Connect with Us

Foto-Nga veshjet e luksit me kanotiere/ Kush e zhveshi Monika Kryemadhin

Aktualitet

Foto-Nga veshjet e luksit me kanotiere/ Kush e zhveshi Monika Kryemadhin

Publikuar

-

Monika Kryemadhin, kryetaren e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, publiku është mësuar ta shikojë me veshje të shtrenjta nëpër mitingje, nëpër mbledhje, rrugëve dhe kudo.

Gjithashtu ajo është shfaqur e kuruar edhe sa i përket pamjes estetike, duke sjellë një ndryshim të madh nëse e krahasojmë me kohën kur ka hyrë në politikë apo me disa vite më parë.

Por, pas humbjes spektakolare dhe falimentimit të LSI-së, në këto zgjedhje, Kryemadhi duket se ka përfunduar me kanotiere.

Ka qenë bashkëshorti i saj Presidenti Ilir Meta, i cili ka publikuar foton e Kryemadhit me kanotiere dhe me një fytyrë jo të kuruar si herët e tjera.

Ndërsa Meta është shfaqur me një kostum sportive me mëngë të gjata.

Meta sa i përket veshjes nuk ka qenë i  lakuar aq sa bashkëshortja e tij Kryemadhi.

Kjo e fundit është paraqitur në media shumë herë duke “vajtuar varëfërinë” e shqiptarëve, ndërkohë që në trup mbante veshur rroba prej mijëra eurosh.

Nëse rikthehemi pas, tre katër vite më parë, kujtojmë se Monika Kryemadhi u  shfaq në një aktivitet, me një fustan i cili kushtonte 5.146 paund anglez, ose afërsisht 7 mijë euro. Fustani ishte me një material mëndafshi i zbukuruar me gurë të çmuar dhe në koleksionin e tij ishte çmimin 5.146 paund, ose afërsisht 7 mije euro.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Monika Kryemadhit/S’më duhet çfarë thua, reforma në arsim kaloi!

Në një tjetër aktivitet, që daton në Nëntor 2018, në kohën që Opozita e bashkuar po zhvillonte një  bashkëbisedimin për “buxhetin 2019” me përfaqësues të biznesit ekspertë, gazetarë e grupe interesi,ra në sy veshja e zonjës Kryemadhi.

Veshja e saj shkonte sa rroga e një muaji si deputete.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezultoi se xhaketa e zonjës Kryemadhi kushton rreth 483 euro, ndërsa fundi kushtonte 319 euro.

Gjatë një seancë plenare në janar 2019, Kryemadhi doli e  veshur me një xhaketë, vlera e së cilës shkonte mbi 300 euro, ndërkohë që rroga mesatare e një qytetari të thjeshtë shkon më pak se xhaketa e saj.

 

Në një tjetër rast, mediat u fokusuan tek vezullimi i perlave në vëthët e Monika Kryemadhit.

Më poshtë po sjellim fotot, mbi paraqitjet e Kryemadhit në aktivitetet publike, të cilat reflektojnë luksin në të cilin ajo jeton.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Gjermania ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA për të hequr dorë nga patentat për vaksinat COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e dozave.

Qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet e tillë”. Bashkimi Evropian më herët tha se ishte gati të fliste për propozimin dhe disa shtete i dhanë mbështetjen e tyre të plotë.

Mbështetësit e planit thonë se ai do të lejojë më shumë prodhues të prodhojnë vaksina që shpëtojnë jetën.

LEXO EDHE:  Gratë në krye të partive/ Aurela Basha nuk i ndahet Kryemadhit

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Monika Kryemadhit/S’më duhet çfarë thua, reforma në arsim kaloi!

Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen në vaksina në vendet e varfra. Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se kjo nismë mund të mos ketë efektin e dëshiruar./euronews

LEXO TE PLOTE