Connect with Us

I përlotur, Pirro Çako zbulon historinë prekëse që fshihet pas këngës së Elvana Gjatës

Showbizz

I përlotur, Pirro Çako zbulon historinë prekëse që fshihet pas këngës së Elvana Gjatës

Publikuar

-

I përlotur, Pirro Çako zbulon historinë prekëse që fshihet pas këngës së Elvana Gjatës

Këngëtarja Elvana Gjata dhe Pirro Çako kanë zbuluar se si ka nisur bashkëpunimi i tyre për albumin virtual të këngëtares.

Ndër të tjera, Pirro zbuloi se një nga këngët e albumit “Çelu”, ka një peshë shumë të madhe emocionale për të pasi ka një histori 30 vjeçare.

I përlotur dhe shumë i emocionuar, Pirro zbuloi se kënga Vendi im është një këngë kushtuar babait të tij.

Kjo këngë ka një histori 30-vjeçare. Notat e para, strofën e parë e kam hedhur para shumë vitesh, kur nuk jetoja në Shqipëri, por jetoja në Paris dhe në ato momente jetoja afër aeroportit. Ajo ishte periudha që mua më preku shumë. I shihja avionët teksa uleshin dhe ngriheshin kaq lehtë dhe unë nuk e kisha këtë mundësi që të takoja prindërit.

Më merrte malli, sigurisht edhe për miqtë dhe të afërmit. Këtu nisi. Pas shumë vitesh kur unë humba babain, fillova të mendoja që t’i dedikoja diçka. Kisha shumë dëshirë. Këto 3 vite jam munduar shumë që të gjeja diçka, që unë të ndihem krenar për atë dedikim. Me thënë të drejtën nuk e kam gjetur dot akoma dhe shpresoj që ta gjej një ditë.

Kjo këngë (“Vendi im”) brenda ka dhe një pjesë për atë, sepse sa herë që unë e pyesja, sidomos pas viteve ’90 kur gjërat ndryshuan dhe ai ishte një artist që sapo kishte dalë në pension, të vjen keq që qëlloi të jetosh këtu, por ai më thoshte që jo, jam krenar që jam artist i këtij vendi. Më mbeti kjo gjë në kokë. Kjo ishte një nga arsyet që më shtyu që unë të kthehesha në Shqipëri, sepse kisha nevojë që të kisha kontakt me të dhe t’i jepja një shtysë karrierës time  që ai të ndihej krenar që kishte një vazhdues. Kjo këngë (“Vendi im”) i dedikohet edhe atij, sepse unë e rikompozova.

Mora atë strofë që ishte shkruar vite më parë dhe i dedikohej prindërve, malli për vendin tim. Në këtë moment e dëgjon Elvana. Ky është momenti që i them që kam shkruar diçka për babain tim në vazhdën e albumit, pa patur lidhje fare. Kjo e dëgjon këngën dhe thotë sa e bukur që është. Me kalimin e kohës zbulova që Elvana kishte dëshirë që ishte pjesë e kësaj kënge. Dhe më hodhi idenë që kishte ndërmend të bënte diçka me motrën, sepse e ajo kishte një histori të ngjashme”, është shprehur Pirro Çako.

LEXO EDHE:  “Ai ma shkrin zemrën”/ Alketa Vejsiu zbulon letrën e shkruar nga i biri

Elvana ka treguar se që në momentin e parë që ka dëgjuar këngën është rrëqethur, por nuk guxonte, t’i kërkonte Pirros që kjo të ishte kënga e saj.

Mund të them që është edhe e preferuara ime në fakt, se kam një dobësi shumë të madhe për këtë këngë. Thjesht kam qarë, jam rrënqethur. Në fakt unë as guxoja që t’ia thoja Pirros që do doja unë ta kisha këtë këngë, por e kuptoi Pirro vetë”, tha Elvana Gjata./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Tea vesh fustanin e nusërisë/ Shqipja i bën komentin e papritur

Publikuar

-

Nga

Tea Trifoni ka realizuar një set fotografik ku shfaqet e veshur me fustan nusërie. Videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale kanë marrë shumë komente dhe pëlqime por komenti që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ai i ish konkurrentes së Përputhen, Shqipe Hysenaj.

Në komentin e saj Shqipja shkruan: “Kush do jetë fatlumi që do marrë gjithë këtë bukuri ? 😍”

Komenti i saj ka marrë shumë reagime. Disa prej ndjekësve i kujtojnë marrëdhënien e tensionuar që ka patur gjatë gjithë kësaj periudhe me Tean ndërsa të tjerë mendojnë se ky është një koment thumbues i saj për Tean./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Téa (@tea.trifoni)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nuk më kanë vlerësuar dashurinë”/ Jasminës nuk i del e keqja me Andin

Publikuar

-

Nga

“Nuk më kanë vlerësuar dashurinë”/ Jasminës nuk i del e keqja me Andin

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani ishin një nga çiftet më të preferuara të publikut kur ishin pjesë e Përputhen.

Lidhja e tyre e dashurisë përfundoi pas daljes nga programi, pasi sipas Jasminës Andi e kishte tradhtuar me këngëtaren e njohur Diona Fona.

Pas kësaj ka patur shumë thumbime dhe provokime nga dyshja për njëri-tjetrin.

Së fundi Jasmina ka publikuar në instastory një thënie ku shkruhet: “Nuk mërzitem për njerëzit që kam humbë, jo se nuk i kam dasht, por nuk ma kanë vlerësu dashnin, as sinqeritetin, as fjalën, as thjeshtësinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Kushedi ku do e kem pasur mendjen”/ Nuk ndalet modelja shqiptare, tregon të pasmet “bombë”

Publikuar

-

Nga

Modelja Françeska Jaçe i ka lënë të gjithë ndjekësit e saj pa fjalë. Bukuroshja ka publikuar një foto ku shihet me rroba banjo dhe tregon format e saj shpërthyese.

Jaçe ka ngritur temperaturat me pozën e saj seksi ndërkohë krahas saj tregon se ishte një foto pa mendje.

“Kushedi ku do e kem pasur mendjen”, shkruan Françeska./ CNA.al

LEXO TE PLOTE