LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koka” e Ilir Metës në Kuvend/ Nesër nisin procedurat për shkarkimin e tij

2 Maj 2021, 10:10, Politikë CNA
“Koka” e Ilir Metës në Kuvend/ Nesër nisin procedurat

Nesër, e hënë, datë 3 Maj 2021, mazhoranca nis procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Socialistët nuk do të tërhiqen derisa ta largojnë Metën nga Presidenca me argumentin dhe motivacionin se ka shkelur Kushtetutën, duke u përfshirë në fushatën elektorale.

Tashmë grupi parlamentar i PS ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit.

?Bazuar në disa shkelje të rënda te Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesinë e Grupit Parlamentar kemi vendosur të iniciojmë procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës. I gjithë grupi parlamentar socialist është ftuar për të firmosur propozimin për shkarkimin e Presidentit?, thuhej në mesazhin dërguar deputetëve socialist.

Në fakt kjo lëvizje e grupit parlamentar socialist që do të marrë jetë nesër u parajmëruar edhe nga Kryeministri Edi Eama por edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Risjellim në vëmendje se kryeministri Rama, së fundmi ka deklaruar se me Ilir Metën do të merret parlamenti Shqipërisë.

?Metën populli e dënoi dhe se parlamenti do të formalizojë dënimin duke e shkarkuar?, është shprehur Rama.

Nga ana tjetër Meta, përpiqet të shfaqet i pashqetësuar, ndërkohë që nesër do të nisin procedurat për shkarkimin e tij.

Presidenti Meta gjatë fushatës elektorale, është shfaqur duke bërë thirrje për revoltë, për luftë civile, është shfaqur duke kërcënuar, gjyqtarë, prokurorë, policë dhe jo vetëm.

Ndër të tjera ai kërcënoi me prerje duarsh për ata që vjedhin apo blejnë e shesin vota, ndërkohë që u kapën pjesëtarë të partisë së tij duke kryer këto krime zgjedhore./CNA.al

Lajmet e fundit nga