucionin disa herë dhe zhgënjyer disa herë më shumë, kjo është tallja e fundit me demokratët”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e fortë/ Analisti tregon kush e kërkoi largimin e Ruçit

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortë/ Analisti tregon kush e kërkoi largimin e Ruçit

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e papritur të Gramoz Ruçit nga politika, vendim që e bëri publik në mbledhjen e Kongresit të PS.

Në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, Lubonja tha se largimi i Ruçit është kërkuar nga Edi Rama, për interesat e këtij të fundit, duke shtuar se kryeministrit i interesonte të çlirohej nga figura e Ruçit, që sipas tij, ja kujtojnë si pjesë të së shkuarës.

Largimi i Ruçit, lidhet me interesat e Edi Ramës. Sa ka peshë në PS Gramoz Ruçi si përfaqësues i atyre ish-komunistëve, enveristëve, dhe sa kanë marrë peshë më shumë krimi i organizuar, interesat, biznesmenët e rinj, që nuk kanë shumë lidhje me të kaluarën, për këtë ndoshta nuk i intereson më Edi Ramës. Ndoshta i intereson për t’u çliruar nga figura e Gramoz Ruçit, që ja kujtojnë si pjesë e së shkuarës, mbeturinës. Unë gjykoj që ja kanë sugjeruar të tjerët, dhe ky është Edi Rama.”-tha Lubonja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mbështet vendimin e Parlamentit holandez/ “Plotësimi i kushteve do përcaktojë finalizimin e anëtarësimit”

Publikuar

-

Nga

Presidenti mbështet vendimin e Parlamentit holandez/ “Plotësimi i kushteve do të përcaktojë finaliimin e anëtarësimit”

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur vendimin  e Parlamentit holandez për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante që do të shoqërojë këtë proces.

E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, ka shkruar Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Holanda ndezi dritën jeshile për Shqipërinë/ Nuk përmbahet më Rama

Publikuar

-

Nga

Holanda mbështet integrimin në BE/ Rama: Shqipëria u zhbllokua

Mediat holandeze raportuan sot se Parlamenti i Holandës mbështeti nisjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka shkruar se ky është një tjetër lajm i mirë pasi BE hoqi kufizimet për Shqipërinë.

Në një rpostim në rrjetet sociale Rama është shprehur se e kishte paralajmëruar këtë zhbllokim të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  FAKTE/Basha presion demokratëve të bazës të dorëhiqen nga reagimi i tyre

LEXO EDHE:  FAKTE/Basha presion demokratëve të bazës të dorëhiqen nga reagimi i tyre

Lajm tjetër i mirë

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim.

*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua”, ka shkruar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE