Connect with Us

Nga Ilir Allkja/ Të shpëtosh organizmin nga ilaçet

Shëndeti

Nga Ilir Allkja/ Të shpëtosh organizmin nga ilaçet

Publikuar

-

Nga Ilir Allkja/ Të shpëtosh organizmin nga ilaçet

Që në fillimet e përvojës time si mjek më ka ndodhur të trajtoj pa sukses pacientë të ndryshëm të cilët vuanin nga sëmundje të ndryshme.

Megjithëse trajtoheshin në bazë të egzaminimeve laboratorike si dhe konsultave të specialistëve më të famshëm në Shqipëri , ndodhte që rezultatet nuk ishin ata që priteshin.

I ndodhur në këtë kurth, ku diferenca mes njohurive të fakultetit dhe zbatimit në praktikë ishte e konsiderueshme fillova të interesohem për  mënyrën e jetesës së pacientëve të mij.

Jeta sedentare, obeziteti,vaktet të bollshme me ushqime shtazore, alkooli, stresi, problemet familjare, crregullimet afektive ishin bashkëshoqëruesit e sëmundjes .

Trajtimi i një simptome me kimikate (barna) ishte shpesh pa rezultat. Evidentimi i zakoneve të jetesës, korrektimi i tyre përshtatja e një mënyre të re jetese rezultonte me më shumë sukses !

Sot në shekullin e 21-të kanë fituar shumë popullaritet këto forma të ndryshme të mjekësisë alternative, madje janë standartizuar në disiplina të tilla si mjekësia funksionale dhe mjekësia e integruar.

Të dyja disiplinat vlerësohen shumë nga praktikuesit e kujdesit shëndetësor, ndërsa unë jam ndjerë i bekuar nga shumë njerëz që kanë fituar betejën e tyre me sëmundjen në sajë të zbatimit të tyre !

Shumë besojnë se mjekësia funksionale dhe ajo e integruar janë e ardhmja e mjekësisë, tek ne pothuaj nuk zbatohen.

Mjekët kudo në botë kanë filluar të marrin një qasje më holistike për trajtimin e pacientëve, duke mos u përqendruar vetëm në trajtimin e një sëmundjeje.

Megjithëse mjekësia funksionale dhe mjekësia e integruar kanë ngjashmëri dhe mbivendosen në disa fusha, ekzistojnë disa faktorë që e bëjnë secilën disiplinë unike.

 Çfarë është mjekësia e integruar ?

Nga Ilir Allkja/ Të shpëtosh organizmin nga ilaçetMjekësia integruese është një disiplinë holistike mjekësore e cila merr parasysh zakonet e jetesës së një pacienti.  Mjeku punon për të trajtuar më shumë personin në vetvete sesa vetëm sëmundjen.  Mendja, trupi dhe shpirti i një pacienti merren në konsideratë për të nxitur shërimin dhe mirëqenien e tij e familjes.

LEXO EDHE:  Nga Jörg Phil Friedrich/ Pandemia tjetër mund të jetë më afër sesa mund ta mendojmë

Mjekësia e integruar  përdor një kombinim të praktikave moderne të kujdesit shëndetësor për të diagnostikuar dhe trajtuar një pacient.

Kjo praktikë mjekësore përqendrohet  në zakonet jetësore, ushqyese dhe ushtruese të pacientit për të frenuar faktorët që lidhen me mbipeshën, diabetin , stresin etj.

Mjekët integrues të mjekësisë besojnë se zgjedhjet e dobëta të jetesës janë shkaku kryesor i shumë sëmundjeve kronike sot në botë .

Çfarë është Mjekësia Funksionale?

Mjekësia funksionale përqafon shumë nga filozofia e mjekësisë integruese siç përshkruhet më sipër, por gjithashtu përdor një qasje mjekësore të orientuar drejt sistemeve që punojnë për të identifikuar dhe kuptuar shkaqet themelore ose rrënjësore të një sëmundjeje.

Kjo disiplinë merr parasysh personalizimin e kujdesit shëndetësor, pasi çdo plan i kujdesit për pacientin është i veçantë dhe unik. Dy të sëmurë me hipertension nuk mund të trajtohen njësoj, po ashtu as dy diabetikë, pasi qoftë mënyra e jetesës, kushtet, mosha e sidomos shkaqet që kanë sjellë sëmundjen janë të ndryshme !

Marrëdhënia midis pacientit dhe praktikuesit bëhet në mënyrë efektive një partneritet;  çdo aspekt i historisë mjekësore të një pacienti rishikohet në detaje.

Njësoj si mjekësia integruese, mjekësia funksionale trajton individin sesa sëmundjen.

Mjekësia e personalizuar është pa dyshim, modeli i ardhshëm i kujdesit mjekësor, pasi bazohet në trajtimin e individit e jo të sëmundjes, si dhe shpëton mëlçinë, veshkat nga eleminimi i kimikateve të panevojshme që merren në farmaci.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Rama jep lajmin e mirë/ Arrin në 850 mijë numri i personave të vaksinuar

Publikuar

-

Nga

Rama jep lajmin e mirë/ Arrin në 850 mijë numri i persona të vaksinuar

Ka shkuar në 850 mijë numri i personave të vaksinuar nga Covid.

Lajmi është bërë me dije kreu nga kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Aktualisht në Shqipëri vaksinën anti Covid e kanë marrë moshat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike si mjekët, mësuesit, uniformat blu, punonjës të medias, turizmit apo transportit publik.

LEXO EDHE:  Plazhi është i pazëvendësueshëm edhe në dimër/ Ja elementët që do t’ju shërojnë

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me diabet/Çfarë duhet të dini për këtë sëmundje

Në vendin tonë fushata e imunizimit kundër COVID, po vijon prej muajit Janar me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe ato kineze./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjeku i njohur gjerman: Digjitalizimi i sistemit shëndetësor, një mundësi e re

Publikuar

-

Nga

Mjeku i njohur gjerman: Digjitalizimi i sistemit shëndetësor, një mundësi e re

Rëndësia që ka dixhitalizimi i sistemeve shëndetësore u vu re më së shumti gjatë pandemisë së COVID-19, ku një prej mjeteve për të frenuar valën e infektimeve ishte edhe gjurmueshmëria e kontakteve për personat që rezultonin pozitiv.

Mbi këtë projekt dhe krijimin e aplikacioneve për të lehtësuar këtë proces, doktori i specializuar në transplantin e qelizave staminaleGernot Beutel nga Universiteti Mjeksor i Hanoverit ka folur në një intervistë për Euronews Albania.

Z. Beutel Mire se vini në Euronews Albania dhe faleminderit për këtë intervistë. Ju jeni një doktor i mirënjohur në Gjermani. Cila është arsyeja e vizitës tuaj këtu në Shqipëri?

Qëllimi është që të diskutojmë për Covid-19 dhe pandeminë dhe gjatë muajit dhe vitit të fundit unë shoh se në të gjithë Evropën ekzistojnë qasje të ndryshme mbi mënyrën se si po luftohet pandemia e Covid-19. Për mua është një kënaqësi të jem këtu dhe të flas me kolegë për çështjet e ndryshme dhe mënyrat e ndryshme që ata përdorin, për shembull digjitalizimin në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe kjo është pra arsyeja pse unë jam këtu dhe pëlqej të flas me kolegët e mi.

Le të flasim për një moment pikërisht për pandeminë e COVID-19 pasi ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë dhe për sistemin shëndetësor gjithashtu. Cilat janë mësimet që bota ka nxjerrë nga kjo Pandemi?

Mendoj se mësimi që nxorëm është që ne mësuam se si të menaxhonim një krizë, mendoj se ishte një mësim jo vetëm për sistemin shëndetësor por ishte një mësim i vështirë edhe për të gjithë shoqërinë, dhe nëse shohim sistemin shëndetësor, ne kemi probleme me personelin mjekësor, ne kemi probleme me digjitalizimin, kemi probleme me logjistiken, gjithashtu edhe me vaksinat e të tjerë e të tjerë. Dhe ajo që mund të themi është se në këtë betejë, dështimi nuk është opsion, por në mendimin tim ne duhet të themi se dështimi është leksioni që nxjerrim. Dhe në muajt e fundit sigurisht që patëm dështime, por tani duhet ti adresojmë ato dhe mund të përmirësojmë mjetet për të luftuar ndaj Pandemisë.

Një mundësi e re u hap me ardhjen e pandemisë, çka ishte digjitalizimi i Sistemit Shëndetësor, në çfarë konsiston ky digjitalizim?

Pra digjitalizimi konsiston në gjurmshmërinë e kontakteve. Pra nëse dëshiron të vendosësh nën kontroll Pandeminë, sigurisht që duhet të mbash distancën, të mbash maskë dhe të vaksinohesh, por një çështje specifike është dhe gjurmshmëria e infektimeve, për shembull në Gjermani kjo gjë kryhet nga Autoriteti i Shërbimit Shëndetësor dhe kryhet me anë të intervistave nëpërmjet telefonit dhe kjo është një mënyrë analoge dhe e ngadaltë, por nëse përdor mjete bashkëkohore si SmartPhonë apo aplikacione digjitale, mund të mbledhësh lehtësisht informacione, si për shembull mbi kontaktet me njerëzve, çka është më e leverdishme se sa mënyra tradicionale e mbledhjes së informacionit.

Dhe si funksionojnë këto aplikacione?

Aplikacionet tona që ne zhvillojmë të cilat mbështeten edhe nga Ministria Gjermane e Shëndetësisë, funksionojnë si platforma të bazuara në rrjet, pra nuk janë aplikacione për smartphone, por janë platforma online dhe ne përdorim një hartë për të piketuar dhe krijuar një listë të kontakteve. Nuk është e nevojshme të vendosësh kontaktet e tua në një listë, ashtu siç bëhet normalisht, por duhet të vendosësh vendndodhjen dhe nëse mendon për lokacionin, ti mendon edhe për personat me të cilët ke qenë në kontakt. Për shembull ti ke qenë me miqtë e tu javën e kaluar dhe ti ke qenë në një restorant të caktuar, dhe ti kujtohesh për vendndodhjen e këtij restoranti dhe nëse sheh të gjithë ata që kanë qene aty, ti kujtohesh për secilin person. Pra kjo është qasja jonë, dhe ne përdorim këtë lloj “rikujtese” për të marrë listën e plotë të kontakteve.

Cilat janë përfitimet individuale të qytetarëve por edhe të sistemit mjekësor nga ky aplikacion?

Përgjigja është e shkurtër. Është me e shpejtë dhe më e leverdisshme. Pra nëse kemi një pacient pozitiv me Covid dhe t’i nuk arrin të gjurmosh personat e kontaktit, vala e infektimeve do të vazhdojë të përhapet dhe problemi me sistemin analog të gjurmueshmerisë është fakti që është i ngadaltë, por nëse përdor një aplikacion digjital mund të jesh më i shpejtë dhe mund të thyesh zinxhirin e infektimeve, ky pra është përfitimi për qytetarët dhe për sistemin shëndetësor. Pra nuk ke pse të telefonosh të gjithë këta njerëz, thjesht i çon një link ku ata mund të vendosin kontaktet në faqen e webit dhe gjithashtu nuk është e nevojshme për shumë informacion

Megjithatë, shpeshherë projektet mbi aplikacionet për Covid-19 janë etiketuar si diskriminuese dhe invazive në privatësinë e gjithsecilit, si mund ti përgjigjeni këtyre kritikave?

LEXO EDHE:  Shtohen rastet me diabet/Çfarë duhet të dini për këtë sëmundje

LEXO EDHE:  Qiqrat/ Ja pse duhet t’i konsumoni jo vetëm për festa

Sigurisht që mbrojtja e të dhënave personale është shumë e rëndësishme dhe mendoj se ky aspekt duhet të ketë prioritetin më të lartë të mundshëm, por nëse mendon psh për telefonin tënd, ti ke Whatsup, ke Instagram, ti ke Facebook dhe ti vendos të gjitha këto të dhëna në këto aplikacione, dhe ato janë gjithashtu të dhëna personale. Por nëse sheh aplikacionin tonë, ti përdor vetëm ato të dhëna që ti ke vendosur në aplikacionin që ndodhet në smartphone-in tënd. Pra ne i marrim këto të dhëna, ti i sheh në çdo kohë se cilat janë të dhënat që ti jep dhe konfrimon që je dakord ti ndash këto me autoritetet përkatëse. Pra ne nuk marrim të dhëna pa aprovimin dhe miratimin e gjithësecilit

Zoti Beutel, edhe një pyetje të fundit. A jeni optimistë se kjo Pandemi do të përfundojë shpejt dhe bota do ti rikthehet normalitetit?

Kjo është një pyetje shumë e mirë. Une shpresoj të jetë kështu. Mendoj se kemi mësuar shumë nga njëri tjetri. Kemi hasur në dështime por me kalimin e kohës jemi përmirësuar gjithmonë e më shumë. Kemi procesin e vaksinimit, kemi strategjinë e testimit, aktualisht kemi një incidencë të ulët dhe unë jam i sigurt që do të arrijmë ta vendosim nën kontroll, nëse vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë dhe jashtë saj.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulja e rasteve me Covid/ Brataj: E keqja më e madhe ka kaluar, por jam i shqetësuar

Publikuar

-

Nga

Ulja e rasteve me Covid/ Brataj: E keqja më e madhe ka kaluar, por jam i shqetësuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë.

I ftuar në A2, ai tha se situata është nën kontroll, pasi përveçse nuk ka humbje jete, kemi edhe disa qarqe që nuk kanë raste aktive.

Sipas tij, “e keqja më e madhe ka kaluar patjetër, vera do të jetë më e qetë, por më shqetëson fakti që në Britani pati 9000 të infektuar me variantin Delta ditën e djeshme; në Itali janë zbuluar më shumë se 100 raste me këtë variant; është prezente edhe në Greqi”.

Brataj nënvizon se “arma më e fuqishme karshi çdo virusi është vaksina”.

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

Në lidhje me gripin e shpendëve, Brataj tha: “Nuk është hera e parë që shpërthen, por nuk ka rrezikun e madh të përhapjes te njerëzit”.

“Është e vështirë përhapja nga shpendi te njeriu, ajo ndodh vetëm me kontakt direkt dhe konsumimit të një ushqimi të pagatuar mirë”, deklaroi Brataj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE