Connect with Us

Nga Galilei tek Krishti/ Njerëzit që e ndryshuan botën, duke shkelur rregullat e kohës së tyre

Blog

Nga Galilei tek Krishti/ Njerëzit që e ndryshuan botën, duke shkelur rregullat e kohës së tyre

Publikuar

-

Ndonjëherë, ndryshimi i botës do të thotë thyerje e rregullave ekzistuese. Në histori ka pasur momente kyçe që janë diktuar nga akte sfiduese, dhe rezultatet sjellin shpesh ndryshime që janë ndryshe nga ato që kanë ardhur më parë. Shpesh,njerëzit që e nxisin këtë lloj ndryshimi global persekutohen dhe shahen, por kjo shpesh i inkurajon ata të luftojnë më shumë.

 Galileo Galilei

Astronomi, inxhinieri dhe fizikani italian ndoqi gjurmët e Kopernikut, për të gjetur mënyra më të mira për të kuptuar Universin. Kjo e çoi përfundimisht në shkeljen e disa rregullave. Si një kampion i heliocentrizmit Kopernikan, sipas të cilit Toka rrotullohej çdo ditë rreth Diellit, ai hyri në konflikt me Kishën Katolike, që mbështeste teorinë e vjetër sipas së cilës Dielli rrotullohej rreth Tokës.

Galileo u gjykua nga Inkuizicioni Romak në vitin 1633, dhe u shpall“i dyshuar për herezi”, duke u detyruar të heqë dorë nga pikëpamjet e tij. Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në arrest shtëpiak.

Jul Çezari

 Kur i mbaroi mandati si guvernatori i një province, Çezari u thirr sërish në Romë nga Senati. Ai u urdhërua të shpërndante ushtrinë e tij, dhe të mos i kalonte trupat e tij përtej lumit Rubikon. Kur mbërriti buzë lumit më 10 janar vitin 49 Para Krishtit, ai u ndal për një moment, dhe më pas mori një vendim.

Ai e kaloi Rubikonin me gjithë ushtrinë e tij, duke thyer një rregull shumë të guximshëm të kohës. Akti i tij shkaktoi Luftën Civile Romake, në fund të secilës Jul Çezari u shpall diktator i përjetshëm.

Roza Parks

Ajo ishte aktive në lëvizjen për të drejtat civile në vitet 1950. Por nisi t`i thyejë rregullat vetëm më1 dhjetor 1955. Atë ditë, ajo u urdhërua t’i lironte vendin e saj në autobus një burri të bardhë. Shoferi këmbënguli që ajo të spostohej në pjesën e pasme për “njerëzit me ngjyrë”.

Parks refuzoi dhe u arrestua për mosbindje civile.

Në shenjë solidariteti Shoqata Kombëtare e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP), bojkotoi shërbimin urban në Montgomeri. Bojkoti 381-ditor shënoi fillimin e një lëvizje të madhe, që në vitet 1960 i dha fund me ligj diskriminimit racor në SHBA.

Nelson Mandela

Duke nisur nga viti 1948, Afrika e Jugut zbatoi një sistem ligjor të ndarjes racore të institucionalizuar të quajtur Aparteid. Sistemi synoi të garantonte dominimin e pakicës

së bardhë. Nelson Mandela foli që në fillim kundër këtij sistemi, duke u arrestuar disa herë.

Në vitin 1962, ai udhëhoqi një fushatë bojkoti kundër qeverisë, çka solli edhe burgimin e tij me akuzën e komplotit për të përmbysur shtetin. Ai u lirua vetëm në vitin 1990. Përpjekjet e tij, ndihmuan në dhënien fund të Aparteidit, dhe krijimin e një kombi të ri në Afrikën e Jugut.

Mohandas Gandi

Mohandas Gandhi studioi në Londër për juridik përpara se të kthehej në vendlindjen e tij në Indi për të ushtruar profesionin. Kjo gjë rezultoi të ishte e vështirë ndaj ai u transferua në Afrikën e Jugut, ku qëndroi për 21 vjet, duke ndërtuar praktikën dhe familjen e tij.

LEXO EDHE:  Video-Donald Trump “elektrizon” turmën/ Vetëm Jezu Krishti është më i famshëm se unë

Kur u rikthye në Indi organizoi fshatarët dhe punëtorë në një lëvizje kundër diskriminimit nga administrata britanike. Filozofia e tij e mos përdorimit të dhunës, ndihmoi në frymëzimin e një lëvizje masive anti-koloniale. Dekadat e protestave jo të dhunshme, sollën fundin e sundimit britanik në Indi.

Martin Luteri

Murgu augustinian u bë prift në vitin 1507. Ai nuk i pranoi të gjitha mësimet dhe praktikat e Kishës Katolike Romake, si dhe refuzonte indulgjencat, që ishin pagesa ndaj Kishës në këmbim të shlyerjes së mëkateve. Në vitin 1517, Luteri gozhdoi Nëntëdhjetë e pesë Tezat e tij në derën e Kishës së Vitenburgut. Tezat kishin për qëllim të fillonin një diskutim akademik mbi praktikën e indulgjencave, por shkoi përtej kësaj.

Luterit iu bë thirrje të hiqte dorë nga lëvizja e tij, por ai nuk pranoi. Ai u shkishërua dhe u shpall i jashtëligjshëm nga perandori. Luteri emigroi jashtë dhe kjo çoi në fillimin e lindjes së rrymës Protestante të Krishtërimit.

Leonardo da Vinçi

Gati të gjitha punët e Leonardo da Vinçit ishin futuriste. Punimet e tij përfshijnë vizatime për nëndetëset, tanket dhe aeroplanët shumë kohë para se ato të ndërtoheshin. Një veçori e punës së tij që theu rregullat e kohës dhe ndihmoi në ndryshimin e botës ishte puna e tij në mjekësi.

Da Vinçi ishte i magjepsur nga anatomia, dhe kërkonte të mësonte sa më shumë për të.

Ai mblodhi pjesë të ndryshme të trupit të njeriu, dhe copëtoi të paktën 30 kufoma gjatë kohës së studimit të tij. Përdorimi i kufomave nuk lejohej në atë kohë. Ai u akuzua për “sjellje të pahijshme” dhe dyshime se merrej me magji. Këto sulme e detyruan t’i japë fund studimeve të tij anatomike. Vepra e tij mbeti e pabotuar dhe nuk u zbulua për shekuj. Por puna e tij ndihmoi shumë praktikat mjekësore të shekujve XIX-XX.

Jezu Krishti

Jezu Krishti lindi në Betlehem rreth vitit 4 nga Virgjëresha Mari dhe Shën Jozefi, të cilët e rritën atë në qytetin galilean të Nazaretit. Ndërsa shumica e detajeve të jetës së tij të hershme mbeten një mister, besohet se ai u rrit për të ndjekur gjurmët e babait të tij, duke punuar si marangoz dhe tregtar.

Më vonë e shpalli veten Mesia, fillimisht në veri të Judesë, dhe më pas në Galile. Ai u pranua kryesisht atje. Më pas shkoi në Jeruzalem, ku disa e quajtën “rabin”. Jezusi theu rregullat e kohës. Ai e deklaroi veten e tij Birin e Zoti. Mësimet e tij hidhnin poshtë ligjet Talmudike të Farisenjve.

Këta të fundit e kapën dhe e dorëzuan tek romakët të cilët e kryqëzuan. Mësimet e tij patën një ndikim të rëndësishëm në Judaizëm, duke çuar në përçarjen që solli lindjen e Kishës Katolike, duke ndryshuar rrjedhën e historisë njerëzore për dy mijëvjeçarët e ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A duhen ndaluar nga mediat sociale politikanët që abuzojnë me lirinë e fjalës?

Publikuar

-

Nga

Nga Jessica Maddox “The Hill”

Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook, grupi i krijuar nga vetë platforma për të dëgjuar ankesat e përdoruesve mbi vendimet paraprake që merr kompania, njoftoi se do të mbështesë vendimin e kompanisë së mediave sociale për të fshirë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram.

Ndalimi do të jetë i përkohshëm, dhe bordi këmbënguli që Facebook të rishikojë vendimin e tij brenda 6 muajsh. Pyetja nëse platformat e mediave sociale mund t’i ndalojnë apo jo liderët botërorë, si dhe mënyra se si ato merren me këto figura, u bë shumë e diskutueshme pas trazirave të 6 janarit në Kapitoli Hill.

Atë ditë Trump postoi një video në Facebook dhe Instagram, duke iu thënë njerëzve që sulmuan Kapitolin:“Ne ju duam. Ju jeni njerëz shumë të veçantë”. Gjigantët e mediave sociale vepruan me shpejtësi. Facebook ishte faqja e parë e madhe në mediat sociale që fshiu ose pezulloi llogarinë e ish-presidentit.

Twitter, platforma që ishte metoda kryesore e Trump për të komunikuar, ndoqi shembullin e Facebook. Brenda një jave, presidentit i ishte bllokuar ose kufizuar qasja në disa nga platformat më të njohura të mediave sociale në SHBA, duke përfshirë TikTok, YouTube, Reddit, Twitch dhe Spotify.
Shumë njerëz nga e djathta i dënuan këto vendime. Për ta, kjo ishte censurë e medias sociale ndaj lirisë së fjalës. Ndërkohë,shumë të tjerë nga e majta u gëzuan. Gjatë kohës që ishte në detyrë, Trump postoi shumë pretendime të rreme, dhe për ata që e mirëpritën këtë vendim, kjo do të thoshte se “mashtruesi” ishte ndaluar, të paktën në internet.

Megjithatë, perspektiva që mund të na duhet për të analizuar këtë çështje shtrihet sa nga kritikat aq edhe tek festimet për këtë vendim. Ne mund të lehtësohemi kur kompanitë e mediave sociale ndërhyjnë për t’i penguar përdoruesit që ngacmojnë të tjerët apo që përhapin gënjeshtra.
Por nga ana tjetër mund të tmerrohemi kur shohim që ky person është një udhëheqës botëror, pasi një kompani e mediave sociale ka poshtëruar figurën përfaqësuese të një vendi të tërë. Me ndalimin e një presidenti, kryeministri apo drejtuesi tjetër nga platformat e tyre, kompanitë e mediave sociale ndërhyjnë në shprehjen e tyre politike.

Gjithashtu, ato diktojnë mënyrën se si këta udhëheqës duhet të komunikojnë me qytetarët dhe zgjedhësit e tyre. Tradicionalisht, në Shtetet e Bashkuara komunikimi presidencial ka qenë i privilegjuar. Fjalimet e Frenklin Ruzveltit transmetoheshin pa asnjë diskutim nga stacionet e radios.
Në vitin 1947, Herri Truman u bë presidenti i parë i SHBA-së që mbajti një fjalim në televizion, dhe që nga ajo kohë rrjetet televizive ndërpresin programin e tyre normal për të transmetuar direkt fjalimet më të rëndësishme.

Dhe pas themelimit të mediave të fokusuara vetëm tek lajmet Fox, CNN, MSNBC, ndër të tjera, ato nisën që të transmetonin të gjithë komunikimet presidenciale, madje edhe ato jozyrtare. Edhe pse kjo praktikë u vu në dyshim vitet e fundit, kur disa televizione filluan Që të mos jepnin të plota konferencat për shtyp të Donald Trump.

LEXO EDHE:  Makinat arabe të luftës, që frymëzuan Leonardo da Vincin

LEXO EDHE:  Profesori e fyente vazhdimisht/ Nelson Mandela iu përgjigj në mënyrë perfekte sharjeve të tij

Pak njerëz mund të kishin parashikuar, që mediat sociale do të shndërroheshin në një foltore politike kryesore. Pa ndërhyrjet e drejtuesve të rrjetit dhe programuesve, politikanët flasin lirshëm për masat. Gjithsesi, edhe kjo praktikë është bërë një çështje problematike në botën e “pas së vërtetës”.
Në këto raste, platformat e mediave sociale duhet të drejtpeshojnë heshtjen e një udhëheqësi botëror përkundrejt lejimit të përhapjes së mashtrimit dhe keq-informimit. Dekada e viteve 2020, do të shohë një betejë midis fuqisë së medias sociale dhe lirisë së shprehjes politike. Drejtuesit kryesorë të mediave sociale dhe internetit Mark Zukerberg, Xhek Dorsi dhe Sundar Pikai kanë diskutuar shumë me Kapitol Hill vitin e fundit.

Prania e tyre atje, dhe pyetjet me të cilat përballen ata nga zyrtarët e zgjedhur të SHBA-së, tregojnë se në Kongres po zhvillohet një luftë e fortë për të kuptuar se si duhet të rregullohet veprimtaria e titanëve të mediave sociale. Megjithatë, ato e kanë shtyrë herë pas here miratimin e kësaj rregulloreje.
Në nivelin shtetëror, disa prej tyre po luftojnë kundër këtyre vendimeve. Florida është në prag të zbatimit të një ligji që do të gjobisë kompanitë e mediave sociale, kur ato dëbojnë me vetëdije kandidatët politikë. Dënimet do të ishin shumë të rënda:250.000 dollarë në ditë.

Edhe nëse guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kthen atë në një ligj, është e sigurt se ai do të rrëzohet nga gjykata. Në thelbin e argumentit të platformave të mediave sociale që ndalojnë politikanët dhe që për këtë gjobiten, është argumenti themelor se në fund të ditës, ato janë kompani private. Dhe mund t`i drejtojnë si ju pëlqen platformat e tyre.

Një projektligj i tillë si ai i Floridës mund të jetë i dënuar të dështojë, pasi po korr atë që është “mbjellë” në vendimet e Gjykatës së Lartë të SHBA gjatë 20 viteve të fundit:Çështje të tilla
si “Citizens United” vs. Komisioni Federal të Zgjedhjeve dhe “Burwell” vs. Hobby Lobby Stores, Inc. i kanë zgjeruar shumë të drejtat e korporatave për lirinë e veprimit të tyre.

Por me ndalimin e presidentëve dhe kryeministrave, a po përdorin korporatat e mediave sociale të drejtën e tyre kushtetuese për lirinë e shprehjes? Apo kjo ide duhet të rivlerësohet tani që udhëheqësit botërorë po flasin përmes platformave të ofruara nga korporatat private të komunikimit? Ka më shumë të ngjarë që të ndodhë kjo e fundit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://thehill.com/opinion/technology/552082-banning-politicians-from-social-media-not-so-straightforward

LEXO TE PLOTE

Blog

Si vdiq Napoleon Bonaparti, perandori që diktoi për 1 dekadë fatin e Evropës

Publikuar

-

Nga

5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-burg të Shën Helenës, një territor shkëmbor në mesin e Oqeanin Atlantik, 1.900 km nga bregu i Afrikës Perëndimore. Lajmi jepet nga gazeta angleze “The Statesman” në numrin e 4 korrikut 1821, pra 2 muaj pas ngjarjes.
Nga atje lajmi u përhap në të gjithë Evropën:më 11 korrik në Paris, më13 korrik në Vjenë, 16 korrik në Milano etj. Por ikja nga kjo botë e ish-perandorit pritet me një indiferencë të caktuar, si në Angli ashtu edhe në Paris.

Kontesha Dë Buanj, një nga protagonistet e salloneve midis Londrës dhe Parisit, do të shkruajë në Kujtimet e saj:“Njerëzit e popullit, borgjezë të vegjël u takuan në rrugë me njëri-tjetrin, duke shtrënguar duart dhe duke u ngushëlluar, duke qarë. Por masa e opinionit publik në anën e monarkisë, e lumtur me paqen dhe prosperitetin e porsa-gjetur, qëndroi indiferente”Dhe në fakt kohët kishin ndryshuar. Evropa e vitit 1821, e dalë nga Kongresi i Vjenës, nuk ishte më ajo e vitit 1815, dhe Napoleoni nuk përbënte më lajm. Interesi për ish-perandorin u zgjua vetëm 2vjet më vonë, në prag të suksesit të jashtëzakonshëm të Memorialit të Shën Helenës, i diktuar kryesisht nga Napoleoni, dhe me autorësinë e Emanuel de Las Kases (zyrtar dhe mik i perandorit)

Reagimet në familjen perandorake ishin të menjëhershme. Historiani francez Tieri Lenc shkruan në librin e tij “Bonaparti nuk është më!”:“Paulina ishte mbingarkuar emocionalisht, Ortencia dhe të dashurit e saj u pikëlluan, ndërsa Leticia hezitoi të kërkonte kthimin e eshtrave të djalit të saj nga frika e kostove të larta”.
Më e lehtësuar se sa zemërthyer ishte e veja Maria Luiza, që më 8 gusht 1823 do të ishte më në fund në gjendje të martohej zyrtarisht me gjeneralin Neiperg, me të cilin ajo kishte dy fëmijë gjatë kohës që Bonaparti ishte i internuar, teksa priste edhe një të tretë.

Dashuria e të birit

Më i ndjeshmi nga të gjithë ishte i riu Napoleoni II, djali i Maria Luizës dhe ish-perandorit. I dënuar edhe me një lloj internimi më të butë në oborrin e gjyshit të tij nga nëna (perandori Franci II i Habsburg-Loren), ai nuk e kishte harruar babanë e tij, që ishte treguar gjithnjë shumë i dashur me të.
Shumë më tepër sesa nëna e tij Maria Luiza, që ishte larguar herët nga oborri mbretëror për t’u vendosur në Parma, ku u bë dukeshë. Në moshën 7-vjeçare, fëmija, që u rrit praktikisht vetëm nën shoqërinë e tutorëve shumë të rreptë, shkroi:“Baba, unë të dua dhe të respektoj me gjithë zemrën time!”.
Fjalë të pakta por shumë të çmuara, që e ngushëlluan perandorin në mërgim në momentet më të vështira të sëmundjes së tij. Letrën e tij, Napoleoni e ruante me fanatizëm, së bashku me bustin e vogël prej mermeri të djalit të tij dhe portretet e Leticias (nënës) dhe Jozefinës (gruas së tij të parë). Dashuritë e tij të vetme të vërteta.
Për gati gjashtë vjet, nga dhjetori 1815, njeriu që kishte diktuar fatet e Evropës jetoi në një shtëpi në atë ishull në mes të askundit, me një klimë jo të shëndetshme, të nxehtë dhe të lagësht, i fshikulluar nga erërat e forta.

Minj, insekte dhe mushkonja

Shtëpia ishte e mbushur me insekte dhe mushkonja, dhe mbi të gjitha me “minj që kacavirreshin nëpër mur, duke u hedhur ndonjëherë me sukses nga tavani në mishin e
varur aty pranë. Shtëpia ruhej vazhdimisht nga ushtarët britanikë që ishin nën urdhrat e guvernatorit armiqësor britanik Hadson Loiu, që ishte tmerruar nga ideja se i burgosuri mund të arratisej(tek e fundit me të drejtë, pasi Napoleoni ishte arratisur nga Elba).
Shëndeti i Napoleonit nisi të përkeqësohej me shpejtësi. Mjeku i tij personal, irlandezi O’Meara, e diagnostikoi atë me sëmundjen e hepatit kronik. Nga ana tjetër, Napoleoni ishte i bindur se kishte një tumor në zorrë, sëmundja që i kishte marrë jetën të atit. Në vitin 1818 mjeku u detyrua të largohej nga Longwood House, pasi Loiu nuk ishte dakord me afrimitetin që ai tregonte ndaj të burgosurit.
Napoleoni ruajti një konfidencialitet të madh në Shën Helenë, si të ishte ende në oborrin mbretëror, me një rreth të ngushtë besnikësh. Dy prej tyre u rikthyen për arsye të ndryshme në Evropë më herët se sa të tjerët:Emanuel de Las Kases dhe gjenerali Gaspar Gurgo.
Dy ushtarë me familjet e tyre përkatëse, Bertran dhe Montolo, mbetën në Longwood House. Sharl Montolo, të cilin britanikët e quanin me ironi “lordi Çamberlein”, ishte një mbikëqyrës i përgjithshëm, përgjegjës për marrëdhëniet me autoritetet dhe për furnizimet ushqimore.

LEXO EDHE:  Nëse kërkoni frymëzim/ Lexoni këto 20 thënie të Leonardo Da Vinçit

LEXO EDHE:  Misteret e trurit të Da Vincit

Perandori i sëmurë dhe fryma e fundit

Për të zëvendësuar dr.O’Meara, në Shën Helenë mbërriti më 22 shtator 1819 kirurgu korsikan Francesko Antomarki, i shoqëruar nga priftërinjtë Buonavita dhe Vinjali. Pilulat me merkur që përdornin shpesh në atë kohë mjekët, vetëm sa ia rënduan gjendjen shëndetësore Napoleonit.
Në moshën 51 vjeçare Napoleoni dukej sikur ishte 20 vite më i madh. Ai ishte shumë mbipeshë dhe në shëtitjet e rralla në kopsht, detyrohej të çapitej i mbështetur në krahun e dikujt. Në prillin e vitit 1821 sëmundja (një ulçerë kanceroze) u shfaq me të gjithë forcën e saj:dhimbje barku, të vjella, marramendje, shumë djersitje.
Për ta qetësuar disi pacientin, shtrati i tij u vendos në dhomën e ndenjes, që ishte më e madhe dhe më e ajrosur sesa dhoma e tij e vogël. Nata midis 4 dhe 5 majit ishte shumë e trazuar: Napoleoni ishte në delir, fliste me vështirësi, fliste fjalë të pakuptueshme.
Ai murmuriti “la France, l’armée, tête d’armée, Joséphine”.Pastaj asgjë më shumë. Pak pas perëndimit të diellit, në orën 5 e 11 minuta, perandori i francezëve mori frymë për herë të fundit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:   https://www.focus.it/cultura/storia/5-maggio-1821-moriva-napoleone-bonaparte

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë duhet të bëjmë kundër oligarkisë dhe oligarkëve

Publikuar

-

Nga

Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”

Çfarë po bëjnë qindra korporatat më të mëdha të Amerikës, teksa e nxitin publikun të heqë dorë nga kërkesa e identifikimit gjatë votimit? Çfarë janë duke bërë Twitter, Facebook, etj, kur i ndalojnë njerëzit të shpërndajnë fakte, që janë të papërshtatshme për politikën qeveritare ose (dhe) Partinë Demokratike?

Çfarë bënë në fakt bankat kur i dorëzuan FBI- së regjistrat me emra e personave, që kishin udhëtuar rastësisht drejt Uashingtonit më 6 janar 2021? Por të gjitha ato dyqane të mëdha me pakicë, të cilat qeveria i etiketoi si “thelbësore”, dhe që lulëzuan nën masat bllokuese, çfarë janë duke bërë kur vazhdojnë t’ju kërkojnë të mbani maska në ambientet e tyre, edhe pse jeni vaksinuar?

Çfarë po bëjnë kolegjet dhe universitetet, por edhe gjimnazet, që i privojnë nga mundësitë të rinjtë që nuk përshtaten me profilet e tyre? Dhe çfarë bëjnë të gjithë ata kur hedhin poshtë ankesat, se po shkelin të drejtat tuaja Kushtetuese, duke ju thënë se po ushtrojnë të drejtat e tyre private?

A janë ata thjesht ata duke e mbështetur qeverinë apo posaçërisht Partinë Demokratike? Çfarë po bën administrata Bajden kur betohet se nuk ka asnjë interes specifik për “pasaportat e vaksinave” për të disiplinuar qasjen e njerëzve të zakonshëm në udhëtime, karriera, etj, por nga ana tjetër po punon me linjat ajrore, teatrot, kompanitë e mëdha dhe universitetet për t’i ndihmuar ata të imponojnë përdorimin e pasaportave të tilla?

A është qeveria – në praktikë, partia politike që e kontrollon qeverinë – në shërbim të korporatave, apo korporatat janë në shërbim të partisë? A po ndikojnë kompanitë farmaceutike tek këshillat që “rekomandojnë” Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në lidhje me kufizimet në kuadër të pandemisë? A ndikojnë ato tek Partia Demokratike, apo është e kundërta? Kush drejton kë?

Të kuptuarit e asaj që po ndodh në Amerikë, fillon me shpërfilljen e pyetjeve të tilla si “idiotësira”. Në vend të kësaj, fokusohuni tek fakti se ata që na sundojnë mbi të gjitha këto çështje, janë në thelb të njëjtët njerëz. Nëse institucionet që ata kontrollojnë janë publike apo private nën sistemin tonë Kushtetues, kjo nuk ka më rëndësi. Këta persona janë përgjegjës për zbehjen e madhe të të gjitha të lirive, dukuri që i kemi përjetuar që prej të paktën vitit 2016, dhe sidomos që nga viti 2020.
Po çfarë është një oligarki?Aristoteli vuri re se qeveritë drejtohen nga një person, nga disa, ose nga shumë, dhe pavarësisht nga sa njerëz sundojnë, ato e bëjnë këtë ose për interesin e përgjithshëm ose për interesin e tyre.

Republika Amerikane u themelua në vitet 1776-1789 nga populli në përgjithësi, për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm. Por gjatë shekullit të kaluar, një grup gjithnjë e më homogjen njerëzish që drejtonte institucionet e republikës, e rrëmbeu pushtetin nga duart e përfaqësuesve të zgjedhur në të gjitha nivelet, duke qeverisur më shumë për interesin e tij, sesa atë të popullatës së përgjithshme.
Në Amerikën e shekullit XXI, kjo oligarki e ka zhdukur dallimin midis fuqive publike dhe private, duke e zëvendësuar atë me dallimin midis atyre që janë dhe atyre që nuk janë pjesë e klasës sunduese.

LEXO EDHE:  Misteret e trurit të Da Vincit

LEXO EDHE:  Misteret e trurit të Da Vincit

Privatizimi i pushtetit publik, është thelbi i oligarkisë.

Për shkak se qeveria është nga klasa sunduese në pakicë, dhe është për interesin e saj, oligarkët mund të përdorin fuqitë shtrënguese të qeverisë pa kufizime ligjore, a thua sikur të merreshin me punët e tyre private. Ata që jetojnë nën oligarki nuk janë qytetarë – pasi oligarkia e vlerëson vetveten, vendos vetë, brenda vetes së saj, dhe sepse ajo është e angazhuar mbi të gjitha për të mohuar aftësinë e njerëzve për të qeverisur vetë.

Amerikanët po përpiqen që të kuptojnë se çfarë po ndodh, pasi e konsiderojmë ende veten si qytetarë, dhe e imagjinojmë se ata që drejtojnë institucionet tona republikane i respektojnë ende në një farë mase.
Ne shohim persona, të cilët klasa sunduese i favorizon në kryerjen e krimeve pa u ndëshkuar, dhe ndërkohë ne po ankohemi për “një sistem drejtësie me dy nivele”. Dhe ky nuk është thjesht korrupsion. Ky është vetë regjimi i ri. Gjëra të tilla nuk janë devijime nga ligjshmëria e republikës. Ato janë pohimi i realitetit oligarkik. Kjo është drejtësia oligarkike, normaliteti oligarkik.

Republika ishte dje. Oligarkia është sot. E çfarë duhet të bëjë në këto kushte një ish-qytetar?
Së pari, të ndalojë së shtiruri. Dhe të fillojë të refuzojë – me zemër dhe mendje – autoritetin e oligarkëve, që tani po kontrollojnë ato që ishin dikur institucionet tona republikane. Qytetaria është e mundur të ekzistojë vetëm kur individët bashkohen nën udhëheqësit e zgjedhur prej tyre për të arritur qëllimet e përbashkëta, pozitive apo negative qofshin./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://amgreatness.com/2021/05/03/oligarchy-and-remedies

LEXO TE PLOTE