Connect with Us

Fundjava në Shqipëri/ Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës “dynden” në vendin tonë

Kosova & Rajoni

Fundjava në Shqipëri/ Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës “dynden” në vendin tonë

Publikuar

-

Moti i ngrohtë dhe ulja e rasteve të infektimit ka bërë që shumë shqiptarë të Kosovës ti drejtohen vendit tonë për fundjavë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për mediat në Kosovë se që nga dita e premte, mbi 32 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.

“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, është shprehur Minxhozi.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për të pasur një Shqipëri më të mirë duhet një “tërmet” tjetër

Ardhja e verës dhe qytetarëve të vendeve të ndryshme do të bëjë që pas krizën dy vjaccare që pati vendi ti rikthehet normalitetit duke rritur turizmin.

Tani për tani në Kosovë janë 8.307 raste aktive, ndërkohë në Shqipëri situata është pak më e qetë. Së fundmi janë regjistruar vetëm 53 infektime të reja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti për deklaratën e Kosnett/ “Nuk mund të ketë Asociacion njëetnik” 

Publikuar

-

Nga

Albin Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi sipas tij, kërkesat për Asociacion njëetnik nuk po vijnë nga njerëz të thjeshtë, por nga politikanët e fqinjët veriorë.

Komentet e kryeministrit Kurti vijnë pas deklarimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili tha të mërkurën se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të Maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti për agjencinë e lajmeve Kosovapress.

Sipas tij, edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015, ka konstatuar se nuk mund të krijohet një Asociacion i tillë.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Polici i jep fund jetës, vetëvritet në mes të rrugës

LEXO EDHE:  CIA ngre alarmin: 40% e të punësuarve në Shqipëri, në kufijtë e ekzistencës/ Mjedisi i biznesit i varfër

Të mërkurën, më 17 qershor, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka thënë për Radion Kontakt Plus se “Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Ne besojmë se vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe obligimet e ndërmarra më parë”, ka thënë Kosnett.

Në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson delegacionin e Serbisë në dialog, insiston në formimin e Asociacionit.

Edhe Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka përsëritur në disa raste se marrëveshjet e arritura, duhet të respektohen./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës.

Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak, por ato nuk kanë arritur ende.

“Dje jam njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kinës që në shtatë ditët e ardhshme duhet të marrim 500,000 doza të Sinovakut”, ka deklaruar Filipçe më 4 qershor.

Së voni, Maqedonia e Veriut ka pranuar rreth 30 mijë vaksina kineze si donacion nga Turqia dhe disa mijëra të tjera nga Greqia, të cilat po përdoren për rivaksinim të qytetarëve.

Filipçe, ndërkohë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të nisë vaksinimi edhe i fëmijëve të moshave 12-16 vjeç.

Maqedonia e V. në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës

Opozita maqedonase i akuzoi të mërkurën institucionet për “dështim të plotë në përballje me pandeminë dhe imunizimin e popullatës”.

LEXO EDHE:  Tre ditë pa asnjë kontakt/ Humbin pa lënë gjurmë dy turistë të huaj në Theth

LEXO EDHE:  Vizita e Vuçiçit në Kosovë/ Deklarata e ministrit serb mund të nxeh gjakrat

“Derisa Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave – për momentin vetëm procesi i rivaksinimit është duke u zhvilluar – qytetarët po kërkojnë shpëtim dhe po vaksinohen jashtë vendit. Derisa bota po përgatitet seriozisht se si të përballet me llojet e reja të koronavirusit, Qeveria jonë nuk po arrin ende t’i sigurojë vaksinat”, tha Marija Andonovska, anëtare e kryesisë së VMRO DPMNE-së.

Për shkak të mungesës së vaksinave, infektolugu Dragan Danillovski bëri thirrje që personat që e kanë kaluar koronavirusin, të mos vaksinohen, por këtë mundësi t’ua japin atyre që nuk kanë krijuar imunitet.

“Ju që keni vuajtur, keni imunitet për të paktën gjysmë viti dhe bëhuni më shumë solidarë dhe mos u vaksinoni tani. Ata që nuk kanë imunitet, le ta bëjnë këtë së pari. Në këtë mënyrë, ne do ta mbërrijmë qëllimin e dëshiruar më shpejt, duke arritur 80 deri në 85 për qind të imunitetit kolektiv. Vjeshta po afrohet ngadalë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Danillovski.

Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Raste aktive në nivel kombëtar janë 420 persona.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orë 15 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u raportua të mërkurën edhe për 15 persona të infektuar me koronavirus.

Rastet e reja pozitive, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rezultuan pas testimit të 1,713 mostrave.

Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 67 pacientë.

Me këto shifra, sipas IKSHPK-së, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë qëndron në 107,610, i viktimave në 2,250 dhe i të shëruarve në 105,174.

Raste aktive aktualisht janë 186.

Të martën në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Tre ditë pa asnjë kontakt/ Humbin pa lënë gjurmë dy turistë të huaj në Theth

LEXO EDHE:  Tre ditë pa asnjë kontakt/ Humbin pa lënë gjurmë dy turistë të huaj në Theth

Kosova ka pranuar donacione vaksinash nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, deri të mërkurën janë dhënë 110,097 vaksina. Të vaksinuar me dy doza janë 13,149 qytetarë. REL

LEXO TE PLOTE