Connect with Us

Java e parë e muajit Maj/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Sociale

Java e parë e muajit Maj/ Si i parashikojnë sinoptikanët temperaturat

Publikuar

-

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Kjo javë e parë e Majit parashikohet të jetë me tiparet e një pranvere të vërtetë.

Deri në mesjavë parashikohet mot me diell dhe alternime vranësirash. Më tej, qëndrueshmëria do të ndërpritet pasi drejt vendit do të vijë një front me kohëzgjatje të shkurtër prej pasdites së të mërkurës e deri mesditen e së enjtes.

Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët dhe shtrëngata të shkurtra kryesisht në jug, ndërsa të enjten do të përqendrohen në veri.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, prej mesditës së të enjtes e në vijim moti do të rikthehet me diell e vranësira.

LEXO EDHE:  Parashikimi i horoskopit për shëndetin/ Zbuloni udhëzimet që duhet të ndiqni këtë muaj

Era deri në mesjavë do të fryjë nga veriperëndimi e më tëj kthen nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet. Për pasojë temperaturat do të pësojnë luhatje, ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 2 deri 4 ballë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  “Edhe harta e temperaturave po ulëret”/ Temperaturat përvëluese “pushtojnë” Europën

LEXO EDHE:  "Edhe harta e temperaturave po ulëret"/ Temperaturat përvëluese "pushtojnë" Europën

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  "Edhe harta e temperaturave po ulëret"/ Temperaturat përvëluese "pushtojnë" Europën

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si ndyshon moti në vijim

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE